Marrë nga një artikull mbi vdekjet më qesharake të njerëzve gjatë historisë

Qyteti austriak Braunau am Inn në vitin 1567 kishte një kryetar bashkie të pazakontë, së paku në pamjen e jashtme. Ai quhej Hans Steininger dhe mbante një mjekër që zbriste deri tek gishtat e këmbëve, rreth 140 cm të gjatë. Për të mos i sjellë vështirësi në jetën e përditshme, Steiniger e paloste mjekrën deri në lartësinë e xhepit dhe e mbante të futur atje.

Zgjidhje praktike, sigurisht. Një ditë ndodhi që në qytet ra zjarr, dhe në atë kohë për shuarjen e zjarreve angazhoheshin të gjithë njerëzit, mes tyre edhe kryebashkiaku, me statusin e qytetarit të parë. Në një situatë emergjente, kur je duke mbushur dhe zbrazur kova, mund të të ndodhë që mjekra të të dalë nga xhepi, dhe nga dinamika e vrullshme e ngjarjeve, nuk ke kohë të përkujdesesh e ta rifusësh në xhep. Mirëpo kjo neglizhencë do të rezultonte në një gabim fatal për të parin e këtij qyteti, pasi duke zbritur shkallët, ai shkel me këmbë mjekrën e tij e rrëzohet aq keq, saqë thyen qafën dhe gjen vdekjen.

I prekur nga rënia e tij në krye të detyrës, populli i këtij qyteti vendosi t’i ngrejë një statujë, por edhe të përkujdeset që para se ta varrosnin, t’ia prisnin mjekrën e ta ruanin si objekt me vlerë në muzeun historik të bashkisë. Prej 450 vjetësh kjo mjekër vrasëse vizitohet nga shumë të apasionuar pas mjekrave.

Përgatiti: Elis Kulo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

NJË KOPJE E RRALLË E DOKUMENTIT TË PAVARËSISË
MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
VITE APO VJET?
Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso
“Permanencat e historisë”/ Teza befasuese e historianit rumun: Pse Shqipëria është shumë pak “ballkanike”?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}