Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët ka nxjerrë nga arkivat librin e parë arbëresh të botuar në Shqipëri. Në vitin 1915, kur Shqipëria ishte në prag të njësimit të abetares së gjuhës shqipe, nga Tipografia italiane e Vlorës del një libër jo shumë voluminoz, me autor arbëreshin Marko la Piana.

Libri titullohej “Lingua Albanese – Gjuha shqipe, Sillabario Albanese – italiano con note sulla pronunzia e l’ortografia/ Abetar shqyp – italishte me veshtrime mbi shhqypetimmin dhe orthographien. Primo corso/Piesë e parë”.

Ky tekst ishte një abetare e shkruar gjysmë shqip e gjysmë italisht, ku gjuha shqipe paraqitet sipas rregullave të dialektit toskë nga i cili la Piana zgjedh fjalët që tingëllonin më së miri. Ai i referohet botimeve më cilësore të studiuesve shqiptarë dhe arbëreshë, duke u bazuar në tekstet e shkruara, për të mos marrë në konsideratë vetëm gjuhën e folur, çka tregon një shkallë të lartë përgatitjeje shkencore nga autori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Mrekullimi nga leximi dhe shkrimi
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!
Krimet e Komunizmit/ ISKK dhe vendet anëtare të Platformes Evropiane të Kujtesës, projekte të përbashkëta në 2023
Nobel për “turpet” e vajzërisë
Sipas dokumentit të Ministrisë së Brendshme; vdekja e dyshimtë e Mid’hat Frashërit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}