Shqipëria ka arritur më në fund të diversifikojë në një masë të vogël burimet e prodhimit të energjisë elektrike. Pas disa dekadash varësie të plotë nga burimet hidrike, vitin e kaluar nisi për herë të parë prodhimi dhe hedhja në rrjet e energjisë nga energjia diellore.

Sipas të informacionit nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), vitin e kaluar hynë në prodhim shtatë impiante fotovoltaike, me një kapacitet total të instaluar prej rreth 14 megavat. Së bashku, këto impiante prodhuan vitin e kaluar rreth 22 GWh energji elektrike. Kjo sasi përbën rreth 1% të energjisë së prodhuar nga impiantet private, por sidoqoftë sjell për herë të parë një diversifikim të burimeve të prodhimit të energjisë në vend. Impiantet operative të prodhimit të energjisë diellore janë të vendosura në zonën e Fierit dhe të Lushnjes.

Investimi në kapacitetet e reja të prodhimit të energjisë në dekadën e fundit është mbështetur me politika stimuluese për çmimet. Vitin e kaluar, çmimi i blerjes së energjisë nga impiantet fotovoltaike ishte rreth 71 euro për MWh.

Veç investimeve për impiante të vogla, qeveria shqiptare ka zhvilluar deri tani edhe dy procedura ankandesh për ndërtimin e dy parqeve të mëdhenj fotovoltaikë,  në Akërni dhe në Karavasta. Projektet parashikojnë investime në vlerën e rreth 170 milionë eurove dhe instalimin e një kapacitet prodhues total prej 240 megavatësh.

Risi tjetër në fushën e energjisë diellore pritet të jetë edhe ngritja e impianteve fotovoltaike lundruese, në liqenet e HEC-eve. Dy projekte të tilla po zhvillohen nga kompania Statkraft në liqenin e HEC-it të Banjës dhe nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në Vaun e Dejës. Për këto impiante, ERE ka miratuar një çmim të blerjes së energjisë prej 100 euro për MWh, për 15 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}