Allum Enterprises dhe Bankers Petroleum nuk kanë akoma një marrëveshje furnizimi me naftë bruto, që do të mundësojë rifillimin e punës në rafinerinë e Ballshit. Burime nga Bankers u shprehën për paraja.net se mes palëve ende nuk është nënshkruar një kontratë furnizimi, çka e zgjat pasigurinë për të ardhmen e të vetmes rafineri të prodhimit të karburanteve në Shqipëri.

Më datë 26 maj, Ministria e Energjisë njoftoi pas një takimi të Task Forcës për naftën se pronari i rafinerisë, Allum Enterprises, kishte arritur një marrëveshje të parë furnizimi me Bankers, për një sasi prej 25 mijë tonësh naftë bruto.

Sipas Ministrisë, synimi ishte që rafineria të fillonte nga puna në muajin qershor. Por, megjithëse kanë kaluar dy javë, Bankers mohon që të jetë nënshkruar një kontratë furnizimi me Allum Enteprises, duke mohuar kështu lajmin e shpallur nga Ministria e Energjisë, që e kishte bërë marrëveshjen fakt të kryer.

Palët nuk japin detaje të mëtejshme për ecurinë e negociatave, por problemi thelbësor në dekadën e fundit ka qenë paaftësia e kompanive që kanë operuar rafinerinë e Ballshit për të dhënë garanci të mjaftueshme financiare për Bankers Petroleum.

Puna në rafinerinë e Ballshit u ndërpre në shtator të vitit të kaluar, pasi kompania e fundit që po e operonte me qira, Tosk Energji, hyri në kolaps financiar dhe Bankers ndërpreu furnizimin me naftë bruto. Qysh atëherë, për rreth 800 punonjësit e rafinerisë së Ballshit ka nisur kalvari i radhës. Ndërprerja e punës i ka privuar nga përfitimi i pagës, që është burimi kryesor i jetesës për familjet e tyre.

Me shpërthimin e epidemisë së Covid -19 qeveria shqiptare premtoi t’iu jepte të ashtuquajturën “pagë lufte”, por shumë prej 40 mijë lekësh, por pas më shumë se tetë muajsh pa punë kjo sigurisht që nuk e zgjidh problemin e madh të naftëtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}