Këshilli Shqiptar i Medias (KShM) publikoi sot një raport rreth shkeljeve etike në 30 medie online përgjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020.

Gjatë katër muajve u evidentuan 747 shkelje të Kodit të Etikës që lidhen kryesisht me dallimin e faktit nga opinioni, pavarësinë editoriale dhe mospërmendjen e vendit ku ka ndodhur ngjarja në titull, informon raporti.

Shkeljet etike më të shpeshta/ Gjetje nga studimi: “Shkeljet e Etikës në Median Online”

Boldnews.al, gazeta Tema, Syri.net, Noa.al dhe Lapsi.al janë pesë mediat që kanë kryer më së shumti shkelje të etikës gjatë muajve të studimit.

Rënditja e shkeljeve/ Gjetje nga studimi: “Shkeljet e Etikës në Median Online”

Çfarë është Kodi Etik?

Kodi i Etikës është një instrument që ka si qëllim nxitjen e vetë-rregullimit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve gazetareske në Shqipëri.

Nenet e këtij kodi janë përdorur si kriter për të matur shkeljet e bëra nga portalet të përfshira në studim.

Nenet e Kodit të Etikës

Gjetjet: Shkeljet sipas neneve të Kodit të Etikës

Gjatë periudhës dhjetor – mars, 30 mediat e marra në vëzhgim kanë kryer 183 shkelje që lidhen me dallimin e faktit nga opinioni.

Sipas raportit, kjo shkelje është e rëndë pasi ka si qëllim të ndikojë në opinionin publik, e cila është me e dukshme të mediet që janë të pozicionuara politikisht.

Gjetje nga studimi: “Shkeljet e Etikës në Median Online”

Pavarësia editoriale

Pavarësia editoriale është shkelja e dytë më e shpeshte që është hasur, shkruhet në raport. Ajo shfaqet përmes lajmeve që në të vërtetë nuk janë raportim por reklama të fshehta dhe së dyti përmes shkrimeve të porositura apo lajmeve të gatshme nga Qeveria, Bashkia e Tiranës apo nga partitë politike, informon raporti.

Gjetje nga studimi: “Shkeljet e Etikës në Median Online”

Gjuha e urrejtjes

Në mediat e marra në vëzhgim janë vënë në dukje 12 raste të gjuhës së urrejtjes.

Gjetje nga studimi: “Shkeljet e Etikës në Median Online”

Saktësia e informacionit

Saktësia e informacionit është shkelur 70 herë nga 30 mediat e marra në shqyrtim gjatë katër muajve të vëzhgimit. Shkelja e këtij neni ka një shtrirje të gjerë – që nga mospërmendja e vendit në titull, mosverifikimi i burimeve deri tek botimi i thashethemeve si lajme, nënvizon raporti.

Gjetje nga studimi: “Shkeljet e Etikës në Median Online”

Raportimi i Procedurave Gjyqësore dhe Prezumimi i Pafajësisë

Në raportin e publikuar, neni i Raportimit të Proceseve Gjyqësore dhe Prezumimi i Pafajësisë është shkelur 134 herë gjatë muajit dhjetor 2019-mars 2020.

Gjetje nga studimi: “Shkeljet e Etikës në Median Online”

Pse kaq shumë shkelje etike?

Këshilli Shqiptar i Medias rëndit tre faktorë stresantë që ndikojnë në raportimin jo-etik të gazetarëve.

Pronarët e medias: Raporti evidenton se zotëruesit e medias dalin jashtë kompetencave të tyre, duke orientuar gazetarët drejt agjendave të tyre politike, ekonomike apo personale. Presioni i pronarëve për të prodhuar materiale që “vjelin” klikime dhe audiencë bën që gazetarët të mos raportojnë në mënyrë etike.

Sindikata: Mungesa e sindikatave që mbron interesat e gazetarëve ka bërë që këta të fundit të mos jenë të organizuar për t’u mbrojtur nga presioni dhe abuzimi.

Kushtet e punës: Kërkesat për të prodhuar shumë artikuj në ditë krijon një mjedis pune ku është e pamundur të ruhet etika dhe profesionaliteti, duke mos u dhënë mundësi të verifikojnë lajmet.

  • E

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}