Në homazh të ndarjes nga jeta të regjisorit shkruan skenarisjta Natasha Lako: Thjesht Muharremi- për kineastin e shqiptarëve në ditën e ndarjes prej nesh
Nga Natasha Lako
Shumë njerëz nuk mund të dinë se Lufta e Dyte Botërore mund të ishte një kufi, midis atyre të lindur para saj dhe pas saj. Dhe unë me Muharrem Fejzon, i takojmë dy brezave të ndryshëm, jo se na ndajne vite, por një mur i hollë entusiazmi.
Muharremi i takon atyre të rinjve shqiptarë, të entusizmit, si nxënës të mbledhur rreth një Liceu Artistik, siç tregon vetë Muharremi që i binte fizarmonikës nëpër rrugët e Tiranës pa u lodhur.
Brezit tim, vetëm ja mësuan këtë entusiazëm. Megjithate gjithë bashkëpunimi ynë i gjatë, unë si skenariste dhe Muharremi si regjisor në tre nga filmat që i duam shume na lidh me një dashuri të sprovuar. Dhe pata rastin ta takoj atë dhe bashkëshorten e tij deri në këto ditë Covidi, te vetmin qe kemi bërë perjashtim ta shohim nga afër.
Dhe sa herë si gjithnjë kujtonte këtë adoleshence, dhe miq të rinisë qe i donte tepër, mendoja se gjithsesi ai kishte provuar ca shkëndija lirie, gjate rinise së parë, si femijë i paraluftës, ndersa brezi im levizjen e lirisë, e ndjente vetëm undergraund.
Kolonja ku kishte lindur e njohu dalengadalë si një nga bijtë e vet të shquar, deri sa një dite kur e priten me nderime, si tregonte vetë duke qeshur, kishte njerëz që pandehën se ishte kthyer t’i merrte ndonjë tjetri që kishte ngelur në vend pronat.
Dhe mjafon kjo kornizë per të udhëtuar në të gjithë jetën e Muharrem Fejzos, deri të dalta e tij të cilen nuk e ndau deri ne fund te jetes,si e mësoi ne ate Lice që, zevendesonte një shkolle të tërë akademike. Dhe ky profesion i parë i bëri që edhe filmat t’i punojë si me dalte. Per këtë e ndihmoi edhe puna e tij si makjazisht, (make up) në ndërtimin e karaktereve të roleve, që kur ishte student ne Akademine e Arteve. Sepse Muharremi mund të quhet edhe njeri i punës.
Duhet te këtë bërë përpjekje kolosale për të ardhur ne Tiranë, nga Kukësi ku u emërua për herë të parë pas përfundimit të studimeve, si tregon vete në librin e tij me kujtime, plot me të pathëna. Por aftësia e tij për t’u lidhur me njerëzit ishte e jashtëzakonshme, dhe fati ishte thënë që ta kuptonin.
Dhe e para dhe mbi të gjithë e ka kuptuar gjithe jetën bashkëshortja e tij Nadi, një nga vajzat më të bukura durrsake, qe i shërbente me aq perkushtim Muharrem Fejzos, si një artisti te vertetë.
Dhe duhet thenë me forcë se Muharrem Fejzo i takon atij brezi që u krijua plotësisht nga vetja, dhe nga puna e tij plot pasion. Sepse fati dhe rrethanat sillnin kineastë, qe do t’i pranonte ose mposhtte ekrani. Edhe përfaqesues të drejtpërdrejte të Luftes, që vazhdonte edhe në betejat e artit por edhe të rinj që merrnin krahë ne këtë rruge arti nga mbështetje të nomenklaturave që i njihnin me drejtperdrejt perspektivat e kinematograsfisë. Muharrem Fejzo i nuk i përkiste as njerit rast as tjetrit. Por ishte ekrani i salles se vizionit të parë filmik, peshorja e çdo fati.
Njohja ime me Muharrem Fejzon, fillon nëpërmjet traumës së parë, brenda kinostudios, ku edhe unë që në ditët e para të punës në vitin 1976 pashë kaq direkt se çdo të thoshte të zhduknin fytyrën e një aktori nga ekrani, pa dalë ende filmi në publik.
Dhe kjo ndodhi menjëherë pas vizionimit të filmit “Fije që priten” komision pas komisioni, deri sa u vendos që të zëvendësohej krejt me një aktor tjeter roli i luajtur prej Robert Ndrenikës. Ishte njësoj si te zhdukje nje ekzistence. Dhe fjala rixhirim, ne Kinostudio qe prej asaj dite mësova se tingëllonte tmerrshem.
Aftesia e Muharremit ishte të bënte sikur mund te kaloheshin lehtë këto ngjarje, por ai nuk e harroi Bertin e tij, ne shtëpinë e te cilit shkuam një ditë së bashku për t’i ofruar nje rol për filmin “Mesonjetorja.”
Të dy vazhdonin të bënim “nje jetë” brenda redaksisë së filmit, kur përpunoheshin gjithë draftet e pare të filmave të ardhshëm. Dhe ku unë kisha nisur punen si redaktore, ndërsa Muharremi tashme ishte regjisor i njohur me filmin “Operacioni Zjarri” dhe “Kapedanin” e famshëm si bashkëregjisor.
Por gjatë muajve të parë të punes ime, ai u muar përsëri me “Fije qe priten”, i cili meriton një analizë më vete për suksesin e tij, i cili kërkon nga ana e Muharremit edhe një fare paqeje. Por që atehere Robert Ndrenika dhe Roza Anagnosti e një roli dramatik, do të bëheshin per mua aktorë të dashur të filmit.
Gjatë aprovimit të skenarit tim “Mësonjëtorja”, që në fillim e kisha quajtur, “Një ditë sa njëqind vjet”, unë ndjeva menjehere interesimin e Muharrem Fejzos. Tema ishte shumë larg gjithë filmave qe ishte prodhuar deri atëhere, brenda Kinostrudios, por ndihmonte edhe atmosfera e 100 vjetorit të Lidhjes se Prizrenit. Muharrem Fejzo e mori skenarin me entusiazmin që e karakterizonte. Sepse asnjë film ai nuk mund ta realizonte pa frymëzimin e tij dhe entusiazmin. Dhe entusiazmi i pare ishte të bëheshim miq, ashtu si bëhej ai edhe me të gjithë bashkepunetoret, përfshi edhe asistentet e tij, si Gjergj Xhuvanin.
Nuk i harroj ato vizitat në shtepi te tij, me një atmosfere të mrekullueshme artisti që ai e ruajti gjithe jetës, tek ngjitje shkallësh në një shtëpi të vogël dhe të bukur, që për mua duhet të kishte mbetur si monument.
Dukej sikur ai e kishte marrë përsipër filmin, nga respekti dhe dashuria e madhe për të atin, një burri krenar dhe autoritar. Dhe e them gati me siguri të plotë se edhe filmit tjetër historik “Guna përmbi tela” për luften e Vlorës, me skenar të Duro Mustafait, u realizua në nderim të figurës dhe kujtimeve të babait te tij, ashtu si u realizuan edhe shumë figura femërore, që ruan sqimën e nënës së regjisorit. Dhe nga ai kam kuptuar për herë të parë edhe Rolin e madh te jetës kulturore dhe njëkohësisht shtetërore, që luante ne Shqipëri edhe krijimi i bandës se parë muzikore, me shqiptare të kthyer prej Shteteve të Bashkuara te Amerikes, një prej të cilëve ati i tij, postuar prej tij deri në fund të jetës.
Gjatë gjithë perpunimeve te skenarit, une gjithnje vija gjithashtu me shpresë që Muharrem Fejzo të lexonte edhe ndonje poezi timen, për të kuptuar edhe tonalitetit të brezit jo aq me shumë entusiazëm. Dhe nëqoftëse në filmin “Mësonjetorja” ai futi gjithe epokën historike, unë u përpoqa te fusja dhe veten, gjithnjë e akuzuar nëpër korridoret e Kinostudios, për një botë poetike, që fatkeqësisht kuptohej si idilizëm. Por natyrat poetike arrijne ta kuptojne njëri tjetrin.
Dhe unë kuptova se përveç regjisor Muharrem Fejzio ishte një qytetar i madh.
Ne filmin “Një emër midis njerëzve”, ai iu fut materiale historike nga e para, veçanërisht jetes parlamentare të viteve 1920-1924, sepse çdo regjisor kërkon të bëjë të tij çdo ‘fije’ filmi. Dhe ne ishin koshiente që i jepnim publikut për herë të parë jetën parlamentare, e cila deri sot nuk ka zene vend të plotë ne jetën politike shoqërore shqiptare. Nëqoftese ky film po thuaj nuk jepet për shkak se Parlamenti i atëhershem ka përmendur traktatin e fshehte të Londres të demaskuar prej Leninit, ky nuk besoj të quhet një faj, por një fakt historik.
Dhe përseri atmosferë e mrekullueshme e filmit, thellësi kuadri e skalitur si me daltë, pune pikture e dalë kësaj hre nga dora e nje regjisores, që frymëzon të gjithë bashkëpunetorët. Atmosfere jete shqiptare kaq e ndryshme dhe kaq epokale nga njëra tjetri deri te “Guna për mbi tela” që në vizionin e parë para gjithe kineastëve ishte gati shtangës. Nuk i harroj ato fjalët e tij kur punonte në shtëpi me grupin e parë realizues, piktorin dhe operatorin, ku nuk nguronte të më ftonte edhe mua. Dhe katër shtyllat e tij, lidhur me dramaturgjinë, për të cilat ngulmonte gjithnjë dhe së pari duhet të më takonin mua, ishin fantastike. Sipas tij filmi nuk mund të mbante peshë pa tre apo katër shtylla të fuqishme, që sa me dramaturgjinë kishin lidhje edhe me një strukturë të plotë. Në zyrën e drejtorit, ku hidhej firma përfundimtare, për të futur filmin në prodhim, mund të bëhej një gjyq i vërtetë si nje beteje artistike e natyrshme dhe e shumëfishtë, midis skenaristit, regjisorit dhe aprovuesve të filmave te tij, si përshkruhen edhe në librin e tij me kujtime. Por nëpërmjet debateve u bëra edhe unë kineaste, si u bëne edhe plot të tjerë, qofte shkrimtare, që jashtë Kinostudios nuk arritën të kuptonin plotësisht gjuhën filmike.
Muharrem Fejzo e njihte këtë gjuhë si të thuash nga brenda, qe në plasticitet. Dhe nga dashuria për bashkëstudentin e tij Vangjush Furxhi, për të cilin foli gjithë jetës me adhurim të madh realizoi edhe filmin “Montatorja”
Të gjithë ravijëzimet dhe gërvishtjet e jetës së tij, u përpoq t’i tregonte nëpërmjet nje drame realiste te filmi “Binarët ” të cilin ai e donte tepër, por që asnjeri nuk e pa ne origjinal, njësoj si “Gunat permbi tela”. Por une asnjeherë nuk mund të arrija të kuptoja
Përs, si me thoshte vetë, e kishin parë aq shtrembër,vetem e vetëm se dy motrat e tij ishin martuar me italiane që gjatë luftës, dhe jetonin përtej Adriatikut.
Kur mori në dorë për të realizuar filmin “Muri i gjallë” mbi baladen e famshme të murimit, as unë as ai nuk mund të mendonim, se do te vinte dita që të mbronim këtë legjende shekullore.
Sepse sipas njerëzve të komisioneve nga legjenda dilte se dy vëllezër kishin tradhëtuar.. Dhe kuptohej sipas tyre se asnjë njeri nuk mund te kishte jetë të vet të brendshme dhe motive personale. Të rezistoje per këtë jetë të brendshme, qofte te filmi ‘Operacioni zjarri’ nuk ishte pak. Dhe kete Muharrem Fejzo e realizonte nëpërmjet skalitjes se figurave të roleve, thua se kishte mësuar nëpër akademitë londineze të ndërtimit dhe nënvizimit të karaktereve.
Për vete ai ishte një karakter i jashtëzakonshem, i mbushur plot humor, deri në fund si edhe i padorëzueshëm lehtë. Kolonjar tiranas që kishte marrë shumë edhe nga Kukësi, si edhe nga Italia e tij aq personale dhe familjare, që me sa duket e lidhi edhe me një vajzë durrsake.
Në tensionet e punës dhe montazhit, kur në kinostudio punohej natën zakonisht për të mbyllur fundin e vitit, ashtu në pagjumësi dhe tension, dhe ankesa shëndeti, i vinte nga shtëpia darka e veçantë, sa mua me vriste ndërgjegja për pakujdesitë e mia familjare.
Arben Bajo, skulpori i talentuar shqiptar që humbi nga Covidi, po si nderim dhe përkëdhelje të mirituar, ka lënë një koke bust të Muharrem Fejzos si kujtim të pavdekshëm për këtë kineast kaq të palodhshëm dhe kaq të përkushtuar. Filmat e tij tregojnë një punë vigane. Davidin që matet me Goliadin. Dhe filmi jeton, sebashku me ngjasjen e hidhur të vdekjes se Sandër Prosit gjatë xhirimeve të një filmi mbi një pranverë të hidhur.
Ku i gjete të gjithë ato minuta, ore, vite, shekuj o Muharrem Fejzo, që i le për të tjerët!
Si të mjaftoi jeta për të krijuar afreske njerëzore me aq dimensione plot emocione, deri në telajot dhe gdhendjet e fundit. Nderim një artisti kaq të bekuar. Thjesht Muharremit.