Çmimin Nobel për mjekësi 2020 e fituan shkencëtarët Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice

Çmimin Nobel për mjekësi 2020 e fituan shkencëtarët Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice.

Kryetari i Komitetit të Nobelit, Thomas Perlmann, në deklaratën e bërë në Stockholm tha se virologëve amerikanë Alter dhe Rice si dhe shkencëtari britanik Houghton u është dhënë Çmimi Nobel për Mjekësi “për zbulimin e virusit të hepatitit C”.

Falë zbulumit të shkencëtarëve sot gjenden teste shumë të ndjeshme të gjakut, të cilat kanë eliminuar rastet e hepatitit në shumë vende të botës pas transfuzionit të gjakut.

Theksohet se Çmimi Nobel për mjekësi këtë vit ka një rëndësi tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) që tregon se sa i rëndësishëm është hulumtimi mjekësor për shoqëritë dhe ekonomitë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në botë janë mbi 70 milionë raste dhe çdo vit për këtë shkak humbin jetën 400 mijë njerëz.

Hepatiti është shkaku kryesor i inflamacionit të mëlçisë dhe kancerit.

Çmimin Nobel për mjekësi në vitin 2019 e fituan amerikanët William G. Kaelin dhe Gregg L. Semenza si dhe britaniku Peter J. Ratcliffe me punën e tyre në fushën e qelizave.

Çmimi Nobel për mjekësi

Nga viti 1901 e deri më tani janë dhënë 11 çmime në këtë fushë. Prej tyre 12 ishin gra.

Fituesi më i ri ishte 32-vjeçari Frederick G. Banting i cili në vitin 1923 e zbuloi insulinën.

Ndërsa Peyton Rous i cili në vitin 1966 zbuloi “viruset që shkaktojë tumor” në moshën 87-vjeçare u bë personi më i moshuar i cili e fitoi çmimin.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

E drejta e mendjes
Dy gazetarë marrin çmimin Nobel për Paqe – sa e kërcënuar është liria e shprehjes sot?!
I lirë për të mos menduar?!
Ministria e Diasporës u mbyll; Diaspora, problemet dhe përparësitë e saj mbeten
2020, Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të “dembelizmit” në Europë
Letërkëmbimi i panjohur me Androkli Kostallarin/ Një vit para pushkatimit, Genc Leka kërkoi të bëhet bashkëpunëtor në Institutin e Gjuhësisë, por…
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>