Muzika shqiptare para viteve ’90-të në vendin tonë ishte në vëmendjen e institucioneve, ku nuk mungonin dhe botimet e ndryshme. Festivale këngësh apo dhe aktivitete të tjera, që kishin krijimtarinë muzikore sipas kompozitorëve ishin me botime të ndryshme. Por pas kësaj kohe duket se për krijimtarinë muzikore për ta botuar humbi ai interes, që ka qenë më parë. Kompozitori Miron Kotani thotë se deri në vitet ’90 krijimtaria muzikore shqiptare ishte e lexueshme për të gjithë. “Deri në vitet 90′ te muzika e lehtë shqiptare ( jo vetëm) ishte e lexueshme dhe e prekshme për çdo muzikant, interpret, nxënës, studentë, pedagogë a dashamirës muzike kushdo qoftë. Sot? Në 2020- ën? Kjo është tabu saqë dhe kur e diskutoj me kolegë të ndryshëm u vjen çudi ”, thotë ai. Por sipas kompozitorit Miron Kotani dekada më parë çdo këngë shkruhej dhe kthehej në një broshurë serioze botimi për t’u përhapur më pas në të gjithë vendin tonë, por dhe më gjerë. Miron Kotani sjell në vëmendje një këngë të viteve ’70 të kompozitorit të njohur Enver Shëngjergji dhe thotë se, ndërsa vite më parë kishte botime sot nuk mund të flitet për to në muzikën shqiptare. “Shikoni se ç’ bëhej në fillim të viteve ‘70- të! Dhe një partiturë e një kënge Ankete, në rastin konkret një kompozimi i Enver Shëngjergjit me titull “Udhëtuam së bashku” nga shkrimi me laps në letër në origjinal i kompozitorit kthehet në një broshurë serioze botimi në libër për tu përhapur në të gjithë Shqipërinë e më gjerë. Çfarë zhvillimi më 1970-ën! Po sot? Terri dhe analfabetizmi muzikor na rrethon! Regres….kulturor!”, shprehet mes të tjerave kompozitorit Miron Kotani.

Botimet të shkojnë dhe në shkolla

Kompozitori Miron Kotani herë pas here është shprehur për problemet, që janë në krijimtarinë muzikore shqiptare në vendin tonë, si dhe mungesën e interesimit për çfarë ndodh nga institucionet shqiptare. Sipas tij nga viti 1990 e deri tani nuk kemi botime të tilla nga institucionet në vend, duke shtuar se çdo aktivitet muzikor që zhvillohet duhet të dokumentohet dhe të shpërndahet në shkollat tona. “Ne kemi folur përpara dy javëve dhe për botimet e festivaleve të këngës për fëmijë. Dikur çdo festival rrethi dhe në ai në Shkodër botohej në broshura, flasim deri te këngët për fëmijë dhe jo më aktivitetet për të rritur si Dekada Maji, etj. Nga viti 1990 nuk kemi asnjë botim të çdo aktiviteti muzikor, që zhvillohet tek ne. Çdo aktivitet muzikor që zhvillohet duhet të dokumentohet për të qenë e prekshme dhe të shpërndahet nëpër shkolla në edukimin muzikor”, thotë mes të tjerave kompozitori Miron Kotani. Duke folur për këtë problem, që sipas tij po vazhdon të mos ketë zgjidhje nga institucionet në vend që duhet të kujdesen për botimet në fushën e muzikës shqiptare, kompozitori Miron Kotani thotë se këto botime duhet të jenë në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet përkatëse. “Botimin për muzikën duhet ta bëjnë institucionet përkatëse në vendin tonë. Botimet para ‘90 ishin në mënyrë institucionale dhe kishim institucione që merreshin me botime qoftë krijimtaria popullore që botonin ato folklorike, qoftë dhe RTSH që botonte festivalet që zhvilloheshin. Çdo institucion kishte drejtoritë më vete përkatëse, që merreshin me këtë fushë”, shton më tej kompozitori. Miron Kotani është autor këngësh dhe instrumentist i njohur. Kotani është autor i shumë këngëve për të rritur e fëmijë, autori i muzikës në disa filma dhe njihet si orkestrues i mijëra këngëve shqiptare.J.V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}