“Art House lind nga dëshira me ba bashkë eksperiencën e shpisë, si vend ku njerëzit rrinë afër njeni tjetrit e ndajne kohën dhe hapsinën e tyne intime, me eksperiencën e artit si nevojë e njeriut me i dhanë shprehje e formë perjetimeve të veta. Ky vend kërkon me qenë një pikë e vogël ku familja i hapet komunitetit e ku komuniteti i qytetit të vogël pasunohet nga prezenca e kontributeve që vijnë nga bota e madhe pa e humbe përjetimin intim dhe natyrën miqësore të mardhanies mes njerëzve.”
Ky shënim i marrë nga faqja prezantuese në rrjetin sociale, për ne që jetojmë në Tiranë, nxit jo vetëm kureshtjen, por dhe një lloj respekti natyror duke mos e lënë këtë pjesë të qytetit të Shkodrës, si një kulturë e harruar. Në këtë sfidë grupi i artistëve, studiuesve, shkrimtarëve, përkthyesve të mbledhur në këtë “shtëpi arti” i hap prespektivës kulturore në vend, një dritë jeshile se së paku, nga ç’humbin shpresat rrugëve, këtu gjallon një jetë, jetë kulturore e brendshme, intime çfarë ngre e shkakton rezistencë tradita kulturore – urat e së cilës, me vitet ’30-’40, i ndërpreu regjimi diktatorial.

“Në një vit të pazakontë për secilin prej nesh, përvjetori i pestë i Art House vjen si një mënyrë me celebru një realitet mikpritës që përballë sprovës së përjetuar e një nevoje për reaguar e për t’i qëndruar pranë një komuniteti artdashës, lançon dy projekte të dy formateve të ndryshme: njëri me karakter më intim, si ai i përkthimit e botimit të kolanës “Bulëzat” me një serie tekstesh nga autorë që kanë shënuar mendimin bashkëkohor dhe diskutimin teorik në fushën e artit, filozofisë e shkencave humane e tjetri me karakter më divulgativ e dixhital si “Art House Channel” që bën bashkë eksperiencën e artistëve të Ballkanit perëndimor në një kanal video ku do prezantohen një seri artistësh të rajonit, një platformë njohjeje, diskutimi, shkëmbimi dhe rritjeje reciproke për zhvillimet e artit në këtë rajon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Në “Tempull” të gazetares Anisa Ymeri/ Kafja e Madhe në Shkodër u shemb!
Gazetaria Investigative, BE i akordon çmimin e parë gazetares Klodiana Lala
Tv Media/ 10 mjeshtra të letërsisë evropiane në shqip, nga Alda Merini tek nobelisti i polemikave Peter Hanke
70 filma të huaj në ‘Dea festival’ tek Artet. Ironia e regjisorit: Kineastët tanë prodhojnë për ‘Oskar’-in…
Dokumentar nga Monika Stafa: Teodor Keko, bohemi i fundit…(video)
Në varrezat e Rrmajit në Shkodër/ Një bisedë mbi “antologjinë e jetës e vdekjes” të shkrimtarit Stefan Çapalikut me gazetarin Alfred Lela (video)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}