Ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air” kanë vijuar me sukses në projektimin e filmave të huaj, sipas programit të festivalit. Nga moti i paqëndrueshëm projektimi i filmave është zhvendosur nga mjediset e Amfiteatrit të Universitetit të Arteve në sallën e UA.
Ky wshtw njoftimi qw vjen nga zyra e shtypit nga festivali Nderkombetar i Filmit Dea Open Air, duke njoftuar se sipas programit – do të organizohet Nata Gala ndarjes së Çmimeve të edicionit të Shtatë të DEA OPEN AIR. Për arsye të intensifikimit të masave mbrojtëse të ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadrin e pandemisë, organizatorët e festivalit bëjnë me dije, se mbrëmja gala, e planifikuar të organizohej në natyrë të hapur, në kushtet e motit të paqëndrueshëm do të zhvillohet brenda në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, PA PUBLIK. Nga autorët, kineastët, të pasionuarit e kinemasë dhe miqtë e DEAs, ajo do të ofrohet life stream në Ëebsite-n e festivalit (deafilmfest.al) dhe në adresën e festivalit në facebook (Dea Film Festival)
Ndërsa ka vijuar konkurrimi në kategoritë: Filmi me Metrazh të gjatë ku morën pjesë filma nga Kosova, Gjermania, Italia, Bjellorusia, Rusia dhe Mal i Zi; Filmi i Shkurtër me 22 filma nga 13 vende të botës, dhe Filmi Studentor ku kanë marrë pjesë 24 filma nga 10 vende të botës.
Filmat më të ndjekur kanë qenë ata të konkurimit kryesor, programi i filmit me metrazh të gjatë, ku deri tani janë shfaqur këto filma: Cirku fluturues, me regji të Fatos Berishës, Kosovë 2019; Boneie & Bonnie me regji të Ali Hakim, Gjermani 2019; “Jerm” me regji të Vladimir Zinkevich, Bjellorusi, 2020; “Nuk jam vrasës”, me regji të Andrea Zaçariello, Itali, 2019.
Sonte është mbrëmja e fundit e festivalit që mbyllet me:
-Në konkurrimin kryesor me këta filma me metrazh të gjatë: “Guri, gërshëra dhe letra”, me regji të Tatiana Lyutaeva, Rusi dhe filmin “Ti e ke natën”, me regji të Ivan Slatic, Mal i Zi, 2018;
-Në programin e filmit studentor: Djali i gështenjtë – Agata Bolansova – Sllovaki, 2019; Trashëgimi – Daniel Kazankov – Sllovaki 2019 –21 Minuta; Në kërkim të gjurmës së elefantit – Katarína Jonisová – Sllovaki 2019 – 13 Minuta; Mëngjesi im është darka juaj – Petra Pantyi – Hungari 2020 – 19 Minuta; Mund të zbrisni që atje – Kateřina Hroníková –Sllovaki 2019 – 21 Minuta.
-Në programin e filmit të shkurtër: Rivirgjërim – Elena Beatrice &Daniele Lince –Shqipëri & Itali 2018 – 8 Minuta; Candela – Gabriel Carrasco – Spanjë 2019 – 21 Minuta; Roboti do të të mbrojë – Nicola Piovesan – Estoni 2018 – 10 Minuta; Ndal autobusin – David Trujillo – Francë 2020 – 15 Minuta; Haëaii – Jordi Capdevila – Spanjë 2019 – 20 Minuta; Toka thërret Anën – Fernando Bonelli – Spain 2019 – 20 Minuta.
Juritë kanë vazhduar punën e tyre online. Sot në mbrëmjë deri nesër do të konkludojnë me vendimet e tyre, që do bëhen publike nesër në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve.