Mirsad Basha
Agjensite Turistike po kthehen ne agjensi udhetaresh, biles po shesin biletat ma lire se biletat e furgonave te vete fshatit ku po shkojne.
15 mij lek Tirane-Lumi i Shales-Tirane me 9 ore udhetim (vatje-ardhje) dhe vetem 2 ore qendrim ne Lumin e Shales. 2 mij persona ne fundjave ku 99% e tyne nuk e dinin qe uji kishte ra ne nivel, ku keto nuk e dinin qe ne resort duhej rezervu per dreken, nuk e dinin qe atje ka vetem 40 shazllone, nuk e dinin qe uji asht i ftofte sepse asht lum ne mal e jo plazh ne det, nuk e dinin qe mbeturinat duhej te merreshin me vedi e jo me u hedh ne pyll, breg lumit apo me i var nder peme qeset!
Lumi i Shales po shitet me 15 mij lek (traport Tirane-Shkoder-Koman-varka deri ne Lum te Shales) por edhe me 13 mij, ndersa Kanioni i Kirit ne Prekal Shkoder me 18 mij (tranport Tirane – Shkoder), tmerr! Agjensite e Tiranes po bajne “lufte” se kush po i mbijeton kesaj konkurence e krize por po shkatrrojne vendet ku po shkojne me mbi popullim njerezish qe nuk dijne me i manaxhu (kane fillu dhe agjensite e Shkodres te bajne konkurence nj-tj, ktej do shkoj bileta 10 mij lek por si guide kane vetem shoferat e autobuzave). Nje grup i formuar nga nje guide qendron atje 5-6 ore dhe nuk ka shanc qe ky grup te hedhin mbeturinat aty sepse edhe nqs i hedh guida i merr me vete sepse ka pergjegjesi, ndersa grupet e formuara me 15 mij lek ; keto turista i “hedh” ne breg dhe i len orare takimit mbas 2 oreve tek varka. Jane keto te fundit qe kur kthehen ne shtepite e tyne e keq promovojne vendin atje duke thane “nuk shkojme ma” (normal qe nuk do shkoni ma sepse agjensite e udhetareve ju “hedhen” aty pa ju informu, pa ju ba nje guide, pa ju cu tek ballkonet panoramike ne pyll siper, pa ju cu tek kanionet e fshehta, pa ju cu tek nji tjeter lum qe ndodhet aty afer vendit ku u ndalet, pa ju shpjegu per historine qe aty ka vdek Leke Dukagjini se ku e ka shtepine dhe legjendat e shumta).
Ne në Shkoder thojme “gjaja lire shet shtepine”.
Personalisht me vjen keq per ate vend sepse jemi nder grupet e para qe kemi shku para 4 viteve atje dhe cdo hapje te sezonit turistik organizojme festen e hapjes te sezonit se bashku me pronart e bujtinave dhe pastrime ne liqen te Komanit apo afer grykes se Lumit te Shales. Cdo te diele shoh kaos, ulerima personash te paknaqun nga ecje ne ujin e ftofte, mbetje ne lum e breg dhe “turinj te varun” ku kenaqesie e tyne asht vetem kur hedhin foton ne instagram kur kthehen ne shtepi, sa per mode te momentit.
Keto dite do koordinohemi dhe do organizojme nje tjeter pastrim neper liqen dhe lum, na shkruani qe te na bashkoheni, udhetimi asht falas, do orgetoheni ma shume se sa kur paguni 15 mij lek.