Romancieri nga Zanzibar është shkrimtari i parë afrikan, me ngjyrë, në këto 35 vjet që fitoi çmimin prestigjioz. Tema e shqetësuese e refugjatëve e përshkon gjithë veprën e tij. Në shqip nuk ka asnjë vepër të përkthyer nga ky autor, është krejt i panjohur

Çmimi Nobel në Letërsi iu dha romancierit Abdulrazak Gurnah, për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur nga efektet e kolonializmit, dhe fatin e refugjatit në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”. Gurnah u rrit në një nga ishujt e Zanzibarit , para se të ikte nga persekutimi, duke shkruar drejt Anglisë, si student në vitin 1960.

Ka botuar 10 romane, si dhe një numër tregimesh. Anders Olsson, kryetar i komitetit Nobel, tha se romanet e shkritmarit Tanzanian – nga vepra e parë ‘Memory of departure’, për një kryengritje të dështuar, – “tërhiqemi nga përshkrimet stereotipike dhe hapim shikimin tonë në një Afrikë të larmishme kulturore, të panjohur për më shumë, nga pjesa tjetër e botës”.

Asnjë shkrimtar afrikan, nuk e ka fituar çmimin, qysh nga koha e Wole Soyinka, në vitin 1986. Gurnah, është shkrimtari i parë Tanzanian që fitoi, dhe shkrimtari i parë me ngjyrë që fitoi që nga Toni Morrison, në vitin 1993.

“ Gurnah ka depërtuar vazhdimihst dhe me dhembshuri të madhe në efektet e kolonializmit në Afrikën Lindore, dhe efektet e tij në jetën e individëve të ikur dhe migrues”, u tha Olsson gazetarëve në Stokohlm.

Kur shkrimtari u informua për fitoren ai mësohet të ketë qenë në guzhinë, dhe ai tha se, nuk po e besonte se ishte një përmbysje…

“Mendova se ishte një shaka”, tha ai. “këto gjëra zakonisht fliten me javë përpara, ose nganjëherë muaj më parë, se kush janë garuesit, kështu që nuk ishte diçka që më kishte shkuar në mendje. Unë thjesht po mendoja, pyesja se kush do ta merrte atë”

Redaktorja e tij, e hershme, Alexandra Pringle në Bloomsbury, tha se fitorja e Gurnah ishte “më e merituar” për një shkrimtar që nuk ka marrë njohjen e duhur më parë.

“Ai është një nga shkrimtarët afrikanë më të mëdhenj, të gjallë dhe askush nuk e ka vënë re ndonjëherë dhe kjo më ka lënduar. Kam realizuar një podcast javën e kaluar dhe thashe se ai, ishte një nga njerëzit që është injoruar më shumë. Dhe tani ja se çfarë po ndodh”, tha ajo.

Pringle tha se Gurnah ka shkruar gjithnjë për zhvendosjen, “por në mënyrat më të bukura dhe përhumbëse të asaj çfarë i ç’rrënjos njerëzit dhe i hedh, ata, nëpër kontinente”

“Jo gjithnjë kërkohet azil, mund të ketë shumë arsye, mund të jetë tregti, mund të jetë arsimimi, mund të jetë dashuria…” , tha ajo. “I pari roman i tij, që mora në Bloomsbury quhet “By the Sea”, ku ka një imazh shqetësues të një burri në aeroportin Heathroë, me një kuti temjan të gdhendur, dhe kjo është gjithçka që ka. Ai vjen, dhe thotë një fjalë, që është ‘azil’”

Pringel tha, se Gurnah është një shkrimtar aq i rëndësishëm sa Chinua Achebe. “Shkrimi i tij është mjaft i bukur dhe i rëndë, gjithashtu dhe humoristik, i këndshëm dhe me ndjeshmëri. Ai është një shkrimtar i jashtëzakonshëm që shkruan për gjëra vërtetë të rëndësishme”. “Afterlives”, publikuar vitin e shkuar, tregon historinë e Ilyas, një djalosh të cilin e morën nga duart e prindërve të tij, trupat koloniale gjermane. Pas shumë vitesh ai kthehet në fshatin e tij, duke luftuar  në një betejë kundër njerëzve të tij. Ai u përshkrua në Guardian si “një roman bindës, një që mbledh bashkë, të gjithë ata që mendohej se ishin harruar duke refuzuar fshirjen e tyre nga kujtesa”. “Në universin letrar të Gurnah, gjithçka është në ndryshim – kujtimet, emrat, identitetet. Kjo ndodha sepse projekti i tij nuk mund të mbyllet me një kuptim të përfunduar”, tha Olsson. “Një eksplorim pafund i nxitur nga pasioni intelektual është i pranishëm në të gjitha librat e tij, dhe po aq i spikatur tani, në “Aftetlives”, si kur të ketë filluar shkrimin si një refugjat i vjetër 21 vjeçar”.

Një kritike e ka intervistuar Gurhan në rastin e marrjes së çmimit “Costa 2021”, duke thënë se “Gurnah, të cilin e intervistova për herë të aprë për Guardian në vitin 1994, është një shkrimtar i fuqishëm dhe me nuanca të lirikës eliptike, i cili kundërshton heshtjet dhe gënjeshtrat e historisë perandorake të imponuar që kur ishte fëmijë në Afrikën Lindore. Vepra e tij delikate është po aq e fuqishme mbi të metat brutale të kulturës tregtare që ai la, si mizoritë e kolonializmit britanik dhe gjerman, jo më pak gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe “aktet e rastësishme të terrorit” që ai përjetoi si një afrikan me ngjyrë në Britani – duke e ata në një triumf komik në romanin e tij të vitit 1988, Pilgrims Way”.

Gurhan lindi në vitin 1946, u rrit në Zanzibar. Kur vendi kaloi revolucionin e vitit 1964, qytetarët me origjinë arabe u persekutuan dhe Gurnah u detyrua të largohej nga vendi kur ishte veçse 18 vjeç.

Ai nisi të shkruajë si një refugjat 21 vjeçar në Angli, duke zgjedhur të shkruante në gjuhën angleze, edhe pse Sëahili është gjuha e tij e parë. Romani i tij i parë, Memory of Departure, u botua në vitin 1987. Ai deri vonë ka qenë profesor i letërsisë angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, derisa doli në pension.

Me një vlerë prej 10 milion korona suedeze, çmimi Nobel për letërsi shkoi kështu, për shkrimtarin që konsiderohet të jetë, sipas fjalëve të testamentit të Alfred Nobel, “personi që do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një mënyrë ideale”. Fituesit që nisën nga Bob Dylan, cituar për “krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda traditës së madhe të këngës amerikane”, deri te Kazuo Ishiguro “i cili, në romanet me fuqi të madhe emocionale ka zbuluar humnerën nën ndjenjën tonë iluzore të lidhjes me botën”. Sipas Ellen Mattson, e cila është e përhershme në Akademinë Suedeze, dhe komitetin Nobel: “Meritë letrare. Kjo është e vetmja gjë që vlen”.

Fituesi i Nobelit zgjidhet nga 18 antarë të Akademisë Suedeze, – në gusht një organizatë misterioze bëri përpjekje për t’u bërë më transparente, pasi u godit nga një skandal të abuzimit seksual, dhe keqpërdorimi financiar në vitin 2017. Çmimi Nobel, vitin e kaluar shkoi për poeten amerikane Louise Gluck, një zgjedhje e pakontestueshme pas zhurmës së provokuar nga fitorja e shkrimtarit austriak Peter Handke, në vitin 2019. Handke kishte mohuar gjenocidin serb në Srebenicë, dhe  mori pjesë në funeralin e kriminelit të luftës Slobodan Milosevic.

Çmimi Nobel për Letërsinë është dhënë, që prej themelimit, 118 herë. Vetëm 16 nga çmimet kanë shkuar për gratë, shtatë prej tyre në shekullin 21. Në vitin 2019, academia suedeze premtoi se çmimi do të bëhej më pak “i orientuar nga meshkujt” dhe “eurocentrik”, por siç duket nga ky premtim, çmimet e saj të ardhshme iu dhanë dy evropianëve, Handke dhe shkrimtares polake Olga Tokarcuk. The Guardian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Unë “bir i armikut”!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}