Annie Ernaux, shkrimtarja franceze, librat thellësisht personalë të së cilës kanë vënë në dukje incidentet nga jeta e asaj vetë, përfshirë një abort ilegal në vitet 1960 dhe një marrëdhënie jashtë martese shumë pasionante, fitoi çmimin Nobel në letërsi për vitin 2022.

Mats Malm, sekretari i përhershëm i Komitetit të Nobelit e shpalli vendimin në një konferencë për shtyp në Stokholm duke thënë se ajo u shpall fituese “për kurajën dhe mprehtësinë klinike me të cilën zbulon rrënjët, ngatërresat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.”

Komiteti nuk kishte arritur të kontaktonte me autoren përmes telefonit, kështu që ajo pritet ta mësojë fitimin e çmimit nga lajmet.

Ernaux, 82, është shkrimtarja e shtatëmbëdhjetë grua që fiton Nobelin, një çmim i konsideruar gjereësisht si më prestigjozi në botën e letërsisë.

Librat e Ernaux përfshijnë librin e saj të parë Les Armoires vides, një kronikë e guximshme e rinisë së saj nga klasa punëtore, përfshirë një abort të kryer kur procedura ishte ende ilegale në Francë, dhe, Passion simple (Një pasion i thjeshtë), sjellë në shqip nga Klarita Lagji. Një pasion i thjeshtë u bë një libër i shumëshitur në Francë dhe flet për një marrëdhënie pasionante me një diplomat të huaj të martuar.

Një nga librat më të njohur të saj jashtë Francës The Years – Vitet, është një autobiografi eksperimentale që mbledh bashkë ngjarjet e mbi 70 viteve të jetës së Ernaux me ngjarjet nga historia e Francës. Në vitin 2019 ku libër ishte pjesë e listës së shkurtër të përzgjedhur për çmimin ndërkombëtar Booker, një çmim i madh për letërsinë që jepet në Britaninë e Madhe. “Kjo është një autobiografi ndryshe nga çdo gjë tjetër që mund të kesh lexuar,” shkroi Edmund Ëhite në një shkrim për këtë libër. (materiali u terhoq nga shtepiaelibrit.com; titulli redaksional)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Unë “bir i armikut”!
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}