Mbështetur në të dhënat e Instat, vitin e kaluar numri i të diplomuarve në Shqipëri arriti në afro 35 mijë, në rritje me 1.6% krahasuar me një vit më parë. Profilet e preferuar ngelen ato të lidhur me ekonominë dhe drejtësinë. Afërsisht 28% e totalit të të diplomuarve vitin e kaluar u diplomuan në degët e këtyre profileve.

Edhe pas mbylljes së një pjese të shkollave të larta private, numri i të diplomuarve ngelet në nivele të larta, me një mestare prej rreth 34 mijë të diplomyarish në vit përgjatë pesë viteve të fundit. Nga ana tjetër, papunësia mes të diplomuarve vazhdon të jetë e konsiderueshme dhe më e lartë se mesatarja e ekonomisë. Sipas Institutit të Statistikave, ky tregues vitin e kaluar ishte 12.3%.

Shkalla e papunësisë mes të diplomuarve është ndjeshëm më e lartë edhe në raport me individët që kanë arsim tetë apo nëntëvjeçar. Kjo lidhet edhe me faktin që mes të diplomuarve pjesëmarrja në tregun e punës është më e lartë.

Sidoqoftë, shifrat dëshmojnë se masivizimi i arsimit të lartë ka sjellë në vitet e fundit një shkallë relativisht të lartë papunësie mes të diplomuarve. Përballja me tregun e punës është më e vështirë për të sapodiplomuarit deri në moshën 24 vjeç, ku shkalla e papunësisë është pothuajse 35%.

Duke iu referuar shifrave të Instat, Shqipëria ka zyrtarisht rreth 37 mijë të diplomuar të papunë. Kjo shifër përbën më shumë se 22% të numrit total të të papunëve në ekonomi. Njëkohësisht, numri i të diplomuarve të papunë është afërsisht aq sa numri vjetor i shqiptarëve që marrin një diplomë të arsimit të lartë në të gjitha nivelet.

Kjo do të thotë se afërsisht një brez i plotë të diplomuarish në Shqipëri është i destinuar të ngelet i papunë, sipas shifrave aktuale të tregut të punës.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Historia e arsimit shqiptar është një kalvar vuajtjesh dhe sfidash pafund
Maria Montessori, mësuesja që bëri reformë në mësimdhënie
Kaloni kohë me fëmijët, mos prisni që koha të kalojë
Dita e parë e shkollës, po fëmijët e emigrantëve?
Shqipëria dhe Kosova me platformë të përbashkët digjitale të arsimit
Letër nxënësve dhe studentëve për sa po nis…
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>