Mandati “Poeti Laureat” iu dha poetes Luljeta Lleshanaku me motivacionin: “Për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh”.

Luljeta Lleshanaku përfaqëson çka është postmoderne në poezinë shqipe, duke i kthyer kësaj të fundit bashkëkohësinë me poezinë botërore.

“Do të ishte nder i madh për çdo poet ta fitonte këtë titull për vetë faktin se, ai jepet për zërat më influencues në poezi. Një nga momentet më të vështira në gjithë krijimtarinë time ka qenë përballja me lexuesin shqiptar. Për mua fillon një moment ankthi në momentin që libri del nga procesi i botimit. Është shumë e vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar, jo vetëm sepse lexuesi shqiptar është pak kapriçoz, është dhe shumë skeptik por dhe sepse ti me lexuesin tënd ndan të njëjtën përditshmëri dhe është shumë e vështirë ta impresionosh dhe ta habisësh. Për më tepër ta bësh që të të dojë. Dhe në kohët që jetojmë është edhe më e vështirë sepse lexuesi është i ekspozuar ndaj arritjeve më të mëdha botërore. E nëse ai merr mundimin të lexojë poezinë shqipe dhe për më tepër të zgjedh ty, kjo është një arsye për t’u ndjerë mirë”- tha Lleshanaku gjatë ceremonisë për marrjen e titullit që iu dorëzua nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Titulli “Poeti Laureat” jepet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe organizohet një herë në dy vjet. Gjatë këtij 2 vjeçari mbajtësi i titullit ka përgjegjësinë e ndërtimit të një strategjie personale për promovimin e vlerave të poezisë si dhe të hartojë një antologji me poezi duke e zgjedhur ai vetë tematikën.

Luljeta Lleshanaku është poetja e dytë që vlerësohet me këtë titull. I pari “Poet Laureat” është Rudolf Marku i cili, e mbylli 2-vjeçarin e tij, i cili e përcolli mandatin e tij me dy debate; të parin, për antologjinë e hartuar; e të dytin për përbërjen e komisionit që përzgjodhi laureatin e dytë.  Si duket, unanimiteti për poetën Lleshanaku, e bëri të dorëzohej, duke u dorëhequr nga komisioni, pasi dihet, që Marku pati një përplasje tjetër më të fortë. Megjithatë emri i zgjedhur për laureatin e dy viteve që do pasojnë, veçse meritës, ka qenë një “mburojë” e mirë, e sigurtë për komisionin e QKLL-se, që të mos implikohej më tej në debate, që vetëm për letërsi nuk janë./arteka.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Unë “bir i armikut”!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}