Botimet Françeskane sjellin librin e ri studimor për Át Gjergj Fishtën të studiuesit të njohur në Shqipëri e Kosovë, Prof. Dr. Sabri Hamiti. Dhe ky botim vjen në botimet Françeskane, mbas botimit të mëparshem të librit mbi Át Zef Pllumin. Fishta dhe Pllumi, dy personalitete që përmes pendës së Prof. Sabri Hamitit vijnë më të plotë me veprën e tyre te lexuesi.
Libri botohet me rastin e 80-vjetorit të kalimit në amshim të Át Gjergj Fishteës. Botimi përmbledh studime të autorit të disa kohëve, deri te studimi i fundit për Lahutën e Malsís. Lahuta me parathënie të Prof. Sabriut do të dalë këto ditë në librari. “Mendojmë se këto kontribute fort të çmueshme të profesor Sabri Hamitit, i cili përcjellë në veprat e tij vlerat e kulturës shqiptare, do të jenë nji sprovë mjaft e randësishme në zbulimin e veprës shpirtnore, kulturore e kombëtare të Át Gjergj Fishtës”.

PARATHËNIE
Në këtë libër përmbahen shkrimet e mia të rreth tri decenieve për veprat e Poetit kombëtar Àt Gjergj Fishta.
Janë shkrime për veprat e tij: epike, Lahuta e Malcís; lirike Nji lule vjeshtet; dramatike, Juda Makabé; satirike, Nen hajat të Parrizit; polemike, Hijeve të Parnasit, të gjitha këto vepra të shkruara në vargje ose në prozë. Shkrimet e lidhura, përtej interpretimit, synoj¬në të shpalojnë stilin dhe fenomenin letrar të Gjergj Fishtës.
Shkrimet botohen në trajtën e parë të paraqitjes, me referenca të kohës, duke vënë në dukje shenjat autobiografike lidhur me një kohëtore të letrave shqipe.
Edhe më fort të lidhura me dramën letrare të autorit Gjergj Fishta. Për katër decenie, i vlerësuar për t’u kurorëzuar me statusin e Poetit të kombit. Për katër decenie të tjera, i mohuar për ta shpënë në statusin e Poetit të ndaluar. Dhe, për tri deceniet e mbrama, i rinjohur, për t’u nominuar Monument i letërsisë shqipe.
Duke e riparë dramën letrare të Fishtës, si interpret të shpirtit shqiptar, në shkalloren dramatike e absurde të kulturës shqipe, ai, më vonë do të duket si Hero kulturor përkrah Gjergj Kastriotit, hero kombëtar.
Sprova mbetet për brezat e ardhshëm.

Prof. Sabri Hamiti

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Homazh/ atDheu i Podrimjes, ku është pas lufte?
Aventurë mbi librat e Lorkës
Botohet libri i rrallë 1847-es/ I pari historian i letërsisë shqipe, por arbëreshi është lënë në harresë
Poeti kombëtar Naim Frashëri, përkthyesi i parë i Iliadës në gjuhën turke
Bukuria e provokimit apo bukuri e konsumit masiv?
Shembet monumenti i kategorisë së parë/ Godina historike, Kafja e Madhe në Shkodër – rrafshohet
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>