Para pak ditësh është djegur Skela e krypës në Karpen të Kavajës. Për këtë vend nuk është aq lehtë të kalohet si ngjarje. Është fatale. Sepse kjo depo, e ndërtuar në fshatin Karpen i takon shekullit të XV, dhe është shpallur monument kulture e kategorisë së parë, e ndërtuar në vitin 1425. Depot të cilat kanë funksionuar gjatë regjimit komunist, pas viteve ’90 nuk janë përdorur më. Mjafton fraza “monument kulture e kategorisë së parë”, dhe viti, që ministria e kulturës Elva Margariti të kishte bërë gjëmën në ditën kur godina historike u përfshi nga flakët. Nëse ajo nuk e ka ditur si ministre se ky monument ekzistonte është në rregull, por me djegjen e këtij vendi ajo së paku, bashkë me Institutin fantazmë të Monumenteve të kishte lëshuar një deklaratë ku të shprehtë angazhimin e saj për ta rimëkëmbur. Por si duket në ditët e nxehta të verës, kur njerëzia janë brigjeve për t’u nxirë, dhe Margariti thjesht shet bileta online nëpër facebook, trashëgimia kulturore është i fundit interes për ta mbajtur në këmbë, jo si vlerë biznesi.

Njoftimet për “skelën e krypës” si gjithmonë nuk zbulojnë shkaqet e rënies së zjarrit. Por shqetësimi për këtë monument ka ardhur nga njerëz të kulturës. Piktori Shpend Bengu ka shpërndarë një foto, bashkë me një historik të shkurtër. Fotot dëshmojnë se në çfarë gjendje ishte katandisur kjo godinë –monument. Por informacioni na vjen dhe nga një foto e publikuar që i takon vitit 1938 kur kryporja ishte funksionale. Në këtë vend depozitohej krypa, dhe ishte quajtur Skela e Krypës. E ndodhur veriperendim të qytetit të Kavajës, në fushen ndërmjet prroit të Dracit në perëndim, në lindje fusha e kullotës së bagëtive të katundit Stani i Ri, në veri bregdeti dhe në jug kullota e katundit Shengjergj-Rrakull, – ky vend qysh në kohë të vjetra ka qenë hapesira ku prodhohej krypa.

Mbi portën e hyrjes, në katin e dytë, kanë qenë dhomat e zyrave të administratës dhe ato të banimit (vetëm kjo pjesë e depos ka qenë dykatëshe), që u dogjën nga korrenti në qershor 1967. Kjo pjesë u riparua duke u mbuluar me tjegulla (pa katin e dyte)

Për vlerën dhe rëndësinë që kishte depoja e krypës u shpall monument kulture. Në muzeun e Kavajes nuk ka të dhëna për të, veç një fotografie me mbishkrimin “Depo e Krypës – shekulli XVII-XVIII”.

Segush Bodlli, ish-punonjes i drejtorise NISH prodhimeve të Kavajës nga ku varej për një kohë skela e krypës, ka kujtuar për mediat: “Në hyrje ka pase një pllakë guri si ndërtim datonte vitin 1425, pra shekullin XV. Pllaka nuk ekziston më.”

Skela e krypës ka qenë shoqëri anonime S.I.T.A. para vitit 1945….(Sh. Zenelaj, Kavaja e viteve ’30-kujtime).

Më saktë, kjo depo ka qenë vendosur në fshatin Karpen. Karpeni njihet më herët, që në korrik të 48.pes. kur Cezari ndiqte Pompeun dhe u ndeshën pikërisht në këtë fushë ku ndodhet kjo depo kripe, sot monument kulture.

Cezari iku i mundur nga kjo betejë që quhet dhe si Beteja e Durrësit, por saktësisht është zhvilluar në këtë fushë. Qysh në kohë të vjetra ka qenë vendi, hapësira ku prodhohej kripa, ose  krypa në dialektin vendas.

Mbi portën e hyrjes, në katin e dytë kanë qenë dhomat e zyrave të administratës dhe ato të banimit të disa prej familjeve  që punonin aty. Ndërtesa u dogj nga shkëndija elektrike, të paktën kështu u tha, në qershor 1967. Kjo pjesë u riparua duke u mbuluar me tjegulla dhe mbeti ashtu.

Por, specialistët e zonës e ruajnë historinë e këtij monumente, që janë simbolika për qytetin e Kavajës së bashku me Sahatin – për të cilat askush nuk është kujdesur. Në një kronikë televizive të vitit 2016, saktësisht në një denoncim të “Stop”, është bërë ky raportim, por si duket deri tani në 2020 askush nuk ua ka vënë veshin medias. Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore, Stefanaq Sotja, ka treguar historikun e këtyre objekteve, duke apeluar që shteti të vinte dorë për restaurimin e tyre. 

Sotja ka treguar se Skela e Krypës është një vend me rëndësi historike, pasi ajo ka shërbyer si depo në kohën e Skëndërbeut, kur bënte tregti me Italinë e jugit. Sotja thotë se depoja e mban këtë rëndësi, pasi ishte një vend stradegjik për prodhimin e krypës, sa ç’verë ka sot prodhimi i naftës. Po ashtu, specilisti i trashëgimisë thotë se godina ka vlerë edhe nga ana arkitekturore, si e vetmja magazinë në Shqipëri që ka këtë dimension.

“Me dëmtimin që ka marrë nuk mund të quhet më monument kulture. Kjo vjen nga mungesa totale e vëmendjes shtetërore nga niveli lokal, siç është bashkia deri në institutin e monumenteve të kulurës, Ministria por edhe më lart tek qeveria. Për mua kjo kishë nuk ka patur vëmendje dhe nuk ja kanë ditur vlerën, prandaj është rrënuar.”

Nga emisioni “Stop” më 2016, është pyetur në bashki ku vetëm shihet se është shpresuar për t’u mbajtur së paku në atë nivel degradimi, por deri tani nuk është vënë dorë, derisa ra flaka.L.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}