Magazina e “Nëntorit”

Nga Redaksia 5 Janar, 2024  Kinema

Revista “Nëntori” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që lindi me vendosjen e regjimit komunist, dhe jetoi deri në mesin e viteve 2000, është dëshmia e historisë se si artistët shkrimtar i shërbyen makinës së regjimit dhe ideologjisë komuniste. Në numrin 8-të, viti 1988, është pasqyruar Plenumi i LSHA-së, mbi cilësinë e kinematografisë së prodhuar deri në këtë vit, ku morën pjesë me referimet e tyre, pothuaj të gjithë aktorët e regjisorët që ende mbajnë sot të njëjta pozicione me produksione artistike në teatër dhe film.

Filmi artistik përballë kërkesave të reja cilësore

Më 27 qershor 1988 u mbajt Plenumi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, duke iu referuar mbajtjes së Pleniumit të 5-të të Komitetit Qëndror të Partisë ku sipas porosive të Ramiz Alisë u shtruan detyra për rritjen e cilësisë së filmit artistik shqiptar; Raportin  në emër të Komitetit Drejtues e ka mbajtur sekretari i Lidhjes Nasi Lera, ndërsa kanë diskutuar rreth traditës që ka krijuar filmi kineastët: Kujtim Çashku, Diana Çuli, Kadri Rroshi, Kiço Blushi, Dhimitër Anagnosti, Mumtaz Dhrami, Pirro Milkani, Josif Papagjoni, Viktor Gjika, Dalan Shapllo, Marjeta Ljarja, Anastas Kondo, Timo Flloko etj. Ne po botojmë një fragment nga raport që mbajti shkrimtari Nasi Lera

Nasi Lera

Raport i Komitetit Drejtues, mbajtur nga sekretari i Lidhjes, Nasi Lera

Për të gjykuar mbi një gjini artistike apo për një nga llojet e artit është e domosdoshme që kjo gjini veprash. Vetëm nëpërmjet veprave, pra të një përvojë konkrete, mund të arrish në përgjithësime, në probleme që janë përballuar dhe në ato që duhen zgjidhur sa më shpejt dhe sa më cilësisht. Kinematografia jonë e ka krijuar fondine  vet të verpave. ..

Të gjithë kemi qenë dhe jemi të lidhur me filmin nëpërmjet shqetësimesh, që sado të duken në pamje të parë të ndryshme, janë një: filmi artistic shqiptar, si pjesë përbërëse e artit tonë, të shënojë gjithmonë arritje. Ndofta më shumë se nëçdo art tjetër, tek arti kinematografik paqyrohen arritjet, por edhe dobësitë, shqetësimet dhe kërkimet, befasitë artistike por edhe amullitë artistike edhe të arteve të tjera…

[…] Njerëzimi gjithmonë ka kërkuar dhe do të kërkojë të përkryejë vetveten edhe nëpërmjet llojeve të ndryshme të artit, të atyre që ka krijuar duke u zbuluar thellësi ende të pazbuluara dhe duke lindur edhe lloje të tjera arti, siç lindi kinematografia. “Gjenia nejrëzore e ka shpikur artin në përpjekjet për të njohur veten dhe botën që e rrethon, për të njohur të tashmen e sidomos për të kuptuar të ardhmen e tij.Ështëky filozofim i madh, është ky kërkim që e mban gjallë krijimtarinë artistdike dhe e zhvillon atë. Pa këtë nuk do të kishte art”, – theksoi shoku Ramiz Alia në Plenumin e 5-të të KQ të PPSh. Këtë të vërtetë kinematografia shqiptare e ka pohuar që me filmat e saj të parë.Historia e filmit tonë mund të jetë e shkurtër në krahasim me të shumë vendeve të tjera, por nga synimet që ajo i vuri vetes që në metrat e parë të xhiruara, filmi ynëështë aq i lashtë dhe aq i pranishëm në veprat më të mëdha që ka krijuar njerëizmi.Filmi  ynë erdhi duke e thelluar realizmin dhe fiziononime e tij kombëtare. Ai zë një vend të dukshëm në kulturën tonë dhe luan një rol të rëndësishëm në edukimin e njerëzve. Duke qenëte ne arti mëi ri, ai mbartte me vete pasionin e së resë. Filmat më të goditur të regjisorëve personalitete të artit tonë kinematografik janë gërshetim i këtij pasionime kulturën e domosdoshme jo vetëm kinematografike, por edhe letrare, muzikore dhe figurative. Gjithashtu filmat e tyre janë një pohim se pa një kulturë dhe njohje të thellë të profesionit nuk mund të arrish të realizosh një vepër të vërtetë arti, dhe nuk mund të pohosh individualitetin tënd krijues. Ne tash e njohim stilin epiko-lirik të V. Gjikës, frymën popullore të filmave të tij “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Nëntori i dytë”, “Gjeneral gramafon”, “Rrugë të bardha”, njohim individualitetin krijues të Dh. Anagnostit, i cili spikat në ndërtimin mjeshtëror të mizanskenës, ku çdo kuadër udhëhiqet nga një logjike e prerë artistike dhe tregim të natyrshëm kinematografik të filmat “Lulëkuqe mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Duel i heshtur”, “Plagë të vjetra”, “Përrallë nga e kaluara”. Te filmat e K. Dhamos: Vitet e para, Mëngjese lufte, Qortinet e vjeshtës, Na mezi I errësirës, Botë e padukshmendihet kultura e tij regjisoriale, detaji i gjetur me mjeshtëri, gjuha e thjeshtë larg efektevec të jashtme dhe lojës jorealiste.

Bota e pasur e fëmijëve, jeta e tyre na erdhi sa e bukur aq edhe befasuese nëprëmjet filmavec “Beni ecën vetë”, “Tomka”, “Kur xhirohej një film” të regjisores Xh. Keko. Autorja e njeh mirë psikologjinë e fëmijëve, e do botën e tyre ka dhimbje kur nuk respektohet personaliteti i tyre dhe bën thirrje që personaliteti i njeriut I ka rrënjët që në fëmijërinë e tij. Pirro Milkani priret nga trajtimi poetic I materialit letrar, nga përqëndrimi i vëmendjes te plasticiteti I figurave që krijon, sidomos te filmat e tij më të mirë: Ngadhnjim mbi vdekjen, (në bashkëpunim me G. Erebarën). “Shtigje lufte”, “Zonja nga qyteti”, “Ballë për ballë” (bashkëpunim me K. Çashkun) etj.

Me këta regjisorë si dhe me G. erebarën, M. Fejzon, F. Hoshafin filloi rrugën filmi artistic shqiptar, për të arritur te një brez tjetër regjisorësh, të cilët, përmes suksesesh dhe mangësish, kush më shumë e kush më pak, kanë formuar individualitetin e tyre. Duke ecur në gjurmët e regjisorëve më të njohur, te ky brez më I ri regjisorësh, qysh në krijimet e para u vunë re disa prirje positive si synimi për trajtime të freskëta dhe origjinale, dëhsira për të përdorur një gjuhë filmike të thjeshtë, të kursyer, pa përshkrime të gjata të kameras, një kuadër të pastër pa teprime dhe stolisje. Në interpretim kërkesa e tyre qëndron në mishërimi e tipave sa më pranë jetës, larg stisjeve dhe pompozitetit.

[…] Para regjisorës sonë, pavarësisht nga arritjet që ka shënuar, shtrohet si detyrë rritja cilësore e saj.Vihet re se në një sërë filmash të viteve të fundit kërkimet dhe zbulimet janë të pakta dhe ke përshtypjen se ke të bësh me një lloj regjisure. Ngjarja merret globale, pa e zbërthyer në detaje, duke i kaluar asaj në periferi. Kjo ka ndikuar dhe në lojën artificiale, pa tipa dhe individualitete të vërtetë, në një lojë në një plan dhe klishe. Këto tëmeta të regjisurës e dëmtojnë rëndë filmin. Në art ka imitim dhe ndikim. Artisti i vërtetë nuk trembet kur në veprën e tij ndihet ndikimi i një artisti tjetër të vërtetë…

[…] “Puna e kineastit është e tillë që reflekton në vite e shekuj,- shkruan Enver Hoxha në letrën drejtuar kolektivit të kinostudios “Shqipëria e Re”, më 21 tetor 1983,- prandaj Partia e ka vlerësuar gjithmonë kinematografinë dhe i ka qëndruar kurdoherë pranë. Në përpjekjet, mundin dhe pasionin tuaj krijues ju keni shfrytëzuar kushtet e mundësitë që ju janë krijuar dhe keni bërë që edhe ky art i ri, i lindur e i rritur tërësisht në vitet e Partisë të ecë përpara dhe të militojë e të qëndrojë denjësisht përkrah letërsisë dhe llojeve të tjera të arteve tona të realizmit socialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Filmi i socializmit
Manipulimet dhe propaganda në filmat e komunizmit
Kupa DEA për Goran Paskaljeviç (post mortum)
Pse regjisorët i shqetëson e shkuara?!
Kupa Dea shkon në Gjeorgji
Filmi karrierës në Dea Open Air/Rrëfimi i Bajrush Mjakut: Si jetova në dy kohëra, në komunizëm dhe demokraci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}