Çmimi Nobel për Kiminë këtë vit është ndarë mes francezes Emmanuelle Charpentier dhe amerikanes Jennifer Doudna, dy shkencëtaret që kanë arritur të zhvillojnë teknikën e modifikimit të ADN-së.

Metoda e dy kërkueseve mundëson rishkrimin e kodit të jetës dhe shërben për modifikimin e gjenit. Charpentier dhe Doudna do të marrin një medalje të artë për punën e tyre shkencore dhe një çmim në para, prej 1.1 milion dollarësh.

Është hera e parë në historinë e çmimeve Nobel që i dedikohen shkencës, që dy gra ndajnë çmimin më të synuar nga kërkuesit shkencorë në të gjithë botën. Charpentier dhe Doudna do të ndajnë këtë vit Nobelin për kiminë. Ky çmim, që prej themelimit të institucionit në vitin 1901, i është dhënë vetëm 5 grave.

“Gërshërët gjenetike”, që mundësojnë modifikimin e ADN-së në mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike, deri më tani I kanë hapur rrugë shumë terapive, që kohë më parë ishin të pamundura për t’u realizuar. Duke i përdorur terapi të tilla, kërkuesit mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikro-organizmave, me preçizion të lartë. Komisioni i Nobel ka shtuar se vetëm imagjinata mund t’i vendosë kufij aplikimeve të terapive modifikuese.

E ashtuquajtura teknikë Crispr-Cas9 është një metodë për të rishkruar bazat e kodit gjenetik, e praktikuar nëpër laboratorë që në fillim të viteve 2000’. Që prej asaj kohe, teknika ka revolucionarizuar punën e shkencëtarëve, duke premtuar kurimin e shumë sëmundjeve që kanë një bazë gjenetike. Disa eksperimentime aktualisht po zhvillohen edhe për kurimin e kancerit.

Teknika e “gërshërëve gjenetike” e përpunuar në laborator nga Charpentier dhe Doudna, sot përdoret nga kërkuesit për të kryer çdo lloj ndërhyrjeje mbi ADN-në e bimëve dhe kafshëve. Mbi njeriun, teknika vazhdon të përdoret ende me shumë kujdes, sepse bëhet fjalë për një metodë ende jo të mangët nga gabimet.

Mes protagonistëve dhe kandidatëve të shumtë, këtë vit, Stokholmi ka vendosur t’i japë çmimin dy shkencëtareve, që prej kohësh I janë dedikuar kërkimit mbi teknikën Crispr, duke i njohur kësisoj një punë që e kanë nisur që në nivelet bazë të saj.

Emmanuelle Charpentier, 52 vjeç, e lindur në vitin 1968 në Juvisy-sur-Orge, i ka përfunduar studimet e saj në Institutin Pasteur, dhe aktualisht punon në Gjermani, në Berlin, ku drejton Institutin prestigjioz Max Planck Unit për shkencat e patogjenëve.

Jennifer Doudna, 56 vjeç, e lindur në vitin 1964 në Washington, i ka përfunduar studimet e saj në Harvard. Aktualisht punon në Universitetin e Berkeley-it në Kaliforni. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}