Seks, dhuna dhe vrasje mafioze – tre produksione të Filmit me Metrazh të Gjatë që janë shfaqur në tre mbrëmjet e festivalit ndërkombëtar “Dea Open Air”, në sallen e Universitetit të Arteve.
Bonnie & Bonnie – Ali Hakim – Gjermani 2019
Mbrëmja e dytë e festivalit të filmit “Dea Open Air” ka vazhduar me produksionin e regjisorit afgan Ali Hakim, i cili vitin që shkoi ka pasur deputimin e filmit me metrazh të gjatë “Bonnie & Bonnie” në rrethin e Hamburgut në Wilhelmsburg. Regjisori është rritur në këtë zonë dhe ende jeton atje, dhe ky fakt tregon qartë pse emir i tij mban këtë projekt. Kritika është tërhequr pas mënyrës se ai ka sjellë atmosferën e veçantë të ishullit të Elbës, si më mbresëlënësja, ku ka vendosur historinë e tij të dy vajzave të reja që luftojnë për dashurinë e tyre të ndaluar.
17-vjeçarja Yara (Emma Drogunova) pëlqen të kërcejë dhe të bredhë nëpër Ëilhelmsburg me miqtë e saj, dhe shpesh këto sekuenca jete i filmon dhe poston në internet. Në njërën ditë të kësaj atmosfere argëtuese, Jara takon Kikin, më e madhe në moshë, dhe magjepset mënjëherë pas saj. Gradualisht mes tyre nis një marrëdhënie dashurie, por që nuk mund të lejohet. Duke qenë se Jara vjen nga familje shqiptare, emigrant, homoseksualiteti është një tabu, e papranueshme. Në rolin e babait të Jarës është aktori shqiptar Kasem Hoxha, dhe “familja” e tij është me aktorë gjermanë, konkretisht vëllai i Jarës, Bekimi zbulon sekretin e saj. Në këtë histori të palejuar ato të dyja marrin vendimin të largohen.
Ka një ngjarje me titullin e filmit ku “Bonnie & Bonnie” është një kujtesë për çiftin criminal me famë botërore Bonnie dhe Clyde, ku në këtë rast Hakim nuk jep një baladë gangsterësh, pavarësisht nga e kaluara kriminale e Kikit, por një dramë dashurie.
Dy të rejat janë poetike, pas puthjes së parë ato ëndërrojnë të ikin së bashku në Francë. Kjo është në kontrast me realitetin e zymtë, ku Jara punon në një supermarket si shitëse, dhe Kiki si bariste në një bar sportive në përpjekje të përditshme të burrave që e provokojnë në mënyrë të vazhdueshme.
Nga ana tjetër jepet një familje emigrantësh shqiptare, që përplasen me problemet e përditshmërisë për të siguruar jetën, dhe problemet që vijnë në familje. Babai i Jarës është i rreptë, fanatik dhe kërkon ta martojë vajzën me një 17 vjeçar, bashkëatdhetar, ndërsa vëllai i madh, Bekimi del në çdo moment në mbrotje të nderit të motrës, deri në përdorimin e dhunës ndaj saj.
Vajzat megjithë rezistencën e tyre, nuk mund të jetojnë më në qytet, duke u arratisur në Francë, por në fund Kiki qëllohet nga policia. Fama e dy vajzave pasi kryejnë disa vjedhje përhapet me shpejtësi në internet si dikur legjenda amerikane duke u vetquajtur “Bonnie & Bonnie”
Jerm – Vladimir Zinkeviçh – Bjellorusi 2020
“Spice boyz” produksion i 2020, me regji të Vladimir Zinkeviçh sjell kinemanë bjelloruse në Tiranë, në mbrëmjen e tretë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air”.
Vasja kthehet në vendlindje për dasmën e shoqes së saj të shkollës Inës. Dhëndri së bashku me dy miqtë e tij organizojnë mbrëmjen e beqarisë, në mënyrë të paplanifikuar, duke marrë një shtëpi të posaçme me qera. Filmi është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ndodhur në vitin 2014 në qytetin e Gomel.
Spice Boyz është një film i tmerrshëm, gazmor por edhe i trishtuar duke mësuar se si zgjedhjet e gabuara në të vërtetë mund të të hedhin në humnerë gjithë jetën. Filmi nis me ushtarët që patrullojnë rrugët por papritur ata marrin një njoftim në radio se diku është një i ri, pothuaj i çmendur që shëtit lakuriq rrugëve…Rikthehen ngjarjet tek vajzat, planet e përgatitjes për dasmën e Inës, dhe djemtë në kërkim të vendit të përshtatshëm për të organizuar dasmën. Por, e gjitha shumë shpejt degradon. Djemtë në mbrëmjen e beqarisë marrin në mungesë të hashashit, erëza – shumë më të forta që shkaktojnë problem të rënda me shëndetin, fizik e mendor.
Në këtë mbrëmje gjithçka përmbyset. Ëndrrat dhe besimet e të rinjve. Edhe pse regjisori kujdeset për këta personazhë ata pashmangshmërisht shkojnë drejt ferrit të tyre.
Erëzat krijojnë efektin e fortë të çmendurisë, pothuaj sureale gjithçka. Duke çuar në fatalitetin ëndrrën, mbrëmjen e dasmës, miqësinë. Të rinjtë degradojnë, në vrasës.
Është një film i dhimbshëm që adreson shqetësimet e kohës, se çfarë drogërat shkaktojnë tek të rinjtë duke i shmangur nga fatet e tyre, duke mbyllur jetën kaq tragjikisht.
Nuk jam vrasës – Andrea Zçariello – Itali 2019
Në mbrëmjen e katërt të festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air” produksioni Italian, i vitit 2019, “Unë nuk jam një vrasës” nga Andrea Zaçariello na zhyt në një histori të errët të botës së mafias. Hisotria është bazuar në romanin me të njëjtin titull të Francesco Caringella, një histori e errët, por që mban vëmendjen e shikuesve qysh në skenat e para, duke na çuar në një fund aspak të qartë.
Tre miq në rolet kryesore (Alessio Boni, Edoardo Pesce dhe Claudia Gerini) dhe një histori misterioze. Ngjarja krijon akrobaci kohore, duke na tërhequr drejt sfondit psikologjik të tre protagonistëve meshkuj, nisur në një kohë me shi e gri. Tre miqtë janë rritur bashkë, duke i ndjekur në film në faza të ndryshme të jetës: si fëmijë, pastaj të rritur, në paralele të vazhdueshme. Të bërë bashkë nga pasioni për ligjin, ata janë edhe nën ndikimin e personalitetit të njëri tjetrit, që mbajnë mes tyre një pakt të heshtur, që është vulosur diku, një zarf që mbahet në një kuti, në një kopje të vetme, dhe me një çelës.
Rrugët profesionale janë të ndryshme, por të afërta me njëra-tjetrën: Francesco Prencipe bëhet zëvendës komisar policie dhe punon shumë afër, mikut të tij, Giovanni Mastropaolo që është gjyqtar, ndërsa Giorgio, i cili është bërë avokat, ndjek zbeht hapat e babait të tij, i mjegulluar nga alkooli dhe nga një dashuri asnjëherë e ndërsjellë.
Një natë gjykatësi Mastropaolo telefonon mikun e tij Francesco i cili nxiton në një udhëtim vajtje-ardhje katër orëshe për ta takuar atë për vetëm disa minuta. Por çfarë ka ndodhur, çfarë i thanë njëri-tjetrit nuk dihet; e vetmja gjë e sigurt është që gjyqtari gjendet i vdekur dhe në vendin e ngjarjes janë vetëm gjurmët e shokut të tij që bëhet i dyshuari kryesor për vrasjen. A është ai vrasësi?! Ai e deklaron veten të pafajshëm dhe i beson mbrojtjen e tij Giorgio. I gjithë sistemi akuzues është kundër ish-zëvendës komisarit, që goditet pa mëshirë nga kolegu i tij, por dhe një grua prokurore. Polici arrestohet në fund. Ndërsa prêt gjyqin final, e kaluara ngacmohet nga buburrecat e qelisë, që ecin të vetmuara, duke na dhënë një simbolikë se si ngatërrohen e përzihen gënjeshtrat dhe paqartësisë në një process hetimi.
Oficeri i policisë përsërit vazhdimisht: Unë nuk jam vrasës. Në lojën e të dhënave të rreme, dhe provave të munguara lindin dyshime për errësirën morale të jetës së policit, pyetje se çfarë është ndërgjegja personale, si mund të jetojë në kufi të së mirës dhe së keqës, për aftësinë për të ruajtur ekzistencën e tij, duke kamufluar fakte false, autentike.
“Unë nuk jam një vrasës” është fjalia mbyllëse e Francescos në sallën e gjyqit, me një zë të qetë, ton bindës. Si duket regjisori me vetëdije zhvendos besueshmërinë, e cila shpesh kushtëzohet dhe manipulohet, ku krahasimi midis së vërtetës dhe arsyes ligjore ndonjëherë i bën gjykimet aq të errëta sa dyshimi.