Shkrimtarja amerikane Louise Gluck ka fituar çmimin “Nobel” për letërsi. Gluck është njohur për “bukurinë e rreptë” të punës së saj, ka thënë Akademia, që e mbikëqyr çmimin prestigjioz.

“Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.

“Çmimi i vajti Gluckut si një surprizë, por i mirëpritur, për aq sa mund të them”, tha sekretari i Akademisë suedeze të Shkencave, Mats Malm, disa minuta pasi telefonoi poeten amerikane

Çmimi i jepet personit që “ka prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”, shkruan BBC.

Vitin e kaluar çmimi iu nda austriakut Peter Handke, duke u përcjellë me kritika. Handke ka qenë i njohur si përkrahës i serbëve gjatë luftës në ish-Jugosllavi në vitet 1990, dhe kishte folur edhe në funeralin e ish-liderit serb Sllobodan Millosheviq, të dënuar për gjenocid e krime lufte.

Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1,1 milion dollarësh. Zgjedhja e vitit të shkuar e akademisë, e novelistit austriak Peter Handke, ka çuar në kritika të shumta. Handke, ka qenë një mbështetës i njohur i serbëve gjatë luftërave në ish jugosllavi në vitet 90, dhe ka folur madje edhe në funeralin e ish liderit serb, Sllobodan Milloshevic.

Mes kritikëve më të zëshëm ishte edhe PEN Amerika, që tha se ishte tronditur nga përzgjedhja e një shkrimtari që kishte përdorur zërin e tij publik për të shtrembëruar të vërtetën historike. Ceremonia e ndarjes së çmimit në dhjetor ishte bojkotuar nga ambasadorët e shumë vendeve, përfshirë ata të Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës. Me përzgjedhjen e amerikanës Gluk, akademia është përpjekur kështu të përmirësojë imazhin e saj.

Për Nobelin e letërsisë, ka pasur 116 laureatë deri më sot, 15 prej të cilëve femra. Zakonisht, fituesit e marrin Nobelin nga mbreti Karl Gustav XVI në një ceremoni zyrtare në Stokholm, më 10 dhjetor, por pandemia do ta zëvendësojë atë në një ceremoni televizive që tregon laureatët që marrin çmimet në vendet e tyre.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>