Nga Andrew Moravcsik

Disa muaj më parë, kur pandemia e Covid -19 goditi fort Evropën, titujt kryesorë në media përshkruanin spitalet e tejmbushura më të sëmurë në Itali, gabimet në politikat shëndetësore në Britani dhe Suedi, keq-menaxhimin e kujdesit për të moshuarit në Belgjikë, apo sjelljen e keqe të të rinjve në diskoteka.

Dy muaj më vonë – pasi qeveritë evropiane vendosën masa bllokuese, imponuan përdorimin e maskave, testuan dhe gjurmuan masivisht – numri i rasteve të reja ra. Në korrik, evropianët që pushonin po shëtisnin nëpër Piazza Navona në Romë, ndiqnin operat në Salzburg dhe darkonin në Paris.

Ndërkohë, amerikanët nuk janë të mirëpritur të kalojnë Atlantikun, pasi Shtetet e Bashkuara kanë një situatë më të keqe me Covid-19. Rastet e reja u rritën gjatë verës, duke qenë 10 herë më të larta sesa mesatarja e Evropës. Por suksesi i Evropës nuk është i rastësishëm. Studimet tregojnë se vendet me barazi më të lartë të të ardhurave dhe me rregullore të mira të bazuar tek ekspertiza shkencore – fusha në të cilat vendet evropiane shkëlqejnë – kanë tendencën të përballen me mirë me koronavirusin e ri.

Vendet evropiane kanë një ambient më të dëshirueshëm për të jetuar dhe bërë biznes: Në një sondazh global, vendet evropiane kapën 7 nga 10 vendet e para në listën e “Forbes” të 2019, si kombet me reputacionin më të mirë për suksesin social, ekonomik dhe politik, ndërsa Shtetet e Bashkuara mezi u renditën tek 40 të parët.

Pandemia e koronavirusit, është vetëm një nga shembujt e shumtë të një prirjeje të përgjithshme midis gazetarëve, analistëve, diplomatëve dhe politikanëve për t`a nënvlerësuar Evropën. Për një brez të tërë, analistët kanë vënë bast kundër së ardhmes së Evropës, duke argumentuar se asaj i mungon rritja e lartë ekonomike, institucionet e përqendruara politike, legjitimiteti i brendshëm dhe mjetet e forta ushtarake që kërkohen për të pasur një prani globale efektive.

Shumë prej tyre parashikuan se euro do të kolapsonte, se zgjerimi nga 15 në 28 anëtarë do të dështonte, dhe se votuesit do t’i refuzonin idealet evropiane. Megjithatë ata e kishin gabim: Asnjë nga këto nuk ndodhi. Aftësia e Evropës për të habitur skeptikët, nuk është më shumë e dukshme sesa në politikën e jashtme.

Gjatë dekadës së kaluar, evropianët janë përballur me 4 sfida epokale të politikës së jashtme, që përfshinin rivalët më të fortë të fuqisë së madhe, dhe forcat më të fuqishme të globalizimit në botën e sotme. Në vitin 2014, Rusia sulmoi Ukrainën. Në vitin 2015, miliona emigrantë vërshuan përtej Mesdheut dhe vitin që pasoi referendumi pro Brexit kërcënoi ta shpërbëjë Bashkimin Evropian.

Dhe që nga viti 2016, Donald Trump, në fillim si kandidat dhe më pas si president i SHBA-së, e ka sfiduar fort NATO dhe aleancën trans-atlantike. Në secilin rast, gazetat botuan reportazhe pompoze, teksa thinj-tanke të ndyrshme në Perëndim botuan parashikime të tmerrshme të rënies së afërt të Evropës.

Ndërkohë politikanët në Uashington, Pekin dhe Moskë e cilësonin Evropën si strategjikisht të parëndësishme. Por në secilin rast evropianët ia dolën që të dominojnë në heshtje. Ata kanë pasur sukses duke përdorur aftësi jo-ushtarake, që ata i përdorin në një mënyrë më efektive se kushdo tjetër në botë sot:ndihma e huaj, marrëveshjet e tregtisë dhe punësimit, imponimi i standardeve rregullatore, kultivimi i ligjit dhe organizimit ndërkombëtar, diplomacia e vendosur por e qetë dhe promovimi i demokracisë.

Udhëheqësit evropianë injoruan skeptikët dhe drejtuan një përpjekje perëndimore për ta përballuar Rusinë në lagjen e saj. Vetëm 6 vjet më vonë, rezultati është mbresëlënës. Ukraina – me minus 7 për qind e territorit të saj të pushtuar nga Rusia dhe simpatizantët e saj – është tani një vend i pavarur që po ndërton një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë me Perëndimin.

Ukraina po shijon një rritje të fuqishme ekonomike, dhe demokracia e saj vazhdon të konsolidohet. BE dhe shtetet e saj anëtare i kanë dhënë këtij vendi rreth 20 miliardë dollarë ndihma që nga viti 2014, krahasuar me më pak se 2 miliardë dollarë ndihmë ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2015, pak më shumë se 1 milion emigrantë të parregullt mbërritën në Evropë – fluksi më i madh se në çdo periudhë që pas Luftës së Dytë Botërore. Shumica ishin refugjatë sirianë që kërkonin azil. Qindra miliona njerëz në mbarë botën duan të emigrojnë dhe vendet evropiane mbeten destinacionet më të dëshiruara.

Kjo bëri që shumë t’i shohin valë të tilla emigrimi si të pashmangshme dhe të pa rezistueshme. Ekspertët konservatorë proklamuan “vdekjen e Evropës”. E megjithatë, përgjigjja e shpejtë dhe e suksesshme spektakolare e Evropës tregon se emigrimi masiv mund të kontrollohet.

Që nga viti 2015, fluksi i emigrantëve ilegalë ka rënë me 88 për qind – nga pak më shumë se një milion në rreth 123.000 në vitin 2019 – dhe ka vazhduar të bjerë edhe këtë vit. Ndërkohë janë ulur edhe vdekjet në det. Reagimi i shpejtë, i suksesshëm dhe spektakolar i Evropës ndaj krizës së migracionit, tregon se migrimi masiv mund të kontrollohet.

Qeveritë evropiane e arritën këtë duke miratuar politika të vështira, por efektive. Ata ndërtuan mure, gardhe dhe sisteme të ndjeshme të teknologjisë së lartë. Ata e kriminalizuan trafikun e emigrantëve, madje edhe me tragete tregtare apo avionë aeroplanë. Evropa nënshkroi marrëveshje me vendet tranzite si Turqia, Libia, Maroku, Tunizia dhe Egjipti.

Të gjithë ato kanë rënë dakord të patrullojnë brigjet e tyre, të strehojnë miliona emigrantë të mundshëm, dhe të bashkëpunojnë me agjencinë e kontrollit kufitar të BE, Frontex. Në këmbim, përfitojnë ndihmë financiare, koncesione tregtare, udhëtime pa viza dhe pajisje të kontrollit kufitar.

Idealistët evropianë dhe aktivistët e të drejtave të emigrantëve akuzojnë qeveritë evropiane për hipokrizi:A nuk po tradhtojnë ato frymën e detyrimeve të tyre etike dhe ligjore ndërkombëtare për të lejuar çdo refugjat ose emigrant të kërkojë mbrojtje ndërkombëtare?

Qeveritë evropiane zgjodhën këtë strategji pasi ato janë pragmatike. Qytetarët e tyre e konsiderojnë emigracionin çështjen më të rëndësishme me të cilën përballet Evropa.

Migrimi e kërcënon stabilitetin e sistemeve të moderuara politike të Evropës: Asnjë qeveri nuk do të qëndronte për shumë kohë në këmbë nëse do të mbështeste hyrjen e pakontrolluar të emigrantëve nga rajone të kulturave të ndryshme. Kjo gjë do të minonte politikat e tjera.

Gjatë viteve 2001-2016, britanikët e renditën emigracionin si një nga çështjet më të rëndësishme politike me të cilat përballet vendi, dhe kjo diktoi në fund edhe Brexit. Në planin afatgjatë, udhëheqësit evropianë e shohin uljen e migracionit të pakontrolluar, edhe brutalisht nëse është e nevojshme, si mënyrën e vetme për të ecur përpara.

Ekspertët kryesorë të politikës së jashtme argumentojnë se ekstremizmi i rritur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë – dhe jo ngritja e sfidave të fuqisë së madhe – përbën tashmë kërcënimin më të madh për rendin ndërkombëtar liberal të Luftës së Ftohtë. Në Evropë, shumë njerëz druhen se qeveritë ekstremiste mund të fitojnë më shumë referendume për daljen nga BE ose t’i bashkohen Trumpit dhe Putinit në qasjet e tyre proteksioniste.

Por edhe kjo frikë rezultoi e ekzagjeruar. Populistët nuk rezultuan të ishin aq të fuqishëm sa i cilësonin mediat. Marin Lë Pen, drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Tubimi Kombëtar, ishte pranë zgjedhjes presidente në vitin 2017.

Mediat anembanë botës thoshin se ajo do të ishte presidentja e ardhshme e Francës. Por Makron e mundi me dyfishin e votave, dhe sot Tubimi Kombëtar ka vetëm 7 nga 577 vendet gjithsej në Asamblenë Kombëtare.

Ndër pasuritë kryesore gjeopolitike të Evropës është partneriteti i saj i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që për 75 vjet ka përbërë themelin e politikave të mbrojtjes dhe ekonomike të Perëndimit. Në vitin 2016, si një kandidat presidencial, Trump e vuri në pikëpyetje këtë partneritet, duke e deklaruar NATO “të vjetruar”, dhe duke kërcënuar të dilte nga aleanca nëse evropianët nuk shpenzonin 2 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje.

Por si president, Trump më shumë ka “lehur” sesa ka “kafshuar”. Shpenzimet evropiane në  mbrojtje janë rritur vetëm pak. Dhe brenda 3 muajsh nga marrja e detyrës, presidenti amerikan tha se NATO “nuk është e vjetruar”. Zv/presidenti Majk Pens, i siguroi aleatët se angazhimi i Uashingtonit mbeti “i palëkundur”.

Stilit të qetë dhe të durueshëm të politikës së jashtme të Evropës i mungon flakërimi dhe karizma e diplomacisë së modës së vjetër të krizave, e zhvilluar nën hijen e forcës shtrënguese. Ndryshe nga Amerika e Trump, Evropa nuk pushton titujt e mediave duke nisur në mënyrë të përshpejtuar luftëra tregtare apo ato me armë.

Ndryshe nga Rusia e Putinit, ajo nuk prish zgjedhjet dhe nuk censuron internetin. Ndryshe nga Kina e Xi Jinping, ajo nuk burgos pakicat etnike ose nuk provokon përplasje ushtarake përgjatë kufijve të saj. Pragmatizmi i Evropës i zhgënjen shpesh idealistët.

Udhëheqësit evropianë, duke e ditur se nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet e botës, i zgjedhin betejat e tyre me kujdes. Ata u shmangen veprimeve të sikletshme dhe kauzave të pashpresa, që në retrospektivë duken shpesh të keq-gjykuara, si rrëzimi i Sadam Huseinit apo dëbimi i Rusisë nga Krimea. Edhe pse mund të jetë e mërzitshme, kjo politikëbërje në rritje dhe teknokratike, funksionon. Në shekullin XXI, politika të tilla janë jo vetëm të qëndrueshme por të suksesshme. Evropa është e ardhmja.

Shënim: Andrew Moravcsik, është politolog dhe drejtor i Programit të Bashkimit Evropian në Universitetin e Prinstonit, SHBA.

Marrë me shkurtime nga “Foreign Policy” – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}