“Në Tiranë po ndodh aktualisht një masakër me dimensione të paprecedenta ndaj trashëgimisë arkitekturore. Situata është për “emergjence kulturore”, por qytetaret nuk arrijne ta përkthejnë zemërimin e tyre në aksion për ndeshkimin e drejtuesve lokale. Trysnia politike, sidomos në prag zgjedhjesh, mbyt me demagogji situatën pa shpresë në të cilën monumentet e kulturës në Tirane kanë përfunduar”, ka denoncuar Forumi për Mbrotjen e Ttrashëgimisë”
Shtëpitë e vjetra, karakteristike në Tiranë po shemben dita ditës. Në vend të tyre me vendime lokale, dhe qeverie po hidhen në tokë për t’u liruar vend kullave, shumëkateshve dhe qendrave të biznesit.
Nuk është tërheqje për të mos modernizuar kryeqytetin. Por, ajo që po ndodh është vdekja e një qytetërimi, kulturë e tradite që një vendi i japin hijen e rëndë, historinë.
Dy ditë më parë një tjetër skandal që krijoi reaksion në media, dhe mes arkitektëve ishte shembja e vilës Pustina, e ndërtuar në vitet ’20. Nisur nga kjo ngjarje ka reaguar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë duke u shprehur se ajo çfarë po ndodh në Tiranë është një masakër me dimensione të paprecedentë ndaj trashëgimisë arkitekturore.
“Në Tiranë po ndodh aktualisht një masakër me dimensione të paprecedenta ndaj trashëgimisë arkitekturore. Situata është për “emergjence kulturore”, por qytetaret nuk arrijne ta përkthejnë zemërimin e tyre në aksion për ndeshkimin e drejtuesve lokale. Trysnia politike, sidomos në prag zgjedhjesh, mbyt me demagogji situatën pa shpresë në të cilën monumentet e kulturës në Tirane kanë përfunduar”, ka denoncuar Forumi për Mbrotjen e Ttrashëgimisë.
Me të drejtë, zëra specialistësh si akademiku Emin Riza shpërfillen, as nuk pyeten e as nuk thirren në tryezat e punës së pushtetarëve tanë. Para pak ditësh, “Arteka” botoi një artikull të prof. Rizës mbi “banesat tiranase”, që ne, e morëm, si një apel dhe kumt njëkohësisht se si duhen ruajtur këto ndërtesa historike, çfarë vlere dhe rëndësie mbajnë.
Siç lexojmë akademiku nuk rreh të “godasë”, përgjegjshmëria e tij është t’i jape zë, ndërgjegje qytetare kësaj historie, që prej 30 vitesh, e sidomos në këto vite të fundit, është e asgjesuar.
Banesat e vjetra, vila historike që janë duke mbushur 100 vjetët janë rrënuar, pa vënë dorë edhe pse shumë prej tyre kanë status mbrojtës. Tirana, është ndoshta i vetmi kryqytet në Evropë e botë, që e shpërfill historinë, natyrën muzeale për vizitorët e huaj. Tani nga qendra s’po mbeten banesa me rëndësi arkitekturore, e muzeale. Tendeca e politikës për të ç’bërë historinë është pothuaj e njëjtë me atë të regjimit diktatorial, një mendësi për ta rrënuar kujtesën duke i lënë vend, babëzisë për pushtet ekonomik.
Ne, kemi fotografuar disa vila në Tiranë, qëllimisht të lënë drejt degradimit për të ulur vlerën e tyre dhe për t’i “shitur” pothuaj falas, gjithë historinë dhe arkitekturën.
Është e dhimbshme kjo pamje e “Tiranës së shëmtuar” që e përthith historinë duke e lëshuar në humnerën e harresës, dhe fshirë njëherë e përgjithmonë kulturën e trashëgimisë. Janë të paktë zërat që e denoncojnë këtë. Janë ndërtuar përbindsha në mes të kryeqytetit duke dhunuar gjithë hapësirën urbane. Është hequr në mënyrë arbitrare nga zona e mbrojtur godina e Teatrit Kombëtar, dhe me ligje 24 orëshe, e çuan drejt shembjes, duke lënë prej pesë muajsh gërmadhën e hapur…
Vilat njëra pas tjetrës shemben, e shkatërrohen pa rënë në sy…Në këtë memorie sigurisht një ditë nuk do u besojmë as punës së këtyre akademikëve si Emin Riza, sepse kërkimi i tyre shndërrohet në një letër pa vlerë.
“Është e rëndësishme të theksojmë se studimi i banesës qytetare shqiptare, kuptueshëm ka parashtruar dhe dukurinë e rëndësishme të përkatësisë kombëtare, të pesë tipareve të lartpërmendur të banesës popullore qytetare shqiptare të mesjetës së vonë. Ashtu si dukuri të tjera ndërtimore dhe më gjerë, kombi shqiptar, në vijimësi të qenies së tij, ka ndërtuar banesa familjare, të cilat për rrethanat e kohës, me zhvillime krahimore krahasimisht të ndryshme shfaqen me ndryshime të përfillshme kompozicionale.” – si mund të flasin në gjuhë tjetër këta akademisë e specialistë të banesave tradicionale, historike, që të “bindin” këta pushtetarët tanë të mos vënë dorë?! Sigurisht që edhe këto radhë do përfundojnë si lexim kureshtar, ç’kemi pasur, pa njohur ndërgjegjen se “Shqipëria është vendi në të cilin arkitektura popullore e ndërtimeve të qytetare dhe fshatare, gjatë gjysmës së dytë të shek.XX dhe fillimit të shek.XI, është bërë objekt i studimeve sistematike në rrafshet kompozicionalë dhe teknikës së materialeve ndërtimore”. V.M