nga Visar Zhiti

-Lajmet sot nga Atdheu ishin ende më të trishta, tronditëse, është shuar këngëtari, Princi i muzikës së lehtë, Sherif Merdani…I dashur për të rinjtë e kohës së tij, i dashur për ata që u zbardhën bashkë me të, zë gjeneratash, që donin të ëndërronin, kur ishte e ndaluar, zëri i dashurisë së tyre, që solli Europën me atë zë dhe prandaj e burgosën…Në burg e njoha dhe u bëmë miq në ferr. Dhe aty këndonte për ne fshehurazi, anglisht më shumë, këngën e tij, “When I am dead, my dear”… Dhe unë shkruajta një poezi fshehurazi për të në Qafë-Bari, ia dhashë ta lexonte, diku fshehurazi dhe ai dhe kujtoj, erdhi pas pak në dhomën ku isha unë e mes të burgosurve të tjerë, me sytë plot me lotë, më tha se poezia i kishte pelqyer shumë, shumë, nuk e mendonte “t’i thureshin ato fjalë…”.

Po e sjell tani prapë poezinë e burgut me dhimbjen se ai s’do ta shohe atë në librin që del së afermi, por që e dinte, se flisnim në telefon e shkembenim mesazhe. Kujtonim takimin tonë me kengetarin italian Riccardo Cocciante, të cilin e kisha ftuar në Ministrinë e Kulturës në Tiranë, erdhi, lajmërova dhe mikun tim, Sherifin, biseduam të tre. Këngëtari i famshëm italian u trondit që një koleg i tij shqiptar ishte dënuar prej këngëve, edhe ato italiane e mbase dhe prej ndonje te tijën… Pse, pse?? Nga që kendonte këngë të vendeve kapitaliste(?!).Sherifi këndoi kengët e popullit të tij, edhe aty ku kënga ka gezimin, ai hodhi dhimbjen e jetës, shpresën, edhe pse te deshpëruar, në fund të fundit ai me këngën theu pranga, edhe kur e prangosën…Nga dashuria për Sherifin, për zërin dhe vuajtjet, unë e kam personazh në burgologjinë time, në romanin “Ferri i çarë”, herë pas herë dilnin në gazetë pjesët për të dhe ai emocionohej gjithmonë si herën e parë. Punuam bashkë dhe në diplomaci, e pa besueshme! E i gezohej si fëmijë lirisë, skenës, suksesit serish, harronte vuajtjen…Sherifi mund të shkojë ku të dojë, në skena të tjera, në Qiell, në paqen e tij plot yje, por ai ka lënë zerin me një si mister tempujsh, me atë protestën e muzikës së mirë, që del nga frengjitë e brinjve, frymë jona. Sherifi këndoi kur ishte e veshtire, me jehonën e bukur – mallengjim e ngazellime njëherësh, prandaj dhe mbetet zëri më kuptimplotë i dy kohëve, zë që s’vdes, por tretet me erërat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Teatri i Operas si agjensi spektaklesh, është zhdukur repertori i 30-40 viteve…
Albumi i Ermonela Jahos në 100 regjistrimet më të mira
Nekrologji: Dirigjenti Milto Vako
Ballkoni i romancave
Biografi: Gjoni Athanas në historinë operistike
Avni Mula: Rolet më të bukura në repertorin operistik, i kam kënduar me Ninën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}