Vetëm 45 minuta larg Tiranës, një nga qytetet më të hershme ilire, kalaja e Dorezit themeluar krahas Klosit dhe Amantias, ngritur në shek VII p.e.s, ka përfunduar në një gjendje të mjerueshme, ku kësaj situate i shtohet dhe drama e një guroreje të hapur rrëzë mureve të qytetit antik. Është Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë që ka publikuar foto, krahasuese, të rrethinës së kalasë, mureve të saj mes viteve 2012-2020 ku ndryshimi është i qartë, që sot ky mur është i mbuluar nga ferrat dhe barishtet, dhe po rrezikohet nga gurororja.

Vetëm 45 minuta larg Tiranës, një nga qytetet më të hershme ilire, kalaja e Dorezit themeluar krahas Klosit dhe Amantias, ngritur në shek VII p.e.s, ka përfunduar në një gjendje të mjerueshme, ku kësaj situate i shtohet dhe drama e një guroreje të hapur rrëzë mureve të qytetit antik. Është Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë që ka publikuar foto, krahasuese, të rrethinës së kalasë, mureve të saj mes viteve 2012-2020 ku ndryshimi është i qartë, që sot ky mur është i mbuluar nga ferrat dhe barishtet, dhe po rrezikohet nga gurororja.

Ndërsa pak ditë më parë ministrja e kulturës shëtiste me plot entuziasëm se kishte hequr ferrat nga vendi tjetër antik, Zgërdheshi?! Këto anomali përsëritura të ministres së kulturës, tregon qartë se nuk ja ka idenë monumenteve në Shqipëri, dhe as në ç’gjendje janë, pasi, siç duket puntorët në varësi të saj nuk dalin fare në terren, dhe nuk kanë lidhje me “Drejtoritë rajonale” që duket së kanë pushuari së funksionuari.

Por duke iu kthyer kështjellës së Dorezit ky është një skandal i radhës, kur zona ku justifikohen paratë e taksapaguesve, mban një këmbë zyrat e ministreshës, duke lënë në mjerim e shkatërrim, e diskutuar ekzistencën e kësaj qendre antike të trashëgimisë sonë.

Në reagimin e tij, Forumi shkruan:  “Pas entuziazmit që na trasmetoi korrja e barit dhe ferrave ne Zgerdhesh dhe duke shpresuar që ekipi i znj. Margariti nuk i ka hedhur kaskat pas promocionit ne Facebook, i rekomandojme nje vrap deri në kështjellën e Dorëzit, pranë Pezës, vetem 45 minuta larg Tiranës. Po sjellin disa foto te vitit 2012 dhe ato te disa diteve e pare, per te krahasuar gjendjen e mjerueshme ku ndodhet sot ky sit. Pas romakëve, dy armiq rrezikojnë ekzistencën e tij, indiferentët e Ministrisë së Kulturës që konsumojnë pa merak taksat tona në një perimetër prej 400 metra katror rreth zyres së ministres, si dhe një gurore e hapur krejt e freskët rrëzë mureve të qytetit antik, sigurisht me miratimin e këshillit të drejtuar nga ministrja.” Dorëzi konsiderohet si një nga qytetet më të hershme ilire, i themeluar krahas Klosit dhe Amantias në shek. V p.e.s. I ngritur që në shek. VII p.e.s. në formën e një fortifikimi protourban, mbi rrugën natyrore që lidhte Dyrrahun me trevën e bashkësisë ilire të Parthinëve, qyteti njohu disa periudha ndërtimi në shek. V dhe shek. III p.e.s. Përbënte njëkohësisht një qendër të rëndësishme strategjike në funksion të qytetit kryesor, Përsqopit dhe duket se ka pasur të njejtin fat historik me të. Gjurmë arkeologjike tregojnë se qyteti duhet të jetë shkatërruar nga romakët gjatë kryengritjes së madhe parthine të vitit 39 p. e.s. Jeta e qytetit ka qenë mbyllur me një rifortifikim të tij në shek. VI e.s, që shfrytëzoi muret e lashta ilire. Nga ky qytet antik, i vendosur mbi një lartësi dominante mbi kodrinat e Pezës, hapet një panoramë magjepse mbi një pjesë të Shqipërisë që ruan ende magjinë e natyrës së virgjër. Për ironi kjo kala është si destinacion turistik që Bashkia e Tiranës e ka vendosur në portalin e saj, si “pasuri” monumentale të rrethinave të kryeqytetit, që sugjerohet për t’u vizituar për arsye të vlerave, bashkë me një foto, me grumbuj gurësh, që nuk dihet ç’datim kanë. Informacioni i Bashkisë, duket se nuk ja ka idenë se çfarë po ndodh aty:

“Kjo kala përfaqëson qendrën e vetme urbane të pellgut të Tiranës  me vazhdimësi jete shumë të gjatë, e njohur nga vendasit me emrin Qytezë.Gjurmët e para të banimit i takojnë periudhës së bronzit (shek. XIV-XIII p.e.s.). Rrënojat e saj mbulojnë një nga kuotat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës në lartësinë 479 m nga niveli i detit. Për ndërtimin e kalasë është zgjedhur një pllajë e pjerrët ku afro gjysma nuk është e rrethuar me mur, por është e mbrojtur nga shkëmbi natyral. Muri rrethues i saj, shtrihet në të gjithë pjesën jugore të një kodre shkëmbore dhe është afërsisht 300 m i gjatë, nga lindja në perëndim. Sistemi i fortifikimit të kësaj qendre ka tre teknika të ndryshme ndërtimi të mureve: E para ndërtuar me gurë të papunuar (periudha e bronzit), e dyta me blloqe të gdhendur të vendosur në të thatë (periudha helenistike) dhe e treta që ndjek të njëjtën trase me të dytën është e ndërtuar me gurë të thyer të lidhur me llaç (antikiteti i vonë, shek. IV-VI). Në Dorëz materiali arkeologjik gjendet edhe gjatë fillimeve te pushtimit romak.Në periudhën helenistike qyteti i Dorëzit ishte një qendër e rëndësishme e zonës së parthinëve. Me pushtimin romak, ky qytet si gjithë qytetet e qytezat e Ilirisë së Jugut pati të njëjtin fat braktisje, për t’u rikthyer aty pas 6 shekujsh.  Fragmente muresh të tjera të një periudhe më të vonë, tregojnë se qyteti i hershëm ilir ka qenë i banuar deri në kohët e vona antike”. Bëjnë mirë që Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës të rishikojnë marrëdhënien e tyre, kur nuk mund të shihen këto qendra historike vetëm për përfitime biznesi, por dhe për ndjeshmëri së paku politike, për të qenë dinjitozë. Por për kalanë e Dorezit tani është vonë, nëse do vazhdojë punën e saj gurorja rrëzë murit! L.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Ku fshihet flamuri i pavarësisë?!
Arkeologët zbulojnë se Porti i Durrësit gjendej më në veri nga i sotmi
Historia e Patrullarit nga Amantia
Simbol i Kullave Krutane, por objekti “dëbohet” nga Lista e Monumenteve të Kulturës
Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Si po mbijeton thesari folklorik i Lezhës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}