“Na ishte një herë një shegert i vogël këpucar, i cili kishte mbetur jetim pa nënë e pa baba. Ishte i vogël sa një kërthingël, por i zgjuar si një zog.” Kështu nis rrëfimi i “Aventurave të pazakonta të shegertit të vogël”, me një panoramëz kuptimplotë të të gjithë realitetit që përfshin një vogëlush, i vetëm në këtë botë të mjerë, për të jetuar pa mbështetjen e kujdesin e pazëvendësueshëm prindëror. Mungesë, e cila ngre murin më të madh në zbulimin e vetvetes, kuptimin e asaj që na rrethon apo përthithjen e mekanizmave për t’u përballur me botën. Mungesë, e cila mund të lërënjëriun në kapërcyell. Por ja që në këtë libër, shkrimtarja e mirënjohur kroate, Ivana Brlić-Mažuranićsjell mësime nga më të çmuarat për jetën, për fëmijët, dhe ajo qëe bën akoma më kuptimplotë, është leximin sa naiv aq edhe moralizuespër të rriturit. Në aventurat e Hlapitit, ndjenja e përkujdesit brumos lexuesit fëmijë me vlera nga më të paçmuarat të shpirtit njerëzor, siç janë ndihma për njerëzit në nevojë, apo dashuria e pakushtëzuar ndaj tjetrit. Por një mesazh akoma më i bukur vjen me dilemën më të madhe që rrëmon në shpirtin e njeriut, “kërkimi i vetvetes, për një jetë më të mirë”. Në libër, kjo tallazitje e mendjes së shegertit të vogël ndodh në një nga momentet më të vështira, gjatë qëndrimit në shtëpinë e ustait vetullngrysur, në atë moment kur i bie mbi shpinë faji i këpucëve të qepura me masë më të vogël nga porosia e dhënë. Edhe pse nuk ishte Hlapiti ai që i kishte punuar, nën një kërcim të vetëm të ustait vetullngrysur ku i thotë: “Çizmet do të digjen, por ti more përtac, do t’i paguash shtrenjtë ato”, tregon qartë atëçfarë e priste në të ardhmen, nëse shegerti i vogël do të vazhdonte të jetonte nën njëçati me të, pra dajaku i vazhdueshëm për çdo cingërimë të shpirtit të kyçur nga ndjenjat njerëzore të ustait vetullngrysur. Kështu, arratia është një nga simbolet më të bukura të këtij libri, arratia nga padrejtësitë, nga errësira e qarkulluar si një rrotë e verbër që rrotullohet në vend pa drejtim. Por arratia e shegertit gjithashtu ka edhe një tjetër simbol madhështor, atë të kryerjes së detyrës, çuarjes në vend të normalitetit të situatave të krijuara, cilado qoftë arsyeja. Në letrën drejtuar ustait vetullngrysur,shegerti i shpreh keqardhjen për emocionet e errëta që kish shprehur ai për këpucët e punuara me masë të gabuar: “Ju deshët t’i hidhnit këpucët në zjarr, më vjen shumë keq për këtë. Ndaj po iki nëpër botë që t’i hap pakëz ato, kështu çizmet nuk do të jenë më të ngushta. Bëhuni i mirë me shegertët e tjerë, jepuni më shumë supë dhe bukë të ngrohtë.” Në pak rreshta shprehet shpirti i pastër i një fëmije, pavarësisht keqtrajtimeve të pësuara. Dëshira e tij për një jetë të re të bukur, duke i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Kështu nis rrugëtimi i Hlapitit, i cili përfshihet nga aventura nga më të pazakontat dhe jo pak here edhe të vështira. Edhe prindërit, të cilët do t’ua lexojnë fëmijëve do tëintrigohen nga krimbi i kuriozitetit se ‘çfarë do të ndodhë më pas’. Rrugëtimi i shegertit ka një magji të veçantë në krahasim me çdo libër tjetër për fëmijë, pasi ky rrugëtim vjen nga ngjarje reale, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të lexojmë në librat për fëmijë ku në të shumtën përbëhen nga fantazia e rrëfimit, në të cilat personazhet jetojnë bashkë me dragonjtë, përbindësha, zana apo superheronj me fuqi të jashtëzakonshme. Kështu, të shtatë ditët e udhëtimit të vogëlushit, mbushen me takime me njerëz nga më të ndryshmit, nga shitësi plak i qumështit deri te vajza e vogël e quajtur Gita, e cila gjithashtu ishte larguar nga ustai i saj. I shoqëruar nga qeni i tij, Bundashi, dhe Gita ai bën rrugën e tij nëpër fshat, duke prishur komplotin e një hajduti veçanërisht të keq, duke e shndërruar atë nga një njerime plot vese,në një njeri që mund të ketë njëqëllim më të mirë në jetë. Hlapiti, Gita, Markoja dhe shumë personazhe të tjera, ndonëse të përshkruara nga autorja qysh më 1903, japin dhe sot e kësaj dite mesazhe kaq aktuale për mbarë shoqërinë njerëzore; mirësia të kthehet gjithnjë me mirësi. Fjoralba Hoxhallari
Një shegert zemërflori si Hlapiti
Nga Redaksia • 28 Gusht, 2020 • Fletore Letrare