Numri i lejeve të ndërtimit e nisi në rënie edhe vitin 2020. Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e parë u dhanë 184 leje ndërtimi, në rënie me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia e numrit të lejeve është një tendencë që nisi që prej gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe që u theksua edhe më shumë në tremujorin e fundit, edhe për shkak të pezullimit të përkohshëm nga tërmeti i nëntorit. Sipas Instat, vitin e kaluar numri i lejeve të ndërtimit pësoi rënie me 13%.

Megjithatë, një faktor që duhet mbajtur në konsideratë është edhe baza e lartë krahasuese e periudhave të mëparshme, kur lejet e ndërtimit kanë njohur një rritje të fortë. Në këtë kontekst, pavarësisht ngadalësimit në tremujorët e fundit, duket se ndërtimi ngelet në një cikël pozitiv. Tirana ngelet qendra e aktivitetit ndërtues, me 84 leje të dhëna për tremujorin e parë të vitit, e ndjekur nga Elbasani me 19 dhe Korça e Vlora me 16.

Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht me më pak se dy kate, por tendenca e ndërtimeve të reja prej vitesh është pozitive edhe në sektorin e biznesit.

Investimi në pasuri të paluajtshme vitet e fundit duket të jetë në rritje, mbështetur nga një përmirësim gradual i rritjes ekonomike, por edhe nga normat e ulëta të interesit të kredisë bankare.

Indeksi i çmimit të banesave që llogaritet me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë tregoi se në gjysmën e dytë të vitit 2019 çmimet mesatare të banesave në Tiranë u rritën me pothuajse 15%. Ulja e normave të interesit i ka shtyrë shumë familje të vendosin të blejnë një shtëpi të tyren për banim, por, në disa raste dhe si formë investimi.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, rreth 65% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kredia për blerjen e banesave e dhënë nga sistemi bankar shqiptar arriti në 121 miliardë lekë ose pothuajse një miliardë euro në fund të muajit mars në rritje vjetore me 13%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}