“Nomadland” dhe “Borat”, ishin fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, që i gjeti pjesën më të madhe të aktorëve duke komunikuar virtualisht nga shtëpitë e tyre.
Filmi “Nomadland”, interpretuar nga Frances McDormand, e cila portretizon një grua të pastrehë duke udhëtuar në Amerikën Perëndimore, fitoi çmimin “drama më e mirë”.
Ashtu siç pritej, ky ishte viti i grave pasi Chloé Zhao u shpall regjisorja me e mirë, duke u kthyer në gruan e dytë që fiton këtë çmim në historinë e Golden Globes, pas Barbara Streisand më 1983.
“Së pari, faleminderit kolegëve të mi të nominuar për filmat tuaj të bukur “, tha Zhao në fjalimin e saj të pranimit virtual. “Jam pa fjalë.”
“Shikoni, Nomadland në thelbin e saj, për mua, është një pelegrinazh përmes pikëllimit dhe shërimit,” tha Zhao. “Pra, për të gjithë ata që kanë kaluar këtë udhëtim të vështirë dhe të bukur në një moment të jetës së tyre, kjo është për ju. “
Filmi Borat, vazhdim i projektit tejet të suksesshëm Borat më 2006, është shpallur filmi më i mirë në kategorinë e komedisë.
“Faleminderit për këtë juri krejtësisht të bardhë hollivudiane”, ka thënë aktori Sacha Baron Cohen teksa ka pranuar çmimin, duke iu referuar ekipit që ka votuar për aktorët dhe filmat, brenda të cilit nuk ka asnjë anëtar me ngjyrë.
Sa u përket kategorive televizive, seriali The Crown ka qenë fitues i madh, duke fituar katër çmime në total. Josh O’Connor dhe Emma Corrin, u shpërblyen për rolet e tyre në serial si Princi Charles dhe Princesha Diana,.
“Golden Globes” është ngjarja e parë e madhe filmike, që nis sezonën e ndarjes së çmimeve për aktorë dhe filma, dhe shpesh ky organizim është tregues se edhe për çmimet “Oscar”.