Shkrimtari Stefan Çapaliku ironizon me vendimin më të fundit të dalë nga Ministria e Kulturës, se Ministria e Shëndetësisë ka kthyer mbrapsh, domethënë, anulluar kërkesën e Shoqatës së Botuesve për mbajtjen e përvitshëm të panairit të librit, çdo mesnëntori.

Në fakt ka pasur reagime të mediave, disa shkrimtarëve por dhe zëra të paktë botuesish që e kanë parë këtë si absurditet, por edhe vendimin e dytë për ta mbajtur online këtë event, nga më të rëndësishëmit në rajon për librin shqip.

Si të bësh dasëm pa nusen dhe dhëndrin – e ka quajtur botuesi i “Onufrit”, Bujar Hudhri mbajten online të panairit, nisur nga përvoja e panairit të librit në Fier.

Duke iu rikthyer dramaturgut Çapaliku, një antikonformist kur ja do puna, ai nuk ka kursyer mprehtësinë e tij të humorit, për të çuar në ferr këtë vendim të qeverisë, duke u shprehur se “Mora vesh se pavarësisht se qendrat tregtare do mbesin te hapura, sivjet nuk do kemi panair libri, sepse libri demton shëndetin”. Çapaliku ka vazhduar më tej, duke ndjerë si duket mungesën e protestës ndër kolegë të tij letrarë, por dhe “pushtetit” kulturor që kujdeset deri në detaj për punë të librit për të thënë se, “Për sa më sipër ka protestuar edhe Ministria e Kulturës, si dhe strukturat e tjera më imcake…”. E pra, këto punë si duket nuk mjafton të kenë një zë nga facebook, që Arteka.al i mbledh statuset si qukrrime kulturore, Çfarë shprehet për librin është dhimbje, dhimbje për autorin, për letërsinë shqipe, për librin si mungesë culture. Por ministria jonë e kulturës nuk e çan kokën, sepse e sheh më shumë kulturë me vu maskat nën logon qesharake “trego kulturën tënde”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
VITE APO VJET?
Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso
“Permanencat e historisë”/ Teza befasuese e historianit rumun: Pse Shqipëria është shumë pak “ballkanike”?!
Galaktika spirale mes Rosse dhe Van Gogh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}