nga Artan Fuga

Atë ditë se çfarë më hypi në kokë të bëja këtë foto. Miqtë e mi më panë me habi! Ata ruanin teatrin. Unë kisha vajtur t’i shihja pak.Po ky ç’pati? Veshur me pantallona meshini, me këpucë me qafa, me kapele paramilitari, mbi skenën e teatrit, si për ta pushtuar. Nuk e kuptoja atë ndjesi, atë dëshirë të papërmbajtëshme. A do ma bëjë njeri një foto këtu apo të iki nga kam ardhur ? Tani e kuptoj që trupi më thoshte diçka por mendja nuk ma rrokte. Psiqika e pandërgjegjshme më thoshte se ai teatër që e kishin tradhtuar aktorët – që do bënin më vonë vaksinën me hile – mund të mbrohej vetëm me forca paramilitare, ndryshe e kishte të humbur davanë. Kot bënim llogje. E dyta, që ai teatër do të binte nën sulmin e dhunëshëm të forcave policore. Aktori i fundit në skenën e atij teatri, pra të historisë të teatrit kombëtar do të ishte polici, me thinja, që me një shkop dore në dorë do të vërtitej rreth skenës duke e rrotulluar shkopin mbi kokat e civilëve artdashës. Ishte aktrimi i fundit që në fakt ishte i vërtetë. Vdekja e atij teatri ishte një tragjedi shekspiriane ku në skenë u luajt drama e shkatërrimit të tij të vërtetë. Ishte drama e fundit që ishte e vërtetë.Kishte kohë që nuk viheshin në skenë drama shqiptare. Por e fundit ishte shqiptaro-barbare. Lezja pa turp mbi traktor e shëmbi. Që duhej ta mbronte. Jam i bindur që asnjë Teatër në botë nuk e ka pasur atë, fat, dhe as në njëmijë vitet e ardhëshme nuk do ta ketë. Teatër ku në shfaqen e fundit drama nga fiksion u bë e vërtetë. Ai prandaj do të hyjë në historinë e artit botëror për turpin e atyre që e prishën, turpin e atyre që nuk e mbrojtën, turpin e atyre që bënin sikur do ta mbronin, por i ngulnin thikën nga prapa, për ata që bashkëpunuan me djegjen e Reishtagut dhe tani nëpër televizione bëjnë sikur ishin pjesë e mbrojtësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Gazetaria si bilanc lufte
Të përndjekurit nuk i luftuam me plumba, por me shpërfillje
QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE E LEXIMIT, NJË KAMBANË PËRNDJEKJEJE
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
Komunizmi si fe e njeriut të ri
Musineja në Arkivë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}