Vitin e kaluar, çdo përdorues shpenzoi mesatarisht rreth 7 mijë lekë për shërbimet e telefonisë celulare. Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se shpenzimi i shqiptarëve për komunikimin me celular u rrit për të tretin vit radhazi. Treguesi ARPU (average revenue per user) i shërbimeve celulare u rrit sipër nivelit të 7 mijë lekëve për herë të parë që prej vitit 2012.

ARPU përllogaritet si raport mes të ardhurave të operatorëve celularë nga shërbimet me pakicë me numrin e përdoruesve aktivë të shërbimeve. Sipas AKEP, faktori kryesor ka qenë rritja e të ardhurave me pakicë të operatorëve celularë, si edhe pjesërisht ulja e numrit të përdoruesve aktivë.

Përdoruesit aktivë maten si numër i kartave SIM aktive (që janë përdorur të paktën njëherë në tre muajt e fundit). Pas masave rregullatore që ndalonin aplikimin e tarifave diskriminuese për thirrjet jashtë rrjetit, numri i kartave SIM aktive ka ardhur në rënie të vazhdueshme, sepse përdoruesit nuk kanë më nevojë të mbajnë disa numra për të kryer thirrje brenda rrjeteve respektive.

Përtej ndikimit marxhinal të këtij faktori, shifrat tregojnë se të ardhurat e operatorëve celularë nga shërbimet retail janë në rritje për të tretin vit radhazi, çka nënkupton se shqiptarët po shpenzojnë më shumë për komunikimin.

Burimi: AKEP

Kjo mund të jetë pasojë e rritjes së përqendrimit (sidomos pas daljes nga tregu të operatorit të katërt, Plus) dhe zgjerimit të pjesës së tregut të operatorit me fuqi dominuese, Vodafone Albania.

Konkurrenca, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, me kalimin e afërt në gjeneratën e radhës, 5G, bën që kjo nevoja për investime të jetë e lartë. Në tërësi, dekadën e fundit konkurrenca e ka ulur ndjeshëm përfitueshmërinë e operatorëve, duke reduktuar resurset për investime të reja.

Kjo tendencë po reflektohet në përpjekje për të rritur çmimet e shërbimeve me pakicë, siç dëshmoi shtrenjtimi i paketave mujore të komunikimit që u aplikua në fillim të këtij viti (pezulluar më pas me urdhër të Autoritetit të Konkurrencës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Besnik Aliaj: Shembja e Piramides nuk ndihmon ne memorien historike!
Arkitektura propagandistike dhe evolucioni i saj në Tiranë -Arkitektura si një “libër i hapur”
Miratohet hapja e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Debati mbi oksidentin/Si dështoi në ‘34 projekti i Mbretit Zog për kabinetin e “të rinjve”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}