Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varreze tumulare e periudhës së Bronzit të Vone (Shek. XV-XII p.Kr). Por, megjithëse ka pasur entuziasëm  për këtë zbulim, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë tërheq vëmendjen mbi faktin se duhen marrë masa emergjente për ruajtjen e këtij siti nga dëmtimet

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varreze tumulare e periudhës së Bronzit të Vone (Shek. XV-XII p.Kr). Sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke ia shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor. Por, megjithëse ka pasur entuziasëm  për këtë zbulim, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë tërheq vëmendjen mbi faktin se duhen marrë masa emergjente për ruajtjen e këtij siti nga dëmtimet. “Ky është gërmimi arkeologjik i kryer nga Kriledjan Çipa në Himarë. Eshtë një tumë e periudhës së vonë të Bronzit, e dyta e këtij lloji, që gërmohet në Himarë. Eshtë një gërmim shpëtimi i kryer nga Drejtoria Rajonale e Vlorës, por në pikëpamje shkencore ndiqet nga Instituti i Arkeologjisë. Eshtë nje ndërtim monumental, që duhet mbrojtur dhe entuziazmit të Facebook duhet t’i përgjigjen me marrjen e masave për ruajtjen e tij. Përjashtohet metoda e “ruajtjes’ përmes rimbulimit, sepse strukturat do të demtoheshin. Si rrjedhim kërkohet heqja e masave të dheut rreth tumës, pastrimi i territorit dhe mbulimi i monumentit me struktura të lehta metalike dhe xhami. Përshendesim punën e mirë që ka bërë Drejtoria Rajonale e Vlorës, e vetmja që ka bërë gërmime shpëtimi dhe ka objektiva kualifikimi. Shpresojmë të bëhet një shembull në një sistem rrumpallë.”

Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit të Himarës. Varret e dala në sipërfaqe kërcënoheshin të dëmtoheshin nga rrjedha e përroit dhe nga ndërhyrjet klandestine, për këtë arsye, në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik, thuhet se u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) dhe disa varre ciste.

Ndërsa për një dokumentim më të ploët të varrezës dy javët e fundit të muajit qershor u relizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku e bulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës. Do të jetë Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ai që do të vendosë mbi punën, që do të vijojë më tej për këtë zbulim me rëndësi në fushën e arkeologjisë. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, i cili kryesohet nga ministri dhe përbëhet nga 15 anëtarë, të përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ku fshihet flamuri i pavarësisë?!
Arkeologët zbulojnë se Porti i Durrësit gjendej më në veri nga i sotmi
Historia e Patrullarit nga Amantia
Simbol i Kullave Krutane, por objekti “dëbohet” nga Lista e Monumenteve të Kulturës
Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Si po mbijeton thesari folklorik i Lezhës
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}