nga Mentor Kikia

Pashë këto ditë një film disi të hershëm amerikan, që parodizon garën e ethshme mes mediave për audiencë.
“Mirëmbrëma të nderuar teleshikues – tha spikeri. Po e nisim këtë edicion të mbrëmjes me një superlajm që vjen nga Arizona, ku një grua i ka prerë penisin burrit se e tradhëtonte.”
Producenti hidhej përpjetë. Audiencë absolute!
Në e pokën e internetit, informimi online është bërë mënyra më e shpejtë, me ekonomike dhe më masive përmes të cilit shpërndahet informacioni.

Por, sapo futesh në rrjet, të “përplasen” në seri lajme edhe më të “rëndësishme” se ai i Arizonës.

– Luana nuk ka veshur brekë, gjejeni me çfarë e mbulon zogun.
-Po qe me zemër të dobët, mos e shiko këtë femër
-Këngëtarja që djeg instagramin me format e saj
-Çmendet modelja, i nxjerr të gjitha
-Shikoni si i rri bikini i ri yllit të instagramit…

Këto janë disa tituj lajmesh që vëshrojnë nga qindra portale çdo minutë në rrjet.

Filmi ka një fund optimist. Spikeri refuzon të lexojë më të tilla lajme, duke thënë se këto s’janë lajme. Nuk lidhen me interesin e publikut.
Në fakt lajmi i vërtetë sot është sulmuar keqaz nga një armik, që quhet lufta për audiencë. Klikime, Like, shikueshmëri…

Mediat nuk janë në garë për profesionalizmin e lajmit dhe seriozitetin e tij, por kush të marrë më shumë klikime. Emisionet ftojnë jo vajzat e suksesshme, por ato që janë fryrë sa nga buzët sa nga by…. Në debate nuk merret vesh kush flet e çfarë thotë, sepse audienca kërkon sherr, sharje, fyerje. Zihuni, jepini, ritëm… moderatorët janë bërë si dirigjentë. Sepse portalet janë gati:
“Shpërthen në emisionin X, filani i tha filankës: O plehrë, ta fus me shishe kokës”.

Ka faj media apo audienca? Kjo nuk është zgjidhur ende, Por ajo që dihet është se ne jemi duke u rrokullisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
VITE APO VJET?
Shapi, sheqeri dhe çdo gjë tjetër midis…
Dy gazetarë marrin çmimin Nobel për Paqe – sa e kërcënuar është liria e shprehjes sot?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}