Raportimi në Kuvend i drejtorit ekzekutiv të ISKK; Deputët: ISKK duhet mbështetur për të përmbushur misionin e tij

Sot, në Kuvendin e Shqipërisë, drejtori ekzekutiv i ISKK, Çelo Hoxha ka raportuar mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2021, në përputhje me kornizën ligjore. Në këtë raport, z. Hoxha u përqëndrua kryesisht në: Studimin e çështjeve ekonomike gjatë regjimit komunist, legjislacioni, reformat, abuzimi i shtetit me pronën private, izolimi i ekonomisë, ngurrimi për hapjen e ekonomisë në dekadën e fundit; Dokumentimin, botimin dhe informimin e publikut për ndjekjen dhe eleminimin e elementëve dhe grupeve antikomuniste brenda vendit nga struktura të paligjshme të armatosura; Studimin e ligjshmërisë së internimeve administrative, përpunimin e të dhënave për internimin e të miturve, evidentimin statistikor i tyre; Mbledhjen e dëshmive të të dënuarve për arsye politike, botimin e tyre dhe informimin e publikut për jetën në burgje, internim, dëbim dhe forma të tjera persekutimi; Studimin e jetës së personave të kthyer në Shqipëri me vullentin për t’i shërbyer vendit, të cilët u trajtuan si armiq dhe përjetuan kalvarin e persekutimit; Botimin e veprave shkencore të rëndësishme dhe informimin e publikut për këto vepra që u sekuestruan nga regjimi komunist për arsye politike dhe u mbajtën të fshehura në mjediset e hetuesisë. Informimin e publikut mbi gjendjen e ligjshmërisë në komunizëm, korpusi ligjor dhe hierarkia e ligjeve, institucionet, kushtetueshmëria e veprimtarisë së institucioneve, paligjshmëria si tipar kryesor i regjimit komunist; Informimin e publikut për gjendjen e vendeve të vuajtjes së të dënuarve politikë, përmes dokumentarëve virtualë, të krijuar në forma të reja që mundëson teknologjia bashkohore.

Po ashtu duke iu referuar një viti të mbushur me veprimtari, pra, 2021, mes të tjerave Hoxha u ndal edhe në programet e trajnimit të mësuesve të lëndës së historisë për mënyrën e dhënies së kësaj jo vetëm si një seri faktesh historike dhe statistikash, por së pari si një histori njerëzore.

Me të njëjtën rëndësi ka qenë edhe njohja e të rinjve dhe informimi i publikut të gjerë me aspekte ideologjike të artitekturës në komunizëm etj. Media ka qenë një nga mbështetëset kryesore të veprimtarive të institucionit, ku u theksua roli i rëndësishëm që ka sidomos për njohjen dhe sensibilitetin mbi krimet e së shkuarës komuniste.

Në seancën plenare, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesit të deputetëve për tekstet shkollore në raport me regjimin komunist, zoti Hoxha tha se, “Ne u përcjellim brezave një histori politike sipërfaqësore, pa u marrë me thelbin e çështjeve”.  

“Ne nuk u themi brezave se Partia e Punës  ishte e paligjshme pasi nuk ishte subjekt juridik dhe ishte e paregjistruar. Po kështu, në këto tekste nuk thuhet se regjimi komunist ishte një regjim ushtarak në vitet e para, si dhe nuk trajtohet si duhet koncepti i tij mbi pronën, mbi reformat e kryera etj.”

Z. Hoxha u shpreh se, duke njohur historinë në mënyrë korrekte, ne u japim nxenesve në shkolla edhe kulturen mbi shtetin. U japim atyre mundesine te kuptojne sesi eshte bere dhe sesi duhet bere shteti.

Në seancën plenare të mbajtur sot në Kuvend mbi punën e Institutit të Studimit të Krimeve te Komunizmit, deputetet diskutuan edhe mbi mbeshtetjen që i duhet dhënë këtij institucioni për të përmbushur misionin e tij.

Vizioni i ISKK për vitin 2022

Një nga projektet strategjike i cili do të jetë prioriteti ISKK për periudhën 2022-2025 është platforma e informimit mbi komunizmin në shkolla, një projeket i nisur që në vitin 2014. Tashmë është bërë i qartë dhe i plotë plani i veprimit, i cili konsiston në: literaturë dhe paketë informuese, ekspertizë historike dhe asistencë didaktike.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Rinisë dhe Sporteve gjatë vitit 2022 synojmë të hidhen bazat e projektit, përgatiten mjetet dhe stafet, hartohen metodologjitë, nënshkruhen marrëveshjet dhe hartohet plani i veprimit, për të filluar materializimin e tij fillimisht në formën e një projekti pilot në vitin 2023. Konkretisht, gjatë vitit 2022 po hartohet dhe do të botohet një udhëzues për mësuesit e shkollave nëntëvjeçare, do të realizohet një seminar trajnimi me mësuesit e këtij niveli. Zbatimi i këtij projekti, pritet të ketë një impakt të ndjeshëm në lidhje me dekomunistizimin e shkollës dhe të informimit të brezit të ri në përgjithësi, pikërisht atje ku fillon edhe marrja e dijeve.

Duke pasur si objektiv brezin e ri, gjatë vitit 2022, ISKK planifikon të realizojë një seri tjetër aktivitetesh informuese/sensibilizuese, duke nxitur reflektim dhe diskutim përmes pikënisjeve origjinale, inovative dhe tërheqëse për këtë brez, si psh: kinemaja dhe propaganda, shfaqja e filmave dokumentarë të realizuara nga ISKK, shfaqja e filmave domumentarë në grafikën 3D “Muzetë virtualë të  burgjeve dhe kampeve komuniste”, etj.

Një tjetër aspekt të cilit i jepet rëndësi gjatë këtij viti është edhe nxitja dhe zgjerimi i interesit akademik rreth temës së komunizmit, përmes përfshirjes së studjuesve të fushave të ndryshme në  aktivieteve të tilla si: realizimi i një konference ndërkombëtare mbi estetikën e mjedisit dhe planifikimin urban në periudhën komuniste, përfshirja e ekspertëve të jashtëm në seminarin e trajnimit për mësuesit dhe përgatitjen e udhëzuesit praktik, përfshirja e ekspertëve të jashtëm në komisionin e ekspertizës së teksteve mësimore të historisë, botimi i numrit të dytë të revistës “Memoria” (organ periodik vjetor i ISKK), botimi i akteve të konferencës në një botim të posaçëm, etj. Ndërkohë akivitetet e tjera publike, janë konceptuar në atë mënyrë që sigurojnë edhe përfshirjen e komuniteteve të tjera (ish të burgosurit politikë, media, artisët, etj), duke zgjeruar në këtë mënyrë edhe interesin dhe impaktin tonë publik.  

Studimet, mbledhja e dëshmive, evidentimi i viktimave të regjimit komunist do të vazhdojnë të mbeten një pjesë shumë e rëndësishme e punës së ISKK.

Me krijimin e faqes së re elektronike të institutit synohet të bëhet i mundur aksesimi online i informacaionit të prodhuar nga ISKK Institut. Përfitimi nga ky projekt është i dyfishtë: nga njëra anë ai zgjeron pa kufi informimin publik duke promovuar edhe aktivitetin e Institutit, nga ana tjetër zgjeron rrjetin e bashkëpunimit, veçanërisht në marrjen e dëshmive. Për këtë qëllim, në faqen e re parashikohet të instalohen edhe aplikacione, të cilat bëjnë të mundur dhënien e dëshmisë dhe të evidencave në formë elektronike nga gjithkund, dhe në çdo kohë.

Kërkimet arkivore do të bëhen më të orientuara dhe të harmonizuara me planin vjetor të përgjithshëm dhe planin strategjik për realizimin e projekteve në bashkërendim të të dy drejtorive, e studumit dhe e arkivës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Luljeta Lleshanaku merr titullin e laureates: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar!
Rrënojat e Urës së Bahçallëkut mbeten në lum, vera kalon pa ndërhyrje restauruese
Instituti i Studimeve per Krimet e Komunizmit hap ekspoziten “Gulagu Evropian”
Arti në Arkiva – kujtese a rebelim?!
Krimet e Komunizmit/ ISKK dhe vendet anëtare të Platformes Evropiane të Kujtesës, projekte të përbashkëta në 2023
Sipas dokumentit të Ministrisë së Brendshme; vdekja e dyshimtë e Mid’hat Frashërit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}