Ngjarjet që po ndodhin në këtë kohë pandemie nuk janë fort të mira, pasi po merr jetë njerëzish, në mënyrë të befasishme. Ashtu si për humbjen e çdo shqiptari, dhimbja bëhet kolektive, e pashmangshme edhe për njerëzit që kanë kontribuar për vendin, siç është rastet i fundit, siç është vdekja e piktores Lume Blloshmi, apo kineastit Muharrem Fejzo dhe sot, një tjetër lajm i trishtë të ndarjes nga jeta të piktorit e studiuesit, Besim Tulës. Piktori Stefan Taçi ka ndarë në rrjetin e tij social një dedikim prekës, si njeriu që ka qenë në krye të organizimit unik në Shqipëri, siç është rezistenca e ekspozitës “Nëntori”, që do të na kujtojë takimin e fundit me piktori Tula. Arteka.al shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të tij, duke iu bashkuar shenjimit me fjalët e piktorit Taçi:

“Nuk kam shkruar gjithë këto ditë me ndjesinë e një parandjenje se lajmet e trishta nuk do na ndahen..mësuam për ikjen e Muharrem Fejzos para ca ditësh, Maestros siç e quanim, pastaj ikja Lume Blloshmit, një personazh tjeter i veçantë i botës së artit…e, sot lajmi tragjik i rradhës, ajo që kishim frike se do ndodhte por nuk e besonim në asnjë moment…e dinim se ishte rëndë, por gjithmonë me shpresën se do ndodh një mrekulli…për fat të keq nuk ndodhi, e nga sot Besim Tula nuk është më pranë nesh! Një ikje sa e trishtë për vete Besimin, që ishte në kulmin e karrierës së tij, një ikje që lë pas shumë dhimbje të familjarët e tij, e padyshim një ikje pa kthim mes kolegësh e miqsh që e donin gjithmonë mes tyre…nuk mund te akuzosh askënd se pse ky virus i pabesë po merr kaq jetë, askush nuk e mendon para se të ndodhë, ndoshta as vete Besimi se kishte menduar…madje pas mbylljes se ekspozitës “Nëntor 23”, folëm në tel e me tha se ishte prekur, ashtu thjesht duke qeshur e unë ja ktheva po me shaka, se nuk besoj e kam fajin unë meqë ekspozova virusin në dukje të pafajshëm e plot ngjyra në po atë ekspozitë…biseda u mbyll me urimin që ta kalonte shpejt, që për fat të keq nuk ndodhi…një lajm që dhemb shumë për të gjithë ata qe e njohën nga afër…një humbje e madhe për artin shqiptar, që Besimi i dha shumë e nuk mori gati asgje, siç ndodh zakonisht me ata që përkushtimin ndaj artit e kane pa ekuivoke e kompromise, sepse besonte te ndershmeria e liria krijimit pa pritur ndonjë nderim apo perfitime..rastis që është kolegu i vetëm të cilin e kam pikturuar e ekspozuar si pjese e nje kompozimi kushtuar 20 vjetorit te ekspozites Nentor!..pikerisht per te nderuar kontributin e tij gjatë atyre viteve dhe rolin e tij si organizator gjatë viteve të ekspozites…ashtu dua ta mbaj mend, me gotën e verës në dorë gjate ceremonive të ekspozitave, sepse aty ishte vend-takimi që prisnim e presim të gjithë artistet, aty është e do jetë edhe kujtimi Besos, siç i themi shkurt, gjithmonë në ekspozita do kujtohet ai dhe vepra tij e çmuar…mirupafshim Beso në ekspozitën e rradhës, ne do të kujtojme përherë më shumë dashuri, mos na harro atje lart”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
TË RUASH FRYMËN E AKUARELIT
VITE APO VJET?
Kjo vjeshtë e Orion Shimës
Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}