Në vënd të flas për rëndësinë e Ezra Pound (1885-1972) , njërit ndër poetët më të rëndësishëm të shekullit të XX, vendosa të flas me pak rrjeshta për rëndësinë e kësaj poezie , të cilën e kam përkthyer dhe botuar shumë e shumë vite më parë. Është raporti i Ezra Pound, një modern avanguardist dhe themelues i imazhinizmit, me poetin e shekullit të XIX, Walt Whitman, që flet më gjërë për raportin e asaj që çdo brez e quan letersi moderne, me para-ardhësit e vet që konsiderohen jo-modern.

Një temë që ka keqkuptime katastrofike në mëndjet e shumë krijuesve shqiptarë, të cilëve, të ndrymë për shumë vite në kufinj kafazesh ideologjikë, u pëlqen të tundin sot vend e pavend flamurin e modernizmit e të postmodernizmit.

Ezra Pound flet me një sinqeritet të rrallë, një cilësi madhore e poezisë së vet: e kam urryer Walt Whitman, sipas trendit që një shkrimtar që sapo fillon të shkruaj, mendon se duhet të urrejë poetët paraadhës. Faji gjithsesi nuk është imi, thotë ai, por mësimet që mora nga një baba -kokëderr ( modernizmi amerikan i fillimit të shekullit të XX).

Ndjehet i penduar. Por pendesa është kategori morale. Pound thotë se artistikisht, estetikisht, e ka gjetur formulën magjike të modernizmit: ne duhet të bëjmë gdhenje mbi trungun e drurit të prerë të letersisë së madhe para ardhëse. Ne kemi limfën, lëngun e jetës së pemës, por trungun e madh, dhe vete rrenjen, na i japin klasikët e medhenj! Na e japin para-ardhësit tanë!

Ka shumë studjues dhe krijues tek ne që mendojnë se modernizmi dhe postmodernizmi (vëre re se kohët e fundit të flasësh veç per modernizmin nuk është e mjaftueshme) -është një krijmtari me rrënjë në ajër ose një gdhenje në një degë shkurresh! Ju lutem lexojeni me kujdes këtë poezi të Ezra Pound, që për mendimin tim ka vleren e një traktati estetik.

NjË MARRËVESHJE

Bëj një marrëveshje me ty, Walt Whitman

– Të kam përçmuar për një kohë të gjatë.

Tani vijë si ai djali i rritur

Që ka patur një baba kokëderr;

Jam aq i rritur sa t’i zgjedh vetë miqtë.

Ishe ti që preve pemën e re,

Tani është koha për të bërë gdhendje,

Ne kemi : njëri limfën dhe tjetri rrënjën

– Le të bëjmë tregti mes nesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Të përndjekurit nuk i luftuam me plumba, por me shpërfillje
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Unë “bir i armikut”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}