Enkeleida Ester Prifti*
Gjithë kuptimi i teknikës së akuarelit qëndron tek pastërtia dhe butësia origjinale e kësaj teknike. Fleta që mban një pikturë në akuarel, nuk duhet të ketë gjurmë të një pune të palodhur dhe as gjurmë të krijimtarisë studimore të artistit. Artistët akuarelistë, janë ende në kërkim të metodave për të realizuar pikërisht një përshtypje të tillë në teknikën e akuarelit. Madje ka patur edhe nga ata artistë që kanë eksperimentuar me monotipin në akuarel. Monotipi është një teknikë e hershme tashmë, e cila në variantin klasik realizohet si pikturim mbi një copë xhami ose peçikllazi, të cilat janë material që nuk e përthithin bojën dhe më pas stampohet në letër me ndihmën e presës. Artistët duke ndryshuar paksa këtë metodë tradicionale, por duke përdorur ende presën e grafikës, kanë arritur të stampojnë një akuarel, nisur nga një akuarel i parapërgatitur. E veçanta e kësaj metode është që, stampimimi kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë nga letra në letër. Kjo metodë lindi rastësisht duke eksperimentuar pikërisht me piktura akuareli, që nuk ishin fort të goditura edhe që e kishin humbur lehtësinë, freskinë dhe pastërtinë e letrës. Piktura në këtë teknikë duhet të krijojë ndjesinë e realizimit në një frymë, ashtu siç në fakt arrin t’a ekzekutojë një profesionist mundësisht në një apo dy seanca, me një impuls të vetëm.
Por cilat janë disa mënyra dhe si bëhet kujdes që artisti të mos shfaqë në letrën e akuarelit gjurmët e një kërkimi të gjatë artistik,dhe të seancave të shumta të punës, që si rezultat të përftojë krijimtarinë e freskët dhe spontane.
Materialet që përdoren për akuarelin
Rregulli më i rëndësishëm në rradhën e kushteve për të përftuar një akuarel të suksesshëm, është që duhen përdorur vetëm materiale cilësore. Letra kërkon trashësinë e saj, lloji i materialit prej të cilit përbëhet letra duhet të jetë natyral dhe përpunimi i saj në presim (apo prodhim artizanal) jep sigurisht rezultate të ndryshme. Një artist duke i njohur të gjitha këto veçori, i vendos ato në dispozicion të rezultatit që kërkon të përftojë. Letra duhet të jetë përthithëse e mirë e ngjyrave edhe ruajtëse e vetive të saj. Akuarelat gjithashtu duhen të jenë bojra të një cilësie të lartë, në të kundërt ato do të rrëshqasin nga fleta. Origjinale duhet të jenë edhe penelat, të cilët janë me qime natyrale ketri apo të tjera, apo dhe të kombinuara me qime sinstetike. Penelat cilësorë janë të ndërtuar në mënyrë dhe formë të tillë që të rrisin sasinë e bojës që mbajnë, apo lëshojnë gjatë punës, dhe për të krijuar një kontroll perfekt gjatë punës me to. Nëse doni vërtetë të mësoni, duhet investuar gjatë procesit të punës, në të kundërt nuk do e kuptoni asnjëherë rezultatin që përftohet kur punoni qoftë kjo memetodën e shpëlarjes me akuarel që vepron si ‘e lagur mbi të lagur’, me penelatën e thatë, apo metodën e lagur mbi të thatë.
Cili ështëplani që ndiqet për të krijuar një pikturë të suksesshme
Akuareli është një prej teknikave prej së cilës presim më shumë të papritura, krahasuar kjo me të tjera teknika në gjininë e pikturës. Por rastësia mbi letër, nuk e bën gjithnjë një pikturë të suksesshme. Ndaj të kuptosh se si përftohet një rezultat i parashikueshëm, është përforcim në rrugëtimin e formimit të piktorit të akuarelit,si profesionist.
- Vlera e kompozimit
Përpara se të kuptojmëse si ta thjeshtojmë kompozimin në akuarel, dhe të kuptojmë se cfarë e bën akuarelin një medium kaq interesant, duhet të kuptojmë disa prej gabimeve që bëhen që në piknisje. Gabimi i parë që bëjmëështë që jemi kryesisht në kërkim tëreferencave të fotografuara mirë dhe madje nganjëherë edhe me ngjyra të përpunuara me aplikacione. Ndërkohë një akuarel e bën të suksesshëm jo referenca, por gjetja e së bukurës në peisazhe dhe kompozime krejt të zakonshme. Madje një fotografi referimi tejet e bukur, me përpunim apo jongjyrash, që sigurisht mund të ketë dhe një skenë të mrekullueshme, shpesh mund t’ua bëj punën e pikturimit më të vështirë nga sa e prisni.
- Vlerat tonale dhe thekset nëskajet
Vlerat tonale përdoren për të lehtësuar dhe thjeshtuar format në një kompozim të rënduar. Ka plot detaje në të zakonshmen, por zgjedh format me tonalitet të mesëm për të mos pikturuar gjithcka.
Ka forma të mëdha të indetifikueshme, dhe kjo është çfarë duhet gjetur brenda kompozimit kur nis të pikturosh. Kjo do përcaktojë edhe se ku duhet të vendos dritën, apo hijen. Tonaliteti i duhur i vendosur në një skenë që shfaq një ditë të qeshur me diell, apo një ditë me shi, napërcakton dhe gjendjen shpirtërore të pikturës.
Disa këshilla për ta zgjidhur sa më mirë vlerën e tonaliteteve:
- Picërroni vështrimin për të larguar gjithë vëzhgimin e gjerëperiferial. Kjo ndihmon për të përcaktuar tonalitetet dhe vlerat më shpejt dhe lehtë. Vizatimi duhet si kontur i formave, shumë lehtë me laps, edhe vetëm me linja kryesore ndihmëse. Mos e rëndoni me detaje të vizatuara, të cilat mund të pikturohen më vonë. Vijat që hidhen nuk janë të vizatuara në mënyrë perfekte e të drejta, por janë konture njollash të vendosura për të krijuar porporcione të drejta për shkallën e përmasimit që ka secili element. Nuk kam pse të vizatoj detaje që shihen vetëm nëse fotografohet me rezolucion të lartë edhe më pas i shihni nëse i bëni zoom skenës për të parë detaje në afërsi.
- Vlerësimi i tonaliteteve dhe unifikimi i shumë formave duke i hamonizuar ato me paletin e ngjyrave që do përdoren. Kini parasysh që nuk ka rëndësi të përdorni shumë ngjyra, por të dini se si ato reagojnë kur përzjehen së bashku.Gjeni brenda kompozimit format e vogla dhe i vizatoni ato me kujdes dhe në shkallën e duhur, sepse kjo ju ndryshon gjithë perspektivën e planeve.
- Konturet janë të përhumbura dhe të theksuara. Ato janëpjesë e studimittë vlerave tonale, që ndodh kur ju gjeni një njollë të madhe,e cila i përfshin të gjitha të tjerat brenda saj. Pas studimit dhe vlerësimit të tonaliteteve, veprojmë për ta përcjellë këtë gjëndje përmes ngjyrës. Për format e mëdha është mirë kur e përgatisni ngjyrën e miksuar përpara se ta hidhni në letër, në mënyrë që të mos keni difekte edhe linja të padëshiruara, portë krijohen kalime me të buta brenda një njolle. Ruani pastërtinë e akuarelit, duke përzjerë ngjyrat kryesore. Përcaktoni thekset dhe kalimin e butë nga një ngjyrë tek tjetra. Ka një kohë dhe një vend për të vendosur kontrastet edhe thekset në akuarel.
Ushtrim i vazhdueshëm
Një përforcim i mirë i punës së artistit është ushtrimi i vazhdueshëm i teknikës. Disa ulen për të punuar vetëm kur duhet bërë një pikturë e caktuar, por suksesi vjen nga të bërit të një morie ushtrimesh të vogla dhe vazhdimisht. Puno në bardh e zi, ose duke përdorur shumë pak ngjyra, dhe puno jo vetëm kur ulesh për të përgatitur një pikturë të madhe kryesore. Vetëm kështudo e shohësh, se kur shkon për ta vendosur këtë detaj në pikturën tënde të kompozuar, do e gjesh shumë më të lehtë mënyrën për ta vënë atje si duhet. Ushtrohuni të korrigjoni duke përdorur penelin, dhe pa u shqetësuar për një fletë që mund të prishet gjatë procesit. Nga përvoja ime në punën me sudentët në auditor, akuareli është teknikë pas së cilës afeksionohen edhe vazhdojnë t’a ushtrojnë këtë teknikë si profesion përtej afateve kurrikulare. Natyra e qetë me shegë, është akuarel nga studentja Eleana Shkira, e degës arte pamore në UET.
Mbani në mëndje, që pikturimi duhet të jetë mbi të gjitha dhe së pari një proces krijues që jep gjithnjë kënaqësi.
*(Autore e akuarelave bashkangjitur shkrimit)