Përgatiti në shqip: Elis Kulo

Filmi “Shpëtoni ushtarin Ryan” është frymëzuar pjesërisht nga historia e pesë vëllezërve Sullivan, ushtarë amerikanë, të cilët u vranë që të pestë kur anija e tyre luftarake u sulmua nga dy nëndetëse japoneze. Në film, një skuadër ushtarësh amerikanë dërgohet të tërheqë nga vatra e luftës vëllain e fundit të mbetur gjallë nga familja Ryan, për arsye njerëzore, pasi atij i ishin vrarë të tre vëllezërit. Raste ku më shumë se një pjesëtar i një familjeje ka rënë dëshmor gjatë Luftës II Botërore ka pasur edhe në Shqipëri, më i njohuri ndër të cilët mund të quhet ai i Margarita dhe Kristaq Tutulanit, motër e vëlla, pushkatuar nga gjermanët më 1943.Kur mendon Luftën II Botërore, një ndër kapitujt më domethënës të saj, në mos edhe më i rëndësishmi, është pa dyshim konflikti gjermano-sovjetik. Beteja të ashpra, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, me raste edhe trup me trup. Përplasje të stërzgjatura, sfilitëse, në kushte klimaterike shumë të vështira.

Aq i përgjakshëm qe ky konflikt, saqë Bashkimit Sovjetik bilanci në fund të luftës i rezultoi me 10% të popullatës të humbur, civilë dhe ushtarë bashkë.E megjithatë, përkundër të gjitha shanseve apo formulave të probabilitetit, Evdokia Lysenko, një nënë e ve nga një fshat i Ukrainës, dhe që kishte mbetur në shtëpi gjatë luftës me pesë vajzat e saj, arriti t’i mbledhë pas konfliktit edhe të dhjetë djemtë e saj, gjallë, ndonëse disa prej tyre me plagosje të rënda.

I pari ndër dhjetë vëllezërit që do kthehej në shtëpi ishte Nikolai, që i shpëtoi mrekullisht një shpërthimi ku u vranë shtatë shokë të tij. Më 1944 ai la spitalin dhe u kthye pranë së ëmës.I dyti, Ivani, luftoi kudo në Ukrainë, përfundoi në kampin e përqendrimit të Treblinkës, nga ku mundi të arratisej për të vazhduar luftimet në Rumani. Pikërisht në Rumani, dy vëllezër të tjerë, Mikhail dhe Feodosiy, u takuan rastësisht në luftë, pasi u përkitnin njësive të ndryshme që në një moment u shkrinë në një. Të dy e mbaruan misionin pasi njëri u plagos rëndë në gjoks, kurse tjetri humbi njërën këmbë. Dy vëllezër të tjerë, Andrey dhe Pavel përfunduan si Ivani në kampe përqendrimi, por mundën të mbijetonin dhe t’i bashkoheshin më vonë Armatës së Kuqe në kundërsulmin drejt kufirit gjerman. Vëllai i shtatë, Vasili, u plagos tre herë në luftë, por mundi të mbijetojë. Peteri, oficer komunikimi në luftë, gjithashtu mbijetoi dhe u kthye në shtëpi.Pjesëmarrja e vëllezërve Lysenko në luftë u shtri në të dy skajet e Euroazisë. Kështu, Aleksandri, i nënti ndër vëllezërit, me funksion sinjalizues, arriti në Berlinin e pushtuar dhe në shtëpi u kthye më 1946. Stepan, i fundit ndër dhjetë vëllezërit, tankist, pas një plagosjeje në Prusinë Lindore, u dërgua në Mançuri për të luftuar kundër japonezëve. Ai u kthye në Ukrainë më 1947, i fundit që shkeli pragun e shtëpisë.Lajmi që të dhjetë vëllezërit arritën t’i mbijetojnë një konflikti kaq të ashpër filloi të përhapej me shpejtësi nga fshati i tyre, në gjithë Bashkimin Sovjetik e më pas në gjithë Botën. Mamaja e tyre, për faktin që i kishte dhënë Bashkimit Sovjetik dhjetë djem trima dhe të pamposhtur, u dekorua me titullin “Nënë heroinë”, dhe pas vdekjes iu ngrit edhe një bust. Fotografia e të dhjetë vëllezërve bashkë i përket vitit 1982, gjatë një ribashkimi përkujtimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

NJË KOPJE E RRALLË E DOKUMENTIT TË PAVARËSISË
MBI “LIRINË SHKENCORE” NËN DIKTATURË
VITE APO VJET?
Një nuse demokratike për mbretërinë shqiptare
Kafe-ja Pezull – O cafè suspiso
“Permanencat e historisë”/ Teza befasuese e historianit rumun: Pse Shqipëria është shumë pak “ballkanike”?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}