nga Albana Tali/ Nju Jork

E dëgjojmë shpesh, çdo ditë se si stresi është bërë bashkëudhëtar i përditshëm yni.

Jemi mësuar të jetojmë me të duke vendosur disa balanca që lejojnë të bëjmë një jetë të shëndetshme mendërisht dhe emocionalisht.

Por ndodh që këto nivele të stresit ç’ekulibrohen duke na tronditur jetën dhe marrëdhëniet.

Cilat janë sinjalet që duhet të njohim e të cilat na tregojnë se ka ardhur koha të kërkojmë ndihmë? Ndërmarrja e këtij hapi është e vështirë pasi të gjithë ne kalojmë ditë te këqija, me mendime të zymta apo labirinth emocionesh. Ndaj përmes këtij shkrimi do listojmë disa nga arsyet për të cilat konsultimi me një terapist mund t’ju shërbejë. Por duhet theksuar që këto nuk janë arsyet e vetme, por bazuar mbi këto vendimi mund të jetë më i lehtë për t’u marrë.

Përjetoni stres që prek funsksionet normale të jetës

Siç e thamë më lart, të gjithë ne kalojmë momente apo ditë stresuese, por jo çdokush reagon njësoj ndaj tij. Nëse e gjeni veten në atë pikë ku përqëndrimi apo entuziasmi juaj ka prekur fundin, nuk keni dëshirë të takoheni apo ndërveproni me njerëz, ose thjeshtë ndiheni të mbilodhur, atëherë duhet të konsideroni ndihmën e një terapisti. Sipas studiuesit Vasco Sousa, të Departamentit të Neuroshkence në Institutin Karolinska, një stres anormal mund të bëhet shkak për fillimin ose përkeqësimin e depresionit dhe çrregullimet e ankthit.      

Keni shfaqur sjellje abuzive ndaj dikujt ose diçkaje

Ndodh që disave stresi nuk ua ndikon jetën e tyre të përditshme e të tjerë e gjejnë veten duke ndërtuar sjellje jo të shëndetshme për t’i ikur stresit. Të ngrënët emocional, të pirët alkool pa masë, bixhozi, pazare pa kontroll janë vetëm disa prej sjelljeve jo të shëndetshme që ne përqafojmë duke menduar që po menaxhojmë stresin. E vërteta është që vetëm po fusni veten në një rreth vicioz ku përmes sjelljes tuaj të re po rëndoni më shumë situatën tuaj stresuese, e cila është akoma aty edhe kur na del pija.

Krijimi i marrëdhënieve është mjaft sfiduese deri tek gati  e pamundur

Ajo çfarë për disa është natyrale për të tjerë mund të jetë një mal i pamundur ta ngjisin.

Mund të ketë disa arsye pse marrëdhëniet tuaja po çalojnë; nga vështiresi për të qenë të hapur, frikë për t’u afruar emocionalisht me dikë, frikë për konfrontim. Biseda me një specilalist mund t’ju ndihmojë të identifikoni problemin, dhe të zhvilloni aftësi përmes të cilave ju mund të krijoni dhe të mbani lidhje më të shëndetshme.

Në një prej studimeve të psikologes, Raquel Peel vetë sabotimi i marrëdhënies njihet si një ndër arsyet që çon në dështimin e saj. Shenjat që vetë sabotimi përfshin janë vështirësi për të besuar dikë, të besuarit që marrëdhënia do të dështojë që pa nisur, pasiguri të cilat bëhen pengesë për një marrëdhënie serioze. Sipas drejtueses së kërkimeve Raquel Pël, të James Cook University, njerëzit që vetë sabotojnë i shohin marrëdhëniet romantike gjithmonë nën hijen e dyshimit.

Keni kaluar një ngjarje, situatë traumatike

Richard Tedeschi, profesor i departamentit të psikologjisë në universitetin North Carolina, thotë që shfaqjet post traumatike shfaqen në jetën tonë pasi ne jemi përballur me një ngjarje jo të zakontë (humbjen e një njeriut të dashur, humbjen e shtëpisë etj) . Hapi i parë është të pranuarit që mendimet tona janë sfiduar dhe shpesh ilaçi i kësaj gjendjeje është përballja me këto mendime të reja. Shmangia e tyre vetëm sa do të vonojë një process, i cili do të ndodhë herët a vonë. Ndaj është e rëndësishme këshillimi me një specialist në situata të tilla, pasi përballja me jetën tonë pas traumës nuk është e lehtë.

Nëse vini re këto, ose të tjera sjellje të cilat duket që po përsëriten dhe marrin shumë nga energjia juaj, atëherë këshilla e vetme që mund t’ju japim është të kontaktoni sa më parë një këshillues. Ju meritoni një lundrim të qetë edhe pse jeta shpesh ju përplas me dallgë, prandaj ndihma e një psikologu këshillues do t’ju pajisë dita ditës me mënyra se si ju t’i përballoni ato!

*Autorja eshte psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}