Filmi “Derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas është përzgjedhur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë për të garuar në Oscar 2021. Edicioni i 93- i do të mbahet gjatë muajit prill të vitit 2021 në teatrin Dolby në Hollyëood
Filmi “Open door” (Derë e hapur) ka në qendër historinë e dy motrave, të cilat do të nisin një udhëtim. Një nga vajzat është shtatzënë edhe e pamartuar. Bashkë me motrën e saj të madhe përpiqen të gjejnë një burrë për t’u shtirur si bashkëshorti i saj, përpara se të takohen me babanë strikt e tradicional. Në “Derë e hapur” të Papas, luajnë artistët: Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj… Filmi “Derë e hapur” me producent Eno Milkanin është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, edhe është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë. Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku. Komisioni i përbërë nga; Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti, përzgjodhën që filmi të konkurrojë në edicioni 93 “International Feature Film Award”.