Komiteti norvegjez i Nobelit vendosi që Çmimin Nobel për këtë vit për Paqen t’ia akordojë dy gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre në ruajtjen e lirisë së shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen.

Dmitry Muratov është një gazetar në Rusi, i cili në vitin 1993 themeloi gazetën e pavarur “Novaja Gazeta”. Ai u nderua me çmimin prestigjioz për përpjekjet e tij në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, ndonëse në kushte shumë sfiduese.

Maria Ressa, gjithashtu, përdori lirinë e shprehjes për të ekspozuar abuzimet me pushtetin dhe rritjen e autoritarizmit dhe dhunës në vendlindjen e saj në Filipine. Ressa është bashkëthemeluese e “Rappler”.

Maria Ressa, 58 vjeç, gazetare nga Filipinet, është përballur gjatë karrierës së saj me përndjekje të panumërta politike, përfshirë arrestime nga qeveria e Duertes ndërsa është dënuar me gjashtë vjet burg në një gjyq për shpifje të pretenduara nga një biznesmen. Organizata e saj mediatike në Filipine, Rappler është sulmuar shpesh nga qeveria e presidentit Rodrigo Duterte si “spiune e huaj”.

Ressa u nominua për çmimin Nobel nga udhëheqësi sindikalist norvegjez Jonas Gahr Støre sëbashku me organiztatat Reporterë pa Kufi dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Støre shkroi në letrën e nominimit: “Ajo është njëkohësisht simbol dhe përfaqësuese e mijëra gazetarëve nëpër botë. Nominimi plotëson aspektet kyçe të testamentit të Alfred Nobel në lidhje me promovimin e paqes. Media e lirë dhe e pavarur mund të informojë dhe të ndihmojë për të kufizuar dhe ndaluar zhvillimet që sjellin konflikte të armatosura dhe luftë.”

Dmitry Muratov, 59 vjeç, është gazetar rus që ka drejtuar Novaya Gazeta mes viteve 1995 dhe 2007. Gazeta që ai drejtoi dhe ku vijon të punojë konsiderohet si “gazeta e vetme kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot,” sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit të Nobelit për Paqe, lavdëroi gazetarët nga Filipinet dhe Rusia duke thënë: “Duke i dhënë Çmimin Nobel për Paqe dy gazetarëve të shkëlqyer dhe shumë guximtarë që kanë dëshmuar arritje në profesionin e tyre ilustron me të vërtetë se çfarë do të thotë të jesh gazetar dhe se si të ushtrosh lirinë e shprehjes edhe nën rrethanat më të vështira”.

Çmimi i ndarë sot është i pari i ndarë për gazetarët, që kur gjermani Carl von Ossietzky e fitoi atë në vitin 1935, për zbulimin e programit të fshehtë të armatimit të pasluftës (së Parë Botërore) të vendit të tij.

Çmimi Nobel për Paqen, do të jepet më 10 dhjetor, që është përvjetori i vdekjes së industrialistit suedez Alfred Nobel, i cili themeloi çmimet në testamentin e tij të vitit 1895.

Një ditë më parë, Shkrimtari me origjinë nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah fitoi çmimin Nobel në letërsi. Akademia suedeze e vlerësoi shkrimtarin për atë që e cilësoi “depërtim i pa kompromis dhe i dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit, në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve”.

Me 6 tetor, shkencëtari gjerman Benjamin List dhe ai amerikan David MacMillan fituan çmimin Nobel në kimi për vitin 2021, për krijimin e mekanizmave të rinj, që bëjnë të mundur ndërtimin e molekulave që ndihmojnë, jo vetëm në prodhimin e ilaçeve të reja, por edhe që mbrojnë mjedisin”.

Ndërsa me 5 tetor, tre shkencëtarë, amerikani me origjinë japoneze Syukuro Manabe, gjermani Klaus Hasselmann dhe italiani Giorgio Parisi, fituan çmimin Nobel në fushën e fizikës për “kontributin e tyre në të kuptuarit e sistemeve komplekse fizike, siç është ndryshimi i klimës në tokë”.

Java e çmimeve Nobel, pritet të përmbyllet me atë për ekonominë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Gjithashtu mund t'ju interesojnë

Homazh/ Ali Oseku: Sa mirë që është shpikur një gjë e bukur, kaq madhore sa fryma!
Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare
Në shtëpinë e ‘armikut’: Studentët shqiptarë në perëndim, 1970-1990
Shifrat tronditëse në diktaturë/Fëmijët pas telave më gjemba
Relacioni i Vincenc Zmajević i vitit 1702/03 dhe rëndësia e tij për shqiptarët
Arben Xhaferri: Kush jemi ne, shqiptarët?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}