Teatri shqiptar në Maqedoni: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” me mesazhe të forta sensibilizuese

Një nga festivalet që po mbijeton falë vullnetit dhe kujdesit personal të aktorit Ylber Nuredini ka hyrë në edicionin e saj të 19-të. I organizuar në Dibër të Madhe, të Maqedonisë së Veriut kemi qenë dëshmitar të këtij takimi: sa mund, sa varfëri, sa të lënë mënjëanë janë shqiptarët në këto troje. Ylberi megjithatë shtrëngohet çdo vit për të thirrur nga Tiranë, Korça, Durrësi, Prishtina e Tetova kolegët e tij, si për të frymuar në shqip, copëza edhe të kësaj drame. Këtë edicion, që u hap më 24 shtator, e vijon deri të martën, e hapi komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, të autorit Jorgos Theodosiadis, me producente Shegushe Bebetin, dhe vënë në skenë nga regjisorët Donard Hasani dhe Valdrin Hasani.

Vepra interpretohet nga aktorët e njohur Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta. Vepra u mirëprit nga publiku, duke marrë duartrokitjet në mbrëmjen e datës 24 shtator në festivalin e teatrit me drejtor Ylber Nuredini, i cili e ka quajtur këtë festival dhe si një festë teatrore. Festivali që po zhvillohet këto net në Dibër të Madhe është në edicionin e 19 dhe prej vitesh ka sjellë për publikun shfaqje, që janë mirëpritur nga publiku. Një festë e teatrit siç është shprehur dhe më parë drejtori Nuredini, ku këtë herë në konkurrim janë të tjera vepra. Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” është një nga veprat që në skenat në Shqipëri ka marrë vlerësime dhe ka shënuar edhe suksesin e saj. Nuk ka munguar dhe në festivale të ndryshme dhe këtë herë konkurron në Dibër të Madhe, në një prej festivaleve të njohur për jetën artistike të teatrit. Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” hapi festivalin në Dibër të Madhe, dhe më parë drejtori Ylber Nuredini tha se përcjell dhe mesazhe të forta për shoqërinë. “Nuk është thjesht vetëm një komedi që të bën të kënaqesh së qeshuri me humorin fin, por sepse përtej kësaj mbartet edhe drama e brendshme e çdonjërit prej personave me aftësi ndryshe edhe përpjekja e tyre për të jetuar, dashuruar, punuar normalisht si të tjerët, edhe mesazhet e forta sensibilizuese ndaj shoqërisë, që duhet ta mbështesë e ta konsiderojë këtë kategori, në bashkëjetesë normale me ta”, u shpreh drejtori i festivalit Nuredini, për shfaqjen e aktorëve nga Tirana.

Ylber Nuredini, ideatori dhe organizatori i Festivait te Teatrit ne Diber te Madhe

 Shfaqjet dhe festivali

Vepra nga regjisorët Donard Hasani dhe Valdrin Hasani dhe që interpretohet nga aktorët Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta trajton jetën e tre djemve me të meta fizike, të cilët kanë vendosur të ndajnë jetën bashkë në të njëjtin apartament. Spitha nuk flet, ai punon në bibliotekë dhe është poet. Jovani nuk dëgjon, ai ka një restorant dhe është një kuzhinier i shkëlqyer dhe Theofani nuk shikon, ai punon në një call center. Të tre janë të dashuruar me të njëjtën vajzë, pa e ditur asnjëri që është e njëjta që ata duan. Komedia fillon me ardhjen e saj në shtëpinë e tyre, ku të tre befasohen që ajo i njeh dhe secili përpiqet ta bëj për vete, duke u munduar të fsheh të metën fizike që ka. Në fund të gjithë pranojnë që jeta duhet jetuar me optimizmin për të ecur përpara pa e paragjykuar veten. Përpara se të ishte në skenën e këtij festivali në Dibër të Madhe, komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” ishte dhe në skenën e festivalit “KoKo Fest”, në qytetin e Korçës. Por ndërsa kjo komedi po vijon të jetë në festivale të ndryshme, deri më tani ka shënuar sukses përballë publikut që ku është shfaqur si premierë. Sa i takon shfaqjeve në këtë festival Teatri Kombëtar nga Prishtina është në festival me shfaqjen “Trenat” në regji të Zana Durakut dhe produksioni “Films n’roses” nga Shkupi me shfaqjen “Ashensori nga artë” me regji të Mentor Nuredinit, për të vijuar dhe me të tjera vepra. Festivali do të mbyllet në 29 shtator me shfaqjen “Vajtimi i Bardhë” me regji të Milto Kutalit dhe interpretuar nga teatri “Bylis” nga qyteti shqiptar i Fierit, ku në fund do të jetë ndarja e çmimeve për shfaqjen më të mirë, regjisorin, aktorin dhe aktoren më të mirë.J.V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Autorja koreano-jugore, Han Kang ka fituar çmimin Nobel në Letërsi
Ismail Kadare – Obituare
Ramadan Sokoli në Arte
Kortezi e imazheve të Leon Rey
Nga trashëgimia e shkatërruar historike në të tashmen!
Mbetet zëri i trishtë i Lindita Ahmetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}