Gazetarja e televizionit News 24 dhe kontribuuesja e BIRN, Klodiana Lala, është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin e BE-së për gazetarinë investigative për shkrimin: “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave” –

Ky çmim i jepet gazetares për një investigim të kujdesshëm, verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare, por që rrallë është verifikuar tërësisht. Puna e guximshme e gazetarit dhe verifikimi i burimeve e bëjnë këtë artikull të besueshëm dhe me ndikim në shoqëri.

Gazetari Andi Malasi nga emisioni Top Story në Top Channel është vlerësuar me çmimin e tretë në konkursin e BE-së për gazetarinë investigative për kronikëm:- “Ndërtues që vrasin” – Njihuni me të babëziturit e pallateve në Durrës – Kronika speciale bazohet në një kërkim të mirëfilltë dhe të vendosur lidhur me fenomenin e abuzimeve me cilësinë e ndërtimeve të reja, gjë që shkaktoi pasoja të rënda gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. Nëpërmjet dokumenteve të shqyrtuar dhe mendimit të ekspertëve teknike, hulumtimi nxjerr në pah mangësitë e ndërtimeve dhe evidenton pasojat e klientelizmit politik.

Vlerësimi nga Bashkimi Europian  u bë nga një juri e pavarur që përbëhej nga Albana Kasapi, kryetarja e jurisë, Enver Robelli dhe Elira Çanga.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Letërkëmbimi i panjohur me Androkli Kostallarin/ Një vit para pushkatimit, Genc Leka kërkoi të bëhet bashkëpunëtor në Institutin e Gjuhësisë, por…
Modernizmi dhe realizmi socialist ose, kontruktivizmi dhe neo- klasicizmi
Spiunët e mediave
Në “Tempull” të gazetares Anisa Ymeri/ Kafja e Madhe në Shkodër u shemb!
Kafja e Madhe – Tokë e zanë!
Mjerim kulturor! Patalogjia e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>