First Investment Bank (Fibank) nuk ka arritur të sigurojë rritjen e nevojshme të kapitalit nga investitorët privatë në Bursën e Sofjes, duke detyruar qeverinë bullgare në blejë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të reja të ofruara nga banka. Blerja e aksioneve do të bëhet përmes Bankës Bullgare për Zhvillim (BDB), institucion financiar në pronësi të qeverisë bullgare.

BDB do të blejë 28.3 milionë aksione të Fibank për 141 milionë leva ose afërsisht 72 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 70% të kapitalit që Fibank kishte kërkuar në Bursë, përmes emetimit të aksioneve Pas blerjes, qeveria bullgare, përmes BDB, do të zotërojë rreth 19% të kuotave në Fibank.  

Vendimi i qeverisë bullgare për të financuar kapitalizimin e Fibank ngjalli debate në opinionin publik, edhe për faktin se aksionet e reja do të blihen me një çmim prej 5 leva për aksion, gati dy herë më shumë se çmimi prej 2.6 levash me të cilin tregtoheshin aksionet ekzistuese të Fibank në Bursën e Sofjes, në kohën e nënshkrimit të aksioneve të reja.

Së fundmi, qeveria bullgare rriti me 700 milionë leva kapitalin e bankës së saj të zhvillimit, BDB, me qëllimin kryesor mbështetjen e kompanive private të prekura nga kriza e Covid-19.

Vendimi për të blerë aksione në Fibank shkaktoi pakënaqësi dhe akuza se këto para po përdoreshin për të rikapitalizuar bankën dhe jo për të mbështetur bizneset bullgare. Megjithatë, qeveria e Bullgarisë qartësoi se blerja e aksioneve të Fibank do të bëhet përmes alokimit të një shume shtesë nga buxheti i shtetit dhe jo me fondet e parashikuara për mbështetjen e ndërmarrjeve të prekura nga kriza.

Qeveria bullgare e motivoi vendimin për të blerë aksionet me interesin e pakët që kishin shfaqur investitorët privatë për të marrë pjesë në rritjen e kapitalit prej 200 milionë levash ose rreth 102 milionë eurosh të ofruar nga Fibank.

Banka Qendrore Europiane vendosi pas inspektimit të vitit të kaluar se Fibank kishte nevojë për një rritje kapitali prej rreth 263 milionë eurosh. Përmbushja e këtij rikapitalizimi nuk është thjesht problem i Fibank, por kusht i domosodshëm që Bullgaria të hyjë në Mekanizmin e Këmbimit Valutor (ERM II). Kjo është arsyeja kryesore pse qeveria bullgare vendosi të mbulojë vetë një pjesë të madhe të rikapitalizimit të bankës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}