Eshtё ndarё nga jeta dirigjenti i njohur Milto Vako! Akademia e shkencave pёrmes njё letre shpreh ngushёllime familjes por sjell edhe njё biografi tё dirigjentit, si mё poshtё:

“Komisioni i Artit dhe Trashёgimisё pranё Akademisё sё Shkencave i shpreh ngushёllimet mё tё thella familjes dhe komunitetit muzikor dhe artistik tё vendit pёr ndarjen nga jeta tё dirigjentit tё njohur Milto Vako.

Milto Vako i pёrkiste brezit tё parё tё muziktarёve profesionistё shqiptarё tё pas Luftёs sё II Botёrore tё shkolluar nё institucionet e reja muzikore tё Shqipёrisё e mё pas nё ish vendet e demokracive lindore. Vako kreu shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” në vitin 1952 dhe në vitet 1952-1956 vijoi studimet e larta në konservatorin “Çajkovski” në Moskë, ku u diplomua si dirigjent kori, nёn drejtimin e profesorit me famё botёrore Sokollov. Menjёherё pas studimeve u emërua dirigjent në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore duke qenё krahu i djathtё i kompozitorit Cesk Zadeja i cili drejtonte artistikisht ansambin e krijuar nё vitin 1957. Puna e Milto Vakos pёr dirigjimin e korit tё AKVP e posaçёrisht pёr ti dhёnё jetё krijimeve tё kompozitorёve shqiptarё do tё mbahet mend gjatё. Ishte ai qё futi standardet e para tё kёndimit koral profesionist nё AKVP dhe qё ndikoi thelbёsisht nё arritjet dhe sukseset kombёtare e ndёrkombёtare tё kёtij ansambli.

Paralelisht kreu edhe detyra tё tjera qё lidhen me mёsimdhёnien nё Liceun Artistik dhe nё Institutin e Lartё tё Arteve. Me forcimin e kontrollit ideologjik nё fushёn e arteve, në vitin 1973, fillimisht internohet e mё pas arrestohet dhe dënohet pёr agjitacion e propagandё, duke vuajtur dёnimin në burgun e Tepelenës e mё pas nё atё tё Ballsh-it, deri në vitin 1982. Kthimi nё jetёn civile e privoi atё nga kryerja e detyrave artistike duke punuar si punëtor i thjeshtё në Ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Shkollave të Tiranës.

Pas viteve 1990, me rrёzimin e komunizmit Milto Vako i rikthehet profesionit tё tij. Fillimisht duke u angazhuar me korin e kishёs orthodhokse, kor i cili fillimisht u formua nёn drejtimin e dirigjentit Eno Koço pёr tё vazhduar nёn drejtimin e tij pёr gati 25 vjet. Pas kёsaj vijion aktivitetin pedagogjik pranё Fakultetit tё Muzikёs nё Universitetin e Arteve, si dhe atё artistik, nё tё gjitha format, por kryesisht duke drejtuar kore tё ndryshme. Pjesё e rёndёsishme e formimit tё tij lidhet edhe me disa kontribute konkrete qё ai dha nё pёrpunimin dhe harmonizimin pёr kor tё kёngёve popullore etj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Nuk shuhet zëri i Sherif Merdanit
Teatri i Operas si agjensi spektaklesh, është zhdukur repertori i 30-40 viteve…
Albumi i Ermonela Jahos në 100 regjistrimet më të mira
Ballkoni i romancave
Biografi: Gjoni Athanas në historinë operistike
Avni Mula: Rolet më të bukura në repertorin operistik, i kam kënduar me Ninën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}