Vepra e poetit pers të shekullit të 14 –të nuk është thjesht shumë e  bukur, është gjithaq e dobishme. Hafizi na mëson  sesi të marrim më të mirën nga jetët tona, shkruan Daniel Ladinsky.

Shams-ud-din Muhammad Hafiz (c. 1320-1389) është një nga poetët më të dashur persë dhe është konsideruar nga shumë – prej kulturave të ndryshme – si një nga shtatë mrekullitë letrare të botës. Ralph Waldo Emerson  dhe Johann Wolfgang von Goethe, bien dakord për këtë. Siç ka thënë Emersoni për Hafizin,  “Ai nuk i friket asgjëje. Ai sheh shumë larg , ai sheh përtej; si i tillë është i vetmi njeri që do të doja të shihja,  ose të isha.”  Emersoni i dha Hafizit atë përgëzim madhështor dhe të famshëm, “Hafizi është poeti i poetëve”. Të dy e përkthyen Hafizin dhe,  pas studimit të thellë që Goethe i bëri poetit, do të deklaronte  se “Hafizi nuk ka të ngjashëm.” Poemat e Hafizit janë admiruar edhe nga emra të tjerë  të shquar si Nietzsche dhe Arthur Conan Doyle, personazhi i mrekullueshëm i të cilit, Sherlock Holmes  citon Hafizin. Edhe Garcia Lorca e lëvdoi poetin Sufi. Johannes Brahms ishte aq i prekur nga vargu i tij sa përdori disa syresh në kompozime. Madje edhe Mbretëresha Viktoria thuhej se ishte konsultuar me Hafizin në kohë nevoje –zakon në Lindjen e Mesme,  për shekuj.  Fal-e Hafiz, është një traditë e lashtë në të cilën lexuesi i kërkon Hafizit këshillë kur përballet me vështirësi apo në një pikë kyçe në jetën e tyre – duke i trajtuar librat e tij si një orakull dhe duke i hapur ata me dëshirë të thellë nga shpirti i tyre për udhëheqje.

Një pllakë qeramike – me gjasë i pikturuar shumë vite pas vdekjes së tij – tregon një ngjashmëri me poetin Hafiz ( Kredit: De Agostini/ Getty Images)

Larmia e Hafizit është vërtet magjepsëse dhe provokuese hera-herës:

Jam një vrimë në fyellin, ku fryma e Krishtit

kalon përmes – dëgjoje këtë muzikë!

Pastaj kjo, nga një poemë tjetër: 

Shihe  buzëqeshjen në buzët e Tokës,  këtë

mëngjes, ajo u shtri prapë me mua mbrëmë!

Ndiej se Hafizi është një mjeshtër i rrallë i “dobisë së dritës” ose “diellit” dhe “dobisë së artit”. Poezia e tij  e fal dashamirësinë e saj dhe aftësinë për të dhënë zemër, gjallëron dhe pasuron ata në nevojë. Arti duhet të jetë dashnor; duhet të rrezatojë dhe të të ngrohë në çdo të ftohtë. Arti mund të shuajë etjen dhe urinë e brendshme. Dhe duke studiuar jetët – dhe duke punuar me poezinë – e Rumit, Mikelanxhelos, Shën Françeskut, Kabirit, Miras dhe Hafizit dhe shumë poetë-profetëve të tjerë, në Lindje dhe Perëndim,  mësova se ka pasur një emërtues të përbashkët në veprën e tyre. Ata më ndihmuan t’i jap formë një përkufizimi me tri fjalë të artit, që më pas ndjeva se, ishte një matës i vërtetë për suksesin e çdo lloj poeme apo shkrimi, më të cilën jam  përfshirë, përfshirë edhe të miat. Ashtu si Emersoni e pa Hafizin si një matës të çiltër të vetes në të gjitha ndërveprimet, përpiqem të mbaj Hafizin përpara vetes ndërsa merrem me një individ tjetër apo kafshë, krijesë apo edhe bimë. Ndërsa uji derdhet përmes rrobës për të mbledhur papastërtitë, përpiqem ta derdh veten përmes poemave të Hafizit dhe parafytyrimeve të mia për të.

Në çast

Ato  tri fjalë që Hafizi merr shembull e,  që erdhën tek unë gjatë studimit të jetëve dhe veprave të të mëdhenjve që përmenda,  janë përkufizim i rëndësishëm, qëllim  i artit dhe një standard që i vë vetes: Përfshihu  dhe jep!

Ndoshta atributi  dhe vlera më e madhe  e artit është të mbërthesh dhe shfrytëzosh  vëmendjen e një njeriu tjetër. Kur këtë e bën bukuria, dëshmitari apo audienca, përfiton gjithnjë. Ndërsa Hafizi thotë:

Fytyra e malit më ngriti më lart se

veten.

Pulitja e këngës më rreshtoi   me gëzim. Dhe njoha një

melodi që parajsa gumëzhin.

Pylli, që më lë të eci mes të zhveshurave

gjymtyrë të tij, më pati në gjunjë edhe njëherë në heshtje

Duke britur – po, po miku  im i shenjtë, lëre

shkëlqimin tënd të më gëlltisë!

Të angazhohesh me një mësues të vërtetë si Hafizi do të thotë  të kesh përbërësit e qëndrueshëm të vendosur në mendje që,  kur gatuhen përmes soditjes,  na ndihmojnë të bëjmë jetë më të mirë.

I qenësishme për të tërhequr  interesin e dikujt është ta bësh të pranishëm. Dhe me aq shumë njerëz që vuajnë tiraninë e ngjarjeve të shkuara apo anktheve për të ardhmen, çfarë dhuratë mund të jetë të jesh në të tashmen, veçanërisht  nëse një xhevahir rrëshqet  në xhepin tënd nga goditje e magjike furçe, në shkrim,  skulpturë, instrument apo hapa baleti. Hafizi na ndihmon të trashëgojmë një thesar që është tanimë i yni, i dekretuar në lindje; dhe ai flet drejtpërdrejt rreth saj në disa prej poemave të tij – si të arkivosh thirrjen tënde!

Qielli që shijon verë

Kam botuar afro shtatëqind  poema të Hafizit në gjashtë libra. Dhe shtysa pas çdo rreshti që kam shkruar rreth Hafizit ka qenë të ndihmoj në ndezjen e një qiriu në zemër, në mbështetjen e  nevojës së përjetshme për t’u argëtuar, për të qeshur dhe vallëzuar “për të ngritur cepat e buzës”.

Peshën që mund të jetë mbi ne në një orë apo një ditë,  Hafizi është aty për ta bërë më të lehtë.

Dashuria e tij për ne është e sprovuar nga koha, vazhdon të na inkurajojë dhe mund të jetë frymëzuese. Na ndihmon të falim ata që  ende duhet t’i  falim dhe,  të nderojmë ata që ende  duhen nderuar. Dhe forca e tij herkuliane, përndritja e tij, do të jetë brenda  në ju,  sa edhe ju të dëshironi (dhe ta shihni veten  më të aftë) të mos lëndoni  kurrë një njeri,  përmes tingullit apo lëvizjes. Thuhet se,  Hafizi u bë i paaftë për ndonjë veprim të pahijshëm.  Në qindra mënyra Hafizi i adresohet asaj çka na pengon për të jetuar jetë më të plotë. Me metaforat unike, të hijshme, dëshiron të ndihmojë tiparet më të larta tek ne, në mënyrë  që të udhëheqin pjesët e tjera drejt një vendi ku mund të  marrim frymë më lehtë dhe të pushojmë  më shumë e të themi: “Ah, kjo botë nuk është aq e keqe, në fakt, është e mahnitshme!” 

Varri i poetit në qytetit iranian i Shirazit është një destinacion popullor turistik.

Hafizi thotë:

Nëse gjunjët nuk të janë përthyer  nga dalldia , ndërsa qëndron kur

një vel çahet.

Nëse një lot i gëzuar  mirënjohjeje  nuk ka kënduar,  duke kërcyer prej

syrit.

Nëse gjithë ç’prek pëllëmba jote nuk mund të t’ndihmojnë të zbulosh

Shumë të Dashurin.

Fjalët e mia janë plot me të fshehta të arta,  që nuk janë aq të vështira

për t’u zbërthyer dhe do të shërojë njëqind frikëra dhe sëmundje.

Shumë nga poezitë e Hafizit flasin  rreth çlirimit të shqisave dhe pastrimit të vullnetit, kështu bëjmë më shumë “shijim vere të qiellit” dhe mbajmë më butë – në mendime apo me krahë – gjërat që duam më shumë dhe i njohim si ushqyerja e çmuar. Ai çliron nga gracka “flatrat tona prej smeraldi”

Rrëfenja e mjeshtrit

Dy histori të Hafizit që mësuesi im më kish rrëfyer më vijnë ndërmend dhe sërish, tregojnë larminë e madhe të Hafizit. Për mua aftësia e tij e jashtëzakonshme kurrë nuk zbehet. Duke u përfshirë dhe dhënë vazhdimisht. Duke udhëhequr  në mënyrë krijuese.

Historia e parë rrëfehet kështu:

Njëherë një grua e re erdhi tek Hafizi dhe tha,

“Cila është shenja e dikujt që njeh Zotin?”

Dhe Hafizi u bë shumë i heshtur dhe qëndroi ashtu

për një hop…duke parë me dhembshuri thellë në

sytë e së resë, e më pas foli butë,

“E shtrenjta ime, ata kanë hedhur kamat. Njeriu që njeh Zotin ka hedhur thikën mizore

që aq shpesh e përdori ndaj vetes së brishtë dhe  – të tjerëve.”

Historia e dytë jehon ndjeshmëri, që është pjesë e dinamikës njerëzore e që,  Hafizi e përqafon plotësisht  dhe shpesh e përdor si një pedanë drejt qiellit – siç trupi dhe dëshirat mund të jenë. Thotë:

Një student serioz- mbase shumë serioz- universiteti

nga një vend tjetër erdhi tek Hafizi për

t’i kërkuar personalisht leje për të përkthyer disa

prej poemave të Hafizit,  në një libërth.

Ai i tha Hafizit, “Cila është cilësia thelbësore

në poemat e tua që më duhet ta përfshij në

përkthimet e mia që t’i bëj ato të qëndrueshme dhe origjinale?”

Hafizi buzëqeshi dhe i vendosi krahët e tij tek

shpatullat e burrit, më pas i tha, “A do vërtet ta dish?”

Dhe burri i ri tha, “Sigurisht”.

“Epo mirë, atëherë,” nisi Hafizi dhe vijoi

“Poemat e mia ngrenë qoshet e gojës – gojën e shpirtit,

 gojën e zemrës. Dhe mund të prekin çdo hapje

që mund të bëjë dashuri.

Ashtu si jeta e mahnitshme që,  dielli dhe toka japin në dobinë e tyre mrekullibërëse, kështu edhe artisti mundet ndonjëherë ta ndajë me  të dhe me  çdo qenie njerëzore që,  është plot me pasion të gjallë – ose e gatshme të vdesë për një kauzë të madhe apo ideal sublim.

Kështu mundet edhe mendja që e di se të gjitha format janë pjesë e Vetes së përsosur dhe  e trajton gjithçka me respekt. Dhe dora e shenjtë shtrihet nga dhembshuria e thellë dhe mençuria e Hafizit. Një përqafim i butë është aty për shpirtin e tij, ndoshta të gjithëpranishëm. Mozaiku i vetëdijes së përndritur në poemat e tij na çon tek një vetëdije,  fuqizim dhe liri më e madhe. Sulmi i pazbutur i tij prej gjeniu lodrues është minierë ari. Dhe romanca e bukur mund të nisë me të gjithë ata që i mbajnë me dashuri librat e tij. Perktheu: S.B

*Daniel Ladinsky është poet dhe interpretues i poezisë mistike që ka shkruar shumë libra rreth Hafizit. Marrë nga BBC

Ilustrim nga koleksioni i shekullit të 19-të  të poemave të Hafizit e  shfaqin poetin,  duke ofruar veprën e tij një përkrahësi të artit. Kredit:Wikipedia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Unë “bir i armikut”!
Ta themi këtu… midis nesh!
Teatri si maqineri e propagandës politike (II)
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Teatri si maqineri e propagandës politike (I)
Historia shqiptare, çfarë mbahet e fshehur në arkivat e Stambollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}