“Ushtari shqiptar” është dorëshkrimi i panjohur deri tani për lexuesit. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët na njeh me këtë poemth që deri më sot nuk ka pasur asnjë të dhënë, përveç ndonjë shënimi të shkurtër bibliografik, që u publikua për herë të parë tek revista e Arbëreshëve të Italisë “Zëri i arbëreshëve”, që doli në Castrovillari më 1972.
Sot kjo poemë në dy variante ndodhet në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë. Motivi kryesor i kësaj poeme është ai i gruas besnike dhe vjehrrës mizore; duke ndërthurur motivet e rikthimit dhe të rinjohjes, karakteristike për këngët tona të lashta epike.
Santori është cilësuar nga studiuesit si më prodhimtari ndër shkrimtarët arbëreshë të shek. XIX, autor themelues i disa gjinive letrare në trashëgiminë e shqiptarëve. Ka lëvruar në arbërisht: poezi, sonete, poema, novela në vargje, dramë, melodramë, tragjedi, komedi, satirë, fabula, roman.
“Ushtari shqiptar” – dorëshkrimi i panjohur deri tani për lexuesit
Nga Redaksia • 28 Shtator, 2020 • Fletore Letrare, Qukrrime n'Facebook