Stefan Çapaliku, shkrimtar e dramaturg, me një intensitet krijues të vazhdueshëm, pas trilogjisë “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, boton dy libra më vete, po me rrënjë të përbashkët, si tekste elegjiake “antologji e jetës dhe vdekjes”.

Duke rrëmuar me fjalën, shkrimtari përcjell interesin e natyrshëm antropologjik mbi Varrezat e Rrmajit.

Është një bisedë që Arteka e ka përzgjedhur nga platforma online, “Politiko.al”, duke nxitur kureshtinë e lexuesve në marrëdhënien linguistike të rrëfimit, mes një gazetari dhe shkrimtari, në këtë rast të Çapalikut.

Intervista është realizuar në varrezat e Rrmajit në Shkodër.

“PolitikOn këtë herë shkon në Shkodër dhe bisedon me një shkrimtar, Stefan Çapalikun.

Një interistë ndryshe, e realizuar në monumentet funerale të Varrezave të Rrmajit, në Shkodër, cilësuar si dëshmi e gjallë e qytetërimit perëndimor.

Prej andej, Çapaliku, i njohur, dhe si dramaturg, e regjisor, bisedon me gazetarin Alfred Lela, mbi “antologjinë jetës dhe vdekjes”, që vijnë edhe si dy libra me vete.

Çapaliku tregon edhe “humusin” që ka krijuar Shkodra me humorin, por edhe qyteti që e “konkurron” në këtë drejtim.”, shënohet për këtë tharm të bisedës.

Është vend domethënës kulturalisht, Varrezat e Rrmajit për “ironi” një pikë e fortë turistike, në fakt si krenari e qytetit të Shkodrës për kohën e ndërtimit (rreth ‘800-ës) dhe mbajtjes së tyre në mister, por dhe për numrin më të madh të personaliteteve që ka pasur Shkodra, por edhe Shqipëria.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Kur një femër vishte historinë
Në “Tempull” të gazetares Anisa Ymeri/ Kafja e Madhe në Shkodër u shemb!
Figura femërore në botën bizantine
Karnavalet…
Itali/ Dokumentari i 1951 mbi ritualin unik të martesës arbëreshe
Gazetaria Investigative, BE i akordon çmimin e parë gazetares Klodiana Lala
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>