Raporti mes dëmeve dhe primeve në tregun e sigurimeve ka arritur nivelin rekord prej 62%. Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dëshmojnë se në katërmujorin e këtij viti, ky tregues është rritur me rreth 25 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një raport kaq i lartë mes dëmeve dhe primeve mund të jetë normal në shumicën e tregjeve të tjerë, por për atë shqiptar përbën rezultatin e kushteve të jashtëzakonshme.

Tërmeti i 26 nëntorit solli dëme të konsiderueshme për kompanitë e sigurimeve, ndërsa paralizimi i ekonomisë ndikoi në rënien drastike të primeve të shkruara bruto.

Burimi: AMF

Shifrat e AMF-së tregojnë se siguruesit për katër muajt e parë të këtij viti paguan rreth 2.9 miliardë lekë dëme, në rritje me 51% krahasuar me vitin e kaluar. 58% e dëmeve të paguara këtë vit i takojnë klasës së fatkeqësive natyrore, që e bën mëse të prekshëm efektin e tërmetit në tregun e sigurimeve.

Viti 2020 shënon herën e parë që dëmet në sigurime nuk dominohen nga sigurimet motorrike, por nga produktet e sigurimit të katastrofave. Deri tani, vlerësohet se kompanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 15 milionë euro dëme nga tërmeti i nëntorit 2019.

Nga ana tjetër, mbyllja e ekonomisë ka ndikuar në mënyrë të paevitueshme edhe të ardhurat e kompanive të sigurimit. Primet e shkruara bruto ranë me 11% për katërmujorin e parë të këtij viti.

Kombinimi i faktorëve të mësipërm e ka rritur raportin mes dëmeve dhe primeve në nivele të paprecedentë për tregun shqiptar të sigurimeve. Historikisht, ky raport ka qenë tejet i ulët dhe siguruesit në Shqipëri kanë shpenzuar gjithmonë më shumë para për nevojat administrative dhe për marrjen në sigurim, sesa për të paguar dëmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}