Historia e manipuluar por edhe imazhe që largojnë atë nga e vërteta. Genocidi çam nuk është më klishe e një fati tragjik të një pakice të popullsisë shqiptare, por një qendër fatale se si fshihet me një laps një epokë, një leksion i pangjashëm falsifikimesh që trondit mbi spekulimin e fakteve. Rasti unik i tjetërsimit dhe falsifikimit janë fotot e panjohura mbi të cilat historiografia greke ka fshehur prej 100 vitesh të vërtetën historike: çamët nuk kanë bashkëpunaur me fashistët. Denocimi përmes fotove vjen për herë të parë në librin e gazetarit Arben Llalla
Çdo historian apo studiues grek që është marrë me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë për vitet 1941-1944, për të vërtetuar akuzat që Greqia ka ngritur ndër vite se çamët kanë qenë bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve i shoqërojnë librat apo shkrimet e tyre me fotografi ku shihen myslimanët e Bosnjës me veshje gjermane SS, ku shihen shqiptarët në ish-Jugosllavi në shoqëri me oficerët italianë dhe gjermanë apo me veshje SS.
Nganjëherë një fotografi flet sa qindra fjalë të historianit, prandaj ne me anë të fotografive të falsifikuara gazetari Arben Llalla në librin e tij“Kolaboracioni dhe genocidi në çamëri 1944-1945”, (E vërteta e bashkëpunimit të çamëve me gjermanët), botimet UETPress, duke rrëfyer përmes dokumentacioneve mbi këto deformime historike bën edhe denoncimin ndaj historianëve dhe studiuesve grekëtë cilat kanë bërë prej kaq shumë vitesh një punë joprofesionale duke i ofruar lexuesve të tyre fotografi që tregojnë bashkëpunëtorët e gjermanëve sikur janë shqiptarët e Çamërisë, por në të vërtetë janë, boshnjak dhe shqiptarnga ish-Jugosllavia, por jo çamër, bashkëqytetar të grekëve.
Këta shkrues të mjerë thotë Llalla i kanë ofruar opinionit të gjerë grek shkrime jo shkencore, të kufizuara, duke bërë shtrembërime primitive.“Që grekët dhe Greqia njihen, si falsifikatorë dhe mashtrues të mëdhenj, kjo është vërtetuar botërisht nga të gjitha organizatat ku është anëtare ajo, prandaj shteti grek ka probleme të thella ekonomike dhe identitet kombëtar. (Shkrimtari dhe poeti i njohur grek Nikos Dhimu në një intervistë dhënë më 23 qershor, 2009, gazetës NY TIMES, tha: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos,…) Historia nuk mund të shkruhet duke falsifikuar dokumentet dhe duke keq-informuar për fotografitë që mund ta shoqërojnë atë. Është për të ardhur keq kur lexon librat e historianëve, studiuesve dhe publicistëve grek që i ofrojnë lexuesve materiale të falsifikuara nga ata vetë.”
Nuk ka asnjëdokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare ngaÇamëria që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Nëqoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, thotë gazetari denoncimii parë do të bëhej nga populli hebre i Janinës, Grevenasë, Larisës, etj, të cilëti hipën nëpër kamionë të shoqëruar nga Batalionet e Sigurimit grek përt’i dërguar nëpër kampet e punës dhe të shfarosjeve.
Argumenti: “Të paktën botërishtpopulli hebre ka falënderuar kombin shqiptar që nuk dorëzoi tek gjermanëtasnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo do të thotë shumë për ataqë duan të mësojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve të Çamërisë. Prandajmendoj se ka ardhur koha që të hapet një diskutim i tillë serioz për tu vënëdrejtësia në vend dhe nderi i çamëve. Pas kaq shumë vitesh është mirë tëbëhet korrigjimi i kësaj historie të shëmtuar, të akuzave të pavërtetuara përnjë vepër të pa bërë asnjëherë nga çamët në dëm të Greqisë dhe grekëve.Vetëm në këtë mënyrë grekët dhe shqiptarët do të mund ta shikojnë njëritjetrinnë sy dhe të ndërtojnë fqinjësinë e mire”.
Gazetari ka rrëfyer se e ka patur tepër të vështirë për të gjetur fotografitë origjinale dhe disa gazeta në gjuhën greke për vitet që bëhet fjalë. Shteti grek me strukturat e saj shtetërore prej rreth 70 vitesh e ushqejnë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm me libra dhe shkrime të gënjeshtrës rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë nga viti 1936-1945, në lidhje me minoritetin shqiptar në Çamëri-Epiri i Jugut. Ka shumë fotografi të keqinterpretuar qëllimisht nga historianët dhe publicistët grek rreth akuzës të pa faktuar të bashkëpunimit të çamëve me gjermanët.“Pas shumë vitesh punë munda të gjej të vërtetën e atyre fotografive që grekët pretendojnë se janë bashkëpunëtorët çamë me gjermanët”
***
“Kolaboracioni dhe genocidi në Çamëri 1944-1945”, (E vërteta e bashkëpunimit të çamëve me gjermanët) është studimi më i fundit mbi raportet shqiptaro-greke në fokus të së cilit është çështja çame. Studiuesi Arben P. Llalla përmes dokumenteve historike ndalet nga koha e qeverisë së Joani Metaksait (1936- 1941) e deri në genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare (1944- 1945), duke bërë kërkime për tëçuar në vend disa të vërteta historike që lidhen me faktin se çamët nuk kanë bashkëpunuar, asnjëherë kolektivisht, me italianët dhe gjermanët.
“Ka pasur individë që kanë bashkëpunuar me këta pushtues, por nuk mund të masakrohet një popull i tërë për individë të cilët edhe në të shkuarën i kanë shërbyer pushtuesve të ndryshëm për të ruajtur pasurinë dhe privilegjet”, përmend Llalla.
Ai sjell fakte se çamët ishin përkrah ushtrisë partizane greke EAM-ELAS dhe shumë prej tyre ranë dëshmorë për lirinë e Greqisë duke besuar tek bashkëjetesa vëllazërore e dy popujve dhe vërteton shkencërisht se kush janë ata që bashkëpunuan zyrtarisht me pushtuesit italian dhe gjerman. Informacioni që na jep gazetari lidhet me faktet e marra nga arkivat greke, ku 90% e bibliografisë është mbështetur tek gazetat, revistat dhe librat e autorëve grek.
Po ashtu edhe faksimile të gazetave të vitit 1942, ku janë lexuar shkrime rreth bashkëpunimit të Napoleon Zervës dhe EDES me gjermanët, faksimile të botuara gjatë viteve të fundit nga CIA rreth bashkëpunimit të disa personaliteteve greke që më tej u bënë figura qendrore të jetës politike në Greqi si ish-kryetari i saj Konstandin Karamanlis, etj. Libri përmban me dhjetëra fotografi që nga viti 1936-1944, që tregojnë instalimin e simboleve fashiste dhe naziste nga qeveria e Joani Metaksas, fotografi nga marrëveshja e dorëzimit paqësor, pa kushte, tek ushtria naziste gjermane e ushtrisë greke në prill 1941. Me interes janë edhe faktet e klerikëve grek si Kryepeshkopë dhe Peshkopë të cilët hoqën rrobën fetare dhe veshën uniformën e ushtrisë EDES duke marrë pjesë të drejtpërdrejtë në masakrat kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare në Çamëri. “Në Genocidin grek kundër popullsisë çame morën pjesë edhe dy figura të larta të Kishës Autoqefale të Greqisë si Peshkopi i Paramithisë, Dhorotheos dhe Kryepeshkopi Serafeim.
Këto fakte janë mbështetur në fotografitë të asaj kohe që gjenden në libër, por edhe në deklaratat e bëra nga vetë klerikët grek pas shumë vitesh”, njofton në libër Llalla.
“Çështja çame nuk është thjeshtë një çështje historike dhe e pronave të konfiskuara me ligj nga shteti grek, por kjo çështje në radhë të parë është politike ku prej vitit 1913, pas pushtimit grek të Çamërisë-Epirit të Jugut, filloi dhuna dhe racizmi shtetëror ndaj shqiptarëve. Ka pasur disa përzënie me dhunë të shqiptarëve nga Çamëria si në vitin 1913, 1922-1923, 1936- 1938 dhe ajo më tragjike e 1944-1945, që njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar me rezolutë të votuar në Kuvendin e Shqipërisë si Genocidi Grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri gjatëve viteve 1944-1945”, thotë Llalla.
Sipas tij, zgjidhja paqësore e çështjes çame sa më shpejtë, do çlironte grekët nga ankthi i një përplasje tragjike me shqiptarët. “Prej shumë vitesh Greqia jeton me tensionin se një ditë Shqipëria do sulmojë për të rimarrë Çamërinë. Atëherë nëse Greqia ka pasur të drejtë në përzënien e shqiptarëve nga Çamëria përse jeton me ankthin e një lufte midis dy vendeve?
Grekët duke qenë të ndërgjegjshëm se i kanë masakruar, grabitur dhe përzënë shqiptarët nga Çamëria pa asnjë faj, pa asnjë fakt të vërtetuar se kanë qenë bashkëpunëtor të gjermanëve, gjithnjë në shpirtrat e tyre do kenë një ankth, një brengë për mëkatin e bërë ndaj çamëve. Meqenëse grekët shtiren si besimtar të mëdhenj ku kisha dhe shteti janë të pandarë, atëherë Zoti e mëshiroftë Greqinë dhe grekët ndaj mëkatit që kanë bërë.Një zgjidhje paqësore e çështjes çame ku shteti grek do të hiqte në fillim Ligjin e Luftës me Shqipërinë, do të lejonte çamët në grupe të organizuara të vizitojnë varret e të parëve, shtëpitë gjysmë të rrënuara, do të ishin hapat kryesor që do të ndikonin pozitivisht në psikologjinë e mirëbesimit tek dy popujt. Këto veprime nuk janë të pamundura nëse vërtetë tek klasa politike e dy vendeve ekziston dëshira për paqe dhe miqësi duke thënë dhe mbrojtur të vërtetën.Atë të vërtetë që duhet ta themi të gjithë bashkë, grekë e shqiptarë nëse duam një fqinjësi të mirë, nëse duam një të ardhme paqësore dhe të sigurt. Pa zgjidhje të çështjes çame, asnjëherë s’do të ketë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë midis dy popujve. Nuk e dimë se çfarë befasish na përgatit e ardhmja, por fillimi i shek. 21, po tregon se në Ballkan ka më shumë shqiptar se sa grek”, shkruan Llalla. V.M
Fotot e tjetërsuara
Foto 1
Historianët dhe studiuesit grek këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamme uniformë gjermane SS. Fotoja origjinale thotë në gjuhën greke janëmyslimanët nga Bosnja-Hercegovina me uniforma SS. Kjo foto origjinalegjendet në librin e Leon Degrelle “Historia e Trupave SS” botuar në Athinëmë 1921.
Foto 2
Historianët dhe studiuesit grek këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamme uniformë italiane që përshëndeten nga një oficer gjerman. Për këtëfoto studiuesi Robert Elsie shkruan se janë Luftëtarët anti-komuniste nëShqipëri nën komandën gjermane, vjeshtë 1943.
Në librin e historianit polak, Janusz Piekalkieëicz, “Krieg auf Balkan1940-1945”, mban këtë me shënimin: “Albanien, Herbst 1943. VonDeutschen aufgestellte Anti-Partisaneneinheit in italienischen Uniformen,mit italienischen Ëaffen und in selbstgefertigten Schuhen” (Shqipëri,
Vjeshtë 1943. Një njësi antipartizane e ngritur nga gjermanët, me uniformaitaliane, me armë italiane dhe me këpucë që i kanë bërë vete).Në një faqe interneti në Greqi, kjo foto ndeshet duke shoqëruar njëshkrim ku thuhet se janë vllehët e Legjioneve Romake të Autonomisë sëPindit. E njëjta foto është gjetur nga gazetari me shënimin se bëhet fjalë për LegjionetRomake të Vllehve të Pindit5. Pra, nga kërkimet nxjerrim përfundimin senuk janë shqiptarët e Çamërisë, por shqiptarët në Shqipëri.
Foto 3
Historianët dhe studiuesit grek këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamme uniformë italiane dhe gjermane SS. Por, e vërteta është se bëhet fjalëpër shqiptarët në Tiranë me pushtuesit italianë duke festuar 28 nëntorinpërpara bustit të Abdyl Frashërit. Për këtë foto edhe serbët shkruajnë sejanë shqiptarët fashistë në Tiranë. Pra nuk bëhet fjalë asesi për shqiptarët e
Çamërisë. Qartë dallohet se dy njerëz me rroba civile kanë plisin e bardhë nëkokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut.
Foto 4
Historianët dhe studiuesit grek këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamme uniformë italiane dhe gjermane SS, duke parakaluar në Çamëri. Në këtëfoto mund të jenë shqiptarët e ish-Jugosllavisë diku në Peje, Prizren osePrishtinë, duke festuar 28 nëntorin. Qartë dallohet se njerëzit kanë plisin ebardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut. Një faqe interneti që e kanë serbët shkruajnë se janë shqiptarët nëish-Jugosllavi.
Foto 5
Historianët dhe studiuesit grek këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamme uniformë gjermane SS, duke biseduar me komandantin e përgjithshëmtë trupave SS, Heinrich Himmler. E vërteta është se Heinrich Himmler kaqenë në Greqi në maj të 1941, por nuk është takuar me asnjë shqiptar tëÇamërisë, por me ushtarakët grek.
Këtë fotografi e gjejmë në një faqe interneti greke me shënimin përfotografinë në fjalë se janë trupat shqiptare Skanderbeg SS në Kosovë.Por unë kam dyshime se fotografia në fjalë mund të jetë bërë në tetor1942, në Kraljevo të Serbisë duke shikuar kapelat që kanë në kokë civilët.
Njeri prej tyre mban kapelën tradicionale popullore serb të quajtur Shajkaça.Heinrich Himmler qëndroj disa ditë pranë trupave gjermane në Kraljevo nëtetor 1942. Por, sido që të jetë e vërteta e kësaj fotografie e rëndësishme ështëse nuk bëhet fjalë për shqiptarët e Çamërisë me uniformë gjermane SS.